[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{Ky artikull|Ky artikull flet për [[Poema|poemën]] "Erveheja" të Muhamet Çamit dhe jo për dramën [[Erveheja, Ahmet Qirezi|"Erveheja"]] të [[Ahmet Qirezi]]t}}
Me këtë emër njihen veprat :
'''Erveheja''' është një poemë e shkruar nga [[Muhamet Çami - Kyçyku|Muhamet Çami]] rreth vitit 1820. U botua për herë të parë e tejshkruar me [[Alfabeti i Stambollit|alfabetin e Stambollit]] dhe e qëruar nga orientalizmat nën përkujdesjen e [[Jani Vreto|Jani Vretos]], në [[Bukureshti|Bukuresht]] më [[1888]].
* [[Erveheja, Ahmet Qirezi]] - '''Erveheja''' nga autori [[Ahmet Qirezi]]
* [[Erveheja, Muhamet Çami - Kyçyku]] - '''Erveheja''' nga autori [[Muhamet Çami - Kyçyku]]
 
== Vepra ==
{{Kthjellim}}
Rrëfenja romantike në vargje e njohur me emrin ''Erveheja'', në fillim mbante titullin ''Ravda'' (Kopshti). Kjo poemë me strofa katër vargjesh e tetërrokësh me rimë ABAB jep peripecitë e së bukurës Ervehe, e cila ia del mbanë të mbrojë nderin e virtytin e saj, duke kaluar shumë prova e fatkeqësi<ref name=":0">Robert Elsie (1995), ''[http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf Histori e Letërsisë Shqiptare]'', përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.</ref>.
 
Ideja e kësaj historie moralizuese për «virtytin e femrës» ndeshet mjaft në historinë e letërsisë. Teksti shqip prej shtatëmbëdhjetë faqesh përbëhet nga 856 vargje dhe ruhet në [[Biblioteka Kombëtare|Bibliotekën Kombëtare]] në [[Tiranë]]<ref name=":0" />.
 
Është edhe nga të rrallat vepra të bejtexhinjve të botuara në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ndonëse në një variant të ndryshuar. Publicisti rilindës Jani Vreto jo vetëm e transliteroi dhe e botoi ''Ervehenë'' në Bukuresht më 1888, por edhe e përshtati, duke e parë të arsyeshme edhe ta pastronte nga fjalori turqisht, persisht e arabisht. Megjithatë, sipas [[Robert Elsie|Elsie]] varianti i parë origjinal është më i kuptueshëm dhe ruan karakterin narrativ të pastolisur të një historie poetike, ndërsa varianti i Vretos rreket ta paraqesë veprën në një formë më epike me epitetet përkatëse<ref name=":0" />.
 
== Përshtatje ==
Më 1967 me motivet e poemës [[Ahmet Qirezi]] e përshtati në zhanrin e dramës. Më tej u inskenua me sukses me regji nga [[Muharrem Qena]], drejtor i Teatrit Popullor Krahinor. Erveheja u vu në skenë më pas në Tiranë më 1972<ref name=":0" />.
 
== Studime ==
Për këtë vepër, orientalisti [[Osman Myderrizi]] shkroi artikuj shkencorë më 1951, 1957 dhe [[Ardian Vehbiu]] më 1989<ref name=":0" />.
 
== Referencat ==
<references />
 
[[Kategoria:Rilindja Kombëtare]]
[[Kategoria:Poema shqiptare]]
[[Kategoria:Libra]]
[[Kategoria:Bejtexhinjë]]