Diskutim:Megi Pojani: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: {{Leter Tabela Fillim}} {{Letër portreti|thumb|}} {{Leter emri| Megi }} {{Leter mbiemri| Pojani }} {{Leter ditëlindje|22 Maj 1995 }} {{Leter vendlindje| El...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 15 prill 2019 15:10

Skeda:MegiPojani.jpg
Emri Megi
Mbiemri Pojani
Lindur më 22 Maj 1995
Lindur në Elbasan
Profesioni Gazetare

Megi Pojani lindi më 22 Maj 1995 në Elbasan. Megi Pojani është një aktore, gazetare dhe një vajzë me influencë në rrjetet sociale. Fëmijërinë dhe adoleshencën e ka kaluar në qytetin e Elbasanit. Më pas u transferua në Tiranë, ku filloi karrierën si gazetare e më pas si aktore.

Fëmijëria dhe studimet

Fëmijërinë dhe adoleshencën e ka kaluar në qytetin e Elbasanit. Më pas u transferua në Tiranë. Gjatë viteve të adoleshencës, impenjim kryesor për të ka qenë shkolla dhe përfundimi me sukses i saj. Megi Pojani ka studiuar për Gazetari dhe Shkenca Komunikmi në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës. Kur nisi studimet për Gazetari, kishte interes mbi gjithçka që lidhej me median dhe me komunikimin.

Karriera

Megi Pojani e nisi fillimisht karrierën duke punuar si gazetare në median online. Në vitin 2015 ka punuar si gazetare webi tek Shqiptarja.com. Nga gazetare në median online, Megi ka kaluar si gazetare kulture në televizionin Report TV. Sakaq në emisionin e mëgjesit “Rreze Dielli”, i cili transmetohej në Report TV, Megi Pojani ka pasur një rubrikë të veten. Pas eksperiencës së fituar në media si gazetare kulture dhe lifestyle, në vitin 2016, Megi Pojani filloi punë në Anabel.al, revista e parë online në Shqipëri. Fillimisht si gazetare webi dhe më pas kaloi në pozicionin e redaktores, Lifestyle Editor. Gjatë punës në Anabel.al, nga gazetare, karriera e Megit mori një drejtim tjetër. Këtë herë Megi Pojani u zgjodh si aktore për një rol në miniserialin “Kemi njëri-tjetrin”, një serial web-i me 6 seri. Miniseriali “Kemi njëri-tjetrit” u publikua në vitin 2017, dhe në qendër të serialit janë dy mikesha të ngushta, Megi dhe Ojna dhe aventurat e tyre në kërkim të “mashkullit ideal” në Tiranë. Pas eksperiencës së fituar në këtë miniserial, Megi Pojani u bë protagoniste në “Hostel by Anabel”, një bashkë-prodhim i Anabel Entertainment dhe INTV. “Hostel by Anabel” nisi në qershor të viti 2018 dhe zgjati për 3 muaj, ndërkohë që transmotehej në web dhe në tv. Pas suksesit në “Hostel by Anabel 1” si aktore, Megi vijoi karrierën si aktore protangoniste në “Hostel by Anabel 2”, dhe serialit #Love #Likes #Tirana që transmetohet në YouTube.

Lidhje te jashtme

Profili zyrtar ne Instagram

Referenca

Return to "Megi Pojani" page.