Bejte: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
vNo edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 1:
'''Bejte''' (trajta e shquar '''bejtja)''' në Veri, '''bejti''' në Jug<ref name=":02">{{Cite book|title="Bejte-ja" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe|last=Dizdari|first=Tahir|authorlink=Tahir Dizdari|publisher=Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam|year=2005|isbn=|location=Tiranë|pages=89}}</ref> (nga [[Gjuha arabe|arabishtja]] بيت , ''bæjt,'' "shtëpi") është njësi metrike në poezinë muslimane. Përkon me një varg, shpeshherë i përshtatur si [[Distiku|distik]] përderisa çdo bejte mund të ndahet në dy gjysmëvargje me gjatësi të njëjtë, secili varg duke patur dy, tre apo katër këmbë, ose nga 16 në 32 vargje. Mendohet se themelet e këtij elementi të [[Prozodia|prozodisë]] arabe e ka burimin nga beduinët ose arabët e shkretëtirës, në pjesë të ndryshme të vargut njërën këmbë e quajnë "shkopi i çadrës/tendës" dhe këmbën tjetër "kunji i çadrës" dhe dy gjysmëvargëshat e bejtes emërtohen si dy perdet apo kanatet e çadrës apo "shtëpisë".<ref name="bare_url">"Arabian Poetry for English Readers," by William Alexander Clouston (1881), [https://books.google.com/books?id=_wxVmMoSpq4C&pg=PA379&lpg=PA379&dq=%22beit+is%22+poetry&source=web&ots=BCu_j5-5WT&sig=Y5zMMM3df18xFVHYfX2lLrxHcQA&hl=en&sa=X&oi=book_result&resnum=6&ct=result#PPA379,M1 p. 379] në Google Books</ref>
Në poezinë shqiptare njihen si "muhabet sofre" ose "fjalë odash", vjersha popullore lirike me satirik që nxjerr një [[Bejtexhinjtë|vjershatar]],<ref name=":0">{{Cite book|title=Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare|last=Tole|first=Vasil|publisher=Shtëpia Botuese e Librit Universitar|year=2001|isbn=|location=Tiranë|pages=|oclc=163219932|url=http://web.archive.org/web/20040406140302/www.geocities.com/vaso_tole/Albanian/Encyclopedia-AL.html}}</ref> zakonisht i qytetit, ku në [[Shkodra|Shkodër]] ''bejtet nxirreshin'' "me qitë nji bejte".''<ref name=":02" />'' Ndërsa në viset e Prespës, bejti ''thuhet'' ose ''është thënë''.<ref>{{Cite book|title=Engendering Song: Singing and Subjectivity at Prespa Albanian Weddings|last=Sugarman|first=Jane C.|publisher=University of Chicago Press|year=1997|isbn=9780226779737|location=|pages=221}}</ref> Si formë poetike janë të përhapura në të gjithë trojet shqiptare, si dhe te [[Arbëreshët (kthjellim)|arbëreshët]] ku quhen ''parambote.<ref name=":0" />'' Përmes jo më shumë se dymbëdhjetë bejteve përftohet [[gazeli]].<ref>{{Cite book|title=Bazat e vargëzimit shqiptar|last=Zheji|first=Gjergj|publisher=Naim Frashëri|year=1988|isbn=|location=Tiranë|pages=179}}</ref>
<blockquote>
:Muhabetin ta bâjm bashkë,
:Askërkush mos me na ditë:
:Mos t'na dalin fjala jashtë
:Se ka'i bejtë dona me qitë.
- Shkodër, kalendari i shoq. Dija, Vjenë 1908.
<blockquote>
:Peljakan o ju buljaar,
:lamparismit bejtaar.
- ''[[Fiamuri i Arbërit]]'', 1866.</blockquote>
<blockquote>
:Trin'o moj Frymë e shenteruarë
:Që Bejtorëvet u ke treguarë.
- [[Jani Vreto]]
== Referencat ==
|