[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
mund te shtosh referenca?
Rreshti 16:
== Politika ==
[[Skeda:Stamp Salvador Allende.jpg|thumb|left|180px|[[Gjermani|Vula të Gjermanisë Lindore]] në përkujtim Allende]]
''Augusto Pinochet'' (1915 - 2006), diktator i Kilit për 16 vjet, nga [[1973]] deri më [[1989]]. Ai erdhi në pushtet duke përmbysur me një grusht shteti të dhunshëm ''Salvador Alenden'', të parin socialist të zgjedhur president i Kilit, akt pas të cilit Pinochet vendosi dhe drejtoi me dorë të hekurt një juntë ushtarake. Në kuadër të të ashtuquajturit "Operacioni Kondor", Pinochet bashkëpunoi me gjeneralin Strossner të Paraguajit dhe diktatorë të tjerë të Amerikës së Jugut për të asgjësuar kundërshtarët e tyre politikë. Edhe pse Pinochet konsiderohet përgjegjës për vrasjen e rreth 3,000 qytetarëve kilianë, ndaj tij akoma nuk ka një akuzë përfundimtare.
 
Më [[1998]] Pinochet u dënua nga një gjykatë ndërkombëtare (pavarësisht mbështetjes që i dha atij ish- kryeministrja e Britanisë së Madhe Margaret Thatcher), por u fal për shkak të gjendjes së tij shëndetësore shkaktuar nga dementia vaskulare, një dekompozim i funksioneve intelektuale të trurit, siç është kujtesa. I kthyer në Kili, Gjykata e Lartë e këtij vendi vazhdon të kërkojë dënimin e tij. Në korrik të vitit [[2005]], kjo gjykatë i hoqi atij imunitetin kushtetues, të cilin e kish fituar duke u zgjedhur anëtar i përjetshëm i Senatit të Kilit më [[1998]]. Augusto Pinochet jeton aktualisht në rezidencën e tij në periferi të [[Santiago]]s.