[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v - 7 categories; ± 2 categories using HotCat
Vendosa disa lidhje te brendshme.
Rreshti 5:
 
Kisha Ortodokse në mbarë botën e nderon këtë figurë si shenjtor të saj dhe kujtimin e tij e feston çdo [[1 tetor]].
Jan Kukuzeli është pikturuar si kompozitor dhe si shenjtor në mjaft miniatura dorëshkrimesh, në [[Afresku|afreske]] dhe piktura murale kishash si edhe në [[Ikonat|ikona]] druri. Ikona më e hershme gjendet në kodikun 457 të Manastirit Kutlumusi ([[Mali i Shenjtë]]) (shek. XIV). Ikona të tij janë pikturuar në manastirin e tij në Malin e Shenjtë, në Shqipëri në [[Manastiri i Ardenices|Manastirin e Ardenicës]], në [[Greqi]], [[Bullgari]], [[Serbi]], [[Moskë]], [[Mynih]] etj.
 
Gjithashtu janë ngritur mjaft kore kishtare, që mbajnë emrin e tij.
Rreshti 11:
 
== Jeta ==
JanJani, lindi në [[Durrës]], një qytet-port kozmopolitan, në atë kohë nën zotërimin bizantin, në shek. XII (sipas disa studiuesve) ose në fund shek. XIII (rreth [[1270]], sipas disa studiuesve të tjerë). I ati i vdiq kur ishte shumë i vogël, kështu që nëna e tij u mor me edukimin e tij, duke ia besuar mësuesve më të mirë të asaj kohe. Ai u dallua për një zgjuarsi të rrallë, për zërin engjëllor dhe për aftësitë e mëdha muzikore.
 
Duket që, për shkak të atij zëri, e dërguan në [[Kostandinopoja|Konstandinopojë]], në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij të madh dhe përparimin e habitshëm në muzikë, e emëruan drejtues të veprimtarive muzikore të kryeqytetit, duke i dhënë titullin Mjeshtër, titull që në atë kohë ishte shumë i rëndësishëm. Muzika luante një rol të veçantë në Konstandinopojë, kështu që Jan u bë një anëtar i oborrit perandorak dhe favorit i vetë perandorit. Për zërin e tij të mahnitshëm e quajtën “zë engjëllor”. Kur ai këndonte atje, në kishën e Shën Sofisë, mblidheshin të gjithë për ta dëgjuar dhe të prekur nga ai zë, fillonin të qanin me ngashërim.
 
Por, ndërsa ishte favorit i perandorit dhe i nderuar nga të gjithë, zemra e tij nuk ishte e gëzuar. Shpirti i tij dëshironte një jetë asketike kushtuar tërësisht Zotit, ndërsa jeta në oborr me tërë tundimet dhe lavditë, e pengonte të bënte një jetë shpirtërore. Madje mbreti ngaqë e donte shumë donte që ta martonte me një vajzë të një fisniku. Djaloshi i ri vendosi të largohej fshehurazi. Kështu, i veshur si një bari i varfër, u largua dhe shkoi në [[Lavraja e Madhe (Mali i Shenjtë)|Manastirin e Lavrës]] së Madhe në [[Mali i Shenjtë]] (Atos). Atje kërkoi të pranohej në jetën murgjërore. Askush nuk e njihte Janin dhe nuk e identifikonte këtë bari me artistin e madh të kryeqytetit, ndonëse fama e tij kishte arritur edhe në Malin e Shenjtë.
Rreshti 21:
Igumeni e urdhëroi që ta linte punën e bariut dhe të merrte drejtimin e korit të kishës qendrore të manastirit. Jani u bind. Por në të njëjtën kohë, igumeni i cili nuk donte të ishte në kundërshtim me urdhrat e perandorit, u nis për në Konstandinopojë për ta takuar, që t’i kërkonte falje për Janin. Monarku donte që të gjithë të përuleshin para vullnetit hyjnor dhe e urdhëroi igumenin që Jani të lihej i lirë dhe të vendoste vetë se çfarë do të bënte. Igumeni plot gëzim u kthye në manastir dhe i dha lajmin e gëzuar Janit dhe vëllezërve të manastirit.
 
Ai vazhdoi jetën e tij asketike (të ushtrimit shpirtëror) më shumë se më parë. U vendos në një shtëpi dedikuar Kryeengjëjve të Shenjtë, pranë manastirit, duke praktikuar agjeriminagjërimin, pendimin dhe lutjen e pandërprerë. Pjesën tjetër të jetës e kaloi duke i kënduar këngë e lavde Zotit dhe Hyjlindëses Mari, si edhe duke kompozuar shumë pjesë muzikore kishtare, që kanë lënë gjurmë të thella në traditën e krishterë ortodokse.
 
Tepër e njohur është mrekullia kur iu shfaq Shën Maria Hyjlindëse duke e shpërblyer me një monedhë floriri për himnet e tij të mrekullueshme, ku edhe sot në kishëzën për nder të tij, ndodhet edhe ikona “Shën Maria e Kukuzelit” (Kukuzélisa).