Kryengritja e vitit 1912: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Udha (diskuto | kontribute)
Rreshti 46:
 
Kryngritja ishte përhapur edhe në viset tjera shqiptare sidomos në Shqipërinë e Veriut. Më 22 qershor malësorët e Bregut të Matës thyen forcat osmane që po shkonin prej Lezhës në Tiranë. Pas sukseseve të para kryengritja u zgjerua më shumë. Kryengritësit vendosën kontrollin mbi rrugën Tiranë-Shkodër dhe ndërprenë linjën telegrafike, kurse në Shqipërinë e Mesme, kryengritësit zhvilluan luftime me njësitë osmane në [[Tirana|Tiranë]],[[Shijaku|Shijak]] dhe Krujë. Në Dibër kryengritësit kërkuan largimin e forcave ushtarake nga vendi, hapjen e shkollave shqipe dhe kryerjen e shërbimit ushtarak në vend.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=478}}</ref>
 
Kryengritja shqiptare e futi qeverinë osmane në krizë të rëndë prandaj ajo dha dorëheqje më 17 korrik. Po atë ditë kryengritësit çliruan Gjakovën, më 21 korrik Prishtinën, më 22 korrik Novi Pazarin. Nga Novi Pazari Isa Boletini u nis në krye të 6000 luftëtarëve drejt Mitrovicës të cilën e mori pa luftë. Më pas u çliruan Vuçitërna, Peja, Ferizaj, Gjilani dhe Bujanovci. Idriz Seferi kishte çliruar krahina të tëra në trevën juglindore të Kosovës.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=482-484}}</ref>
 
== Shih edhe ==