Kryengritja e vitit 1912: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
→‎Sfondi: +Akademia
Udha (diskuto | kontribute)
Rreshti 38:
Udhëheqësit e forcave kryengritëse ndien nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i drejtuan një thirrje popullit shqiptar për tu bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm. Ministri i brendshëm turk deklaroi në parlament se "kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësinë për të mbajtur lirisht kuvendin në Junik". Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912 me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit. Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit u paralizuan veprimet e elementëve turkomanë në radhët e lëvizjes.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=470}}</ref> Kuvendi vendosi vazhdimin e kryengritjes dhe miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|pp=470-471}}</ref>
 
Qeveria turke mori masa të reja ushtarake për të penguar zgjerimin e kryengritjes ndërsa me anën e elementëve proturq ndërmori një fushatë shpifjesh kundër kryengritësve të cilët i quanin vegla të të huajve. Në [[Ferizaj]] u sollën tri regjimente të Divizionit të Stambollit. Regjimente osmane u përqendruan edhe në qytete tjera të Kosovës.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|pp=471}}</ref>
 
== Zgjerimi i kryengritjes ==
Në fund të majit kryengritësit shqiptarë rifilluan veprimet luftarake kundër trupave turke. Një pjesë e kryengritësve të drejtuar nga [[Isa Boletini]] sulmuan Pejën dhe asgjësuan pozicionet ushtarake por pas ardhejes së përforcimeve të reja osmane u detyruan të tërhiqeshin për mungesë municionesh.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|pp=472}}</ref>
 
== Shih edhe ==