[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 20:
Bardhi vinte prej një familjeje që i kishte dhënë klerikë e ipeshkvinj [[Kisha Katolike Romake|Kishës Katolike]] si dhe ushtarë për [[Republika e Venedikut|Republikën e Venedikut]]. Studjoi në Kolegjin e Loretos dhe në Propagandën Fide në Romë. Pasi u doktorua në teologji u emërua ipeshkëv i Sapës, pa qenë më parë famullitar<ref name=":Bartl" /> në kohën e papatit të [[Papa Urbani VIII|Urbanit VIII]].<ref name="HierarchiaIV-Sape" /><ref name="CathHierFranBian">{{Cite web|last=Cheney|first=David M.|authorlink=|title=Bishop Francesco Bianchi|publisher=''Catholic-Hierarchy.org''|date=|url=http://www.catholic-hierarchy.org/bishop/bbnchif.html|accessdate=June 16, 2018}}</ref>
 
Më 1635 botoi në Romë fjalorin e parë të gjuhës shqipe, ''Dictionarum latino-epiroticum'' (Fjalor latinisht-epirotisht/shqip) me 5640 zëra. Në apendiksin e vet ka 113 proverba, shprehje dhe fjalë të urta, disa prej të cilave janë përkthyer prej gjuhëve të tjera në shqipe, por shumica e tyre janë vjelur nga folklori shqiptar.<ref name="Bihiku">{{cite book|pages=14, 15|last1=Bihiku|first1=Koço|title=A history of Albanian literature|location=Tirana|year=1980|publisher=[[8 Nëntori Publishing House]]|oclc=9133663}}</ref> Më 1636 iu botua në Venedik një biografi për Gjergj Kastriot Skënderbeun, me titullin ''[[Apologjia e Skënderbeut]]''. Vepra ishte një polemikë ndaj priftit katolik sllav Ivan Tomko Mrnavić që mëtonte se Kastrioti kishte prejardhje sllave.<ref name=":Pipa" /><ref name="Demiraj2007">{{cite book|last=Bartl|first=Peter|editor=Bardhyl Demiraj|title=Pjetër Bogdani und die Anfänge des alb. Buchdrucks|url=https://books.google.com/books?id=qPtcT1oMeHAC&pg=PA273|accessdate=26 September 2012|series=Nach Vier hundert fünfzig Jahren|year=2007|publisher=Otto Harrassowitz Verlag|language=Germande|isbn=9783447054683|page=273}}</ref>
 
Më 1636-37 vizitoi si misionar apostolik dioqezat shqiptaroveriore, ku në relacionet që i bënte Selisë Shenjte radhit të dhëna të shumta mbi historinë, gjeografinë dhe etnografinë e atyre viseve.<ref name=":Bartl" /> Relacionet me titullin ''Descrittione et informatione del stato del vescouato et chiese parochiali della Diocese Sappatense'' u përkthyen nga [[Injac Zamputti]] dhe u botuan më 1956 me titullin ''Relacioni i Frang Bardhi mbi Zadrimën, drejtue Kongregacionit të Propagandës në Romë në shek. XVII.''