[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 32:
[[Skeda:Shkodramonedhë.jpg‎|parapamje|Monedhat e lashta të Shkodrës me liburnë|majtas]]Si emër është hasur qysh në lashtësi në formën ''Skodra'' ([[Gjuha latine|lat]].: Scodra; [[Greqishtja e lashtë|greq. e vj.]]: Σκόδρα), gjithashtu në rasën gjinore të greqishtes Σκοδρινῶν ('e Skodrinëve') gjetur ndër monedha prej shek. II p.K. Presbyter Diocleas shkruan ''Scodaris'', si mbiemër ''Scodrensis.''
 
Prej vitit 1287 shihet forma ''Scutarum'' (mb. ''Scutarensis'')<ref name=":6">[[Lajos{{Cite Thallóczybook|Thalloczy L]]., ''title=Vëzhgime iliro-shqiptare,'' përktheu [[Mustafa Kruja]], Shkodër: |last=Thalloczy|first=Lajos|publisher=Camaj-Pipa, |year=2004, fq. 114. ISBN |isbn=99927-56-34-9|location=Shkodër|pages=114|authorlink=Lajos Thallóczy|origyear=1917|translator=[[Mustafa Kruja]]}}</ref>, emri u përshtat në [[Gjuha italiane|italishte]] '''Scutari''', formë e cila qe mjaft e përhapur në anglishte deri në shek. XX<ref>Encyclopædia Britannica, Botimi i XItë (1911), artikulli "Scutari".</ref>. Forma e moçme sërbe ka qenë ''Skëdër'', me dy gjysmë-zanore. Forma në [[Gjuha serbokroate|serbo-kroatishte]] ''Skadar'' (Скадар) shihet që nga mbarimi i shel. XIV<ref name=":6" />, e në [[Turqishtja osmane|turqishten osmane]], gjithashtu në turqishten e sotme ''İşkodra''.
 
Përgjatë sundimit osman është quajtur edhe ''Işkenderiyye'' nga ''Işkender'' duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e [[Leka i Madh|Aleksandrit të Madh]] (i quajtur Skënder në traditën myslimane) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku [[Marin Barleti|Barleti]] nxjerr tezën se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, që qarkullonte edhe ndonjë shekull më vonë tek e shkruan udhëpërshkuesi osman [[Evlia Çelebiu|Evlija Çelebi]].
Rreshti 50:
 
===Lashtësia ===
<blockquote>''Shiko për më tepër: [[Kështjella e Shkodrës|Kalaja e Shkodrës]]''</blockquote>Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Evropës.<ref>[http://www.bashkiashkoder.gov.al/?crd=0,19,1,0,0,197&ln=1&uni=20151214141211178831562499251124 Historia dhe të dhëna gjeografike]</ref>. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga [[Koha e bronzit|Bronxi i hershëm]] (3000-2000 p.k). Në shekullin V-IV p.K. filloi ndërtimi i [[Kalaja e Shkodrës|kalasë]] me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç. Në mesin e shekullit të tretë p.k. përmendet si kryeqendra e [[Mbretëria ardiane|mbretërisë së parë të]] [[Ardianët|Ardianëve]]. [[Teuta e Ilirisë|Mbretëresha Teuta]] dhe mbretërit [[Agroni|Agron]] e [[Genti|Gent]] janë figurat më të përmendura të kësaj periudhe.<ref>[[Polibi]]</ref><ref>[http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus:text:1999.02.0140:book=43:chapter=20 Tit Livi]</ref>.
 
Scodra ishte më e mirëmbrojtura (''arx munitissima'') dhe më e vështira për t'u pushtuar (''difficilis aditu'') nga të tëra fortifikatat e fisit labeat. Ishte një pozicion i fortifikuar në mënyrë natyrale (''munitum situ naturali oppidum''), i rrethuar nga mure me pirgje mbi portat (''portarumque turres'').<ref name=":6" />. Më 168 p.K. pretori romak Anicius ngadhënjeu mbi ilirët dhe pushtoi Shkodrën.<ref>Lucius Florus, ''[https://books.google.co.uk/books?id=1w5lAAAAcAAJ&pg=PA94&dq=scodra+illyrians&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjnitPLoMrUAhVsyoMKHdRVAjwQ6AEILjAC#v=onepage&q=scodra%20illyrians&f=false Historia e Romës]'', përktheu J. Davies, Londër 1672.</ref>. Pas rënies nën sundimin romak, u bë ndër kryevendet jugore të provincës së Dalmacisë. Me reformat e Perandorit [[Diokleciani|Dioklecian]], Shkodra u bë qendra e [[Prevali|Prevalit (lat. ''Prevaelis'').]]<ref name=":6" />. Nga 395 AD, ishte pjesë e [[Dioqeza e Dakisë|Dioqezës së Dakisë]].
 
=== Mesjeta ===
''[[De Administrando Imperio]]'' përshkruan se si Perandori Bizantin Herakliu (610-641) i dha serbëve një territor në këtë zonë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 7të. Pjesa më jugore e pjesëve detare të Principatës Serbe, në Diokle, përfshinte edhe krahinën e Shkodrës. Pas vdekjes së Princit Časlav (r. 927-960), shteti u shpërbë, me Dioklenë që zotëronte pjesën më të madhe të tij. Car Samueli i Bullgarëve më 997 e pushtoi këtë krahinë bashkë me [[Thesalia|Thesalinë]], [[Epiri]]n dhe [[Maqedonia e lashtë|Maqedoninë]]. Në fillim të shek. XI, [[Gjon Vladimiri|Jovan Vladimiri]] sundoi Dioklenë gjatë kohës kur Samueli dhe Perandorit Bizantin Basil lI. Më vonë u detyrua të pranonte të qëndronte nën vasalitetin bullgar. Prej kësaj kohe ''Shingjoni'' kremtohet nga ortodoksët shqiptarë.
 
Më 1030 Stefan Vojislav dëboi Theophilos Erotikos, strategun e mbramë, dhe mposhti bizantinët më 1042. Stefan Vojislav përzgjodhi Shkodrën si kryeqendër të vetën.<ref>Fine 1991, p. 206</ref>. Ndërsyen kishën latine kundër grekes, dhe kësodore ipeshkëtipeshkvinjtë e qytetit u mvarën prej [[Argjipeshkvia e Tivarit|Argjipeshkvisë së re të Tivarit]]. Kur kryqtarët frëng e përshkuan më 1096, mbreti Bodin i mirëpriti. Perandorët e familjes së Komnenëve e përtërinë zotërimin bizantin në krahinë, por e borën me vdekjen e Manuelit më 1180.<ref name=":6" />.
 
Pas përpjekjeve trashëgimore të shekullit të 12të, Shkodra u bë pjesë e provincës së Zetës të [[Nemanjiqët|Nemanjiqve]]. I mbrami që u përpoq për ta përtëri sundimin bizantin në krahinë qe Despoti i Epirit Mhilli I më 1215. Ky ia shkëputi Shkodrën të birit të Nemanjës
 
Më 1330 [[Stefan Uroshi]] caktoi të birin [[Stefan Dushani|Stefan Dushanin]] si guvernator të Zetës me selinë në Shkodër. Në të njëjtin vit Dushani dhe i ati patën përçarje, gjë që çoi në shkatërrimin e oborrit të Dushanit buzë Drinasës nga i ati në janar të 1331. Në prill bënë një armëpushim, por në gusht të 1331 Dushani shkoi nga Shkodra në Nerodime dhe e përmbysi të atin.<blockquote>''Shiko për më tepër: [[Arbëria Venedikase]]; [[Shkodra në Lidhjet Tregtare me Trevat e Tjera në Shekujt XIV - XV]]; [[Lufta shqiptaro-veneciane (1447-1448)|Luftrat arbro-venedikase]]''</blockquote>Me rënien e [[Perandoria Serbe|Perandorisë Serbe]], Shkodra u zotërua nga [[Balshajt]]. Pas humbjes së [[Beteja e Savrës|betejës të Savrës]], [[Balsha 1393II]] Shkodraia idorëzoi bëhetqytetin vasaleShahinit [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]](''kephalia'',<ref name=":10">[[Robert{{Cite Elsiebook|Elsietitle=From R]].,empire ''[to republic: essays on Ottoman and Turkish social history|last=İnalcık|first=Halil|publisher=Isis Press|year=1995|isbn=|location=|pages=75|url=https://books.google.co.ukal/books?id=6inIiCF_930C&pg=PR29&lpg=PR29kIhpAAAAMAAJ&dq=ottoman+empire+inbalsha+shkodra+1431&sourcefocus=blsearchwithinvolume&otsq=Q-zf37A2Ar&sigshkodër|authorlink=Ah71sab1bOm0HivpLBJKbBrIFWM&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwia6fHfv8zUAhUFIJoKHQN4CVkQ6AEIPTAE#v=onepage&q=ottoman%20empire%20in%20shkodHalil Historical Dictionary of Albania]''. The Scarecrow Press. pp. xxix. [[International Standard Book Number|ISBN]] [[Speciale:BookSources/978-0-8108-6188-6|978-0-8108-6188-6]].İnalcık}}</ref> nën komandën e Shahinit (''capitaneus turcorum'')<ref name=":6" /> deri kur [[Balshaprania II]]osmane arriti t'ikëto përzejëvise u 1395vënit dhe trysnia venedikase u shtua.<ref name=":610" /> Në dhjetor të 1395 dërgoi doktorin në teologji, fra Nicolò de Samaxiis nga Shkodra, bashkë me dy shoqërues të cilët përpara Senatit të Venedikut kumtuan ofertën e Balshës për t'u dorëzuar zotërimet e tyre: Shkodrën, [[Drishti|Drishtin]], [[Danjë|Danjën]], Shasin dhe [[Shirq|Shirqin]]; [[Venecia|Venediku]] [[Venediku në Shqipëri shek.XIV-XV|i mori në zotërim]] më 14 prill 1396 dhe [[Provveditore|proveditorët]] morën në dorëzim qytetin me 20 prill.<ref name=":02">{{Cite book|title=[[Zeta dhe Dinastia e Balshajve]]|last=Gelchich|first=Giuseppe|authorlink=Giuseppe Gelcich|publisher=55|year=2009|origyear=1899|isbn=9789994356539|location=Tiranë|pages=202-207|ref=harv|translator=Laura Leka}}</ref> Përgjatë pranisë së venedikasve, por sipas gjasave edhe para ardhjes së [[Balshajt|Balshajve]], zbatoheshinzbatohej [[Statutetkodi e Shkodrës]], një ligj civilligjor i shkruarnjohur në një variant të gjuhës sësi [[Veneto]]sStatutet e përdorur në brigjetShkodrës|Statutet e Adriatikut Jugor, i njohur si dialekti labeatShkodrës. Ndër dispozitat penale përmban edhe elemente shqiptare si ''[[Besa]]'' dhe ''[[Gjakmarrja]]''<ref>Anamali S., Prifti K., ''Historia e popullit shqiptar në katër vëllime''. Botimet Toena, 2002, ISBN 99927-1-622-3 ff. 231-232</ref><ref>Nadin L., ''Statuti di Scutari: della prima meta del secolo XIV con le addizioni fino al 1469 / Statutet e Shkodrës: në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469.'' Tirana: Onufri, 2012.</ref>. [[Arbëria Venedikase|Republika e Shën Markut]] përfaqësohej nga një ''capitaneus et comes''. Më 1399 plasi një kryengritje e madhe kundra Venedikut që pati si përfundim fitimin e disa të drejtavetdrejtave, mbasi gjyqi i paqit, gjyqi civil dhe penal, administrata bashkiake ishin në dorë të këshillit populluer (Senatit) dhe të gjyqtarëve vendas simbas zakoneve të vendit; në këtë këshillë merrshin pjesë pesë vetë nga vegjëlia dhe pesë nga paria. Sundimtari venedikas kishte përbri edhe një përkthyes. Të hyrat asokohe ishin të pakta: dogana, koncesionet e dajlanavet dhe taksat nga pronarët, ndërsa shpenzimet ishin ma të mëdha për të përballue forcimet, me mbajtë ushtrinë dhe pagesa "''për një politikë afrimi kundrejt princave të vogjël të vendit''". Në këtë kohë Shirqi ishte skela e Shkodrës prej kah eksportoheshin landë ndërtimi, lëkura, peshk i thatë, sidomos saraga, putarga dhe ngjala të kripura.<ref name=":1">Sheldija Gj., [http://shkoder.net/zip/kmsh.pdf ''Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane''], Shkodër, 1957-'58.</ref>. Serbët u përpoqën më kot ta shtinin në dorë qytetin. E rrethuan dy herë Shkodrën, njëherë në fund të 1421 nën Despotin Stefan Lazareviç dhe herën e dytë më 1422 nën Despotin e mbasandej nën komandantin Mazarak, derisa Niccolò Cappello, që qëndronte pranë Shirqit, i dëboi serbët në një sulm vendimtar në [[Danja|Danjë]] një natë dhjetori.
 
Më 1448 shkodranët mvartës të venedikasve [[Lufta shqiptaro-veneciane (1447-1448)|luftojnë]] kundër [[Skënderbeu|Skënderbeut]].<ref>Schmmit{{Cite O., ''book|title=Das venezianische Albanien (1392–1479)''. München:|last=Schmitt|first=Oliver J.|publisher=R. Oldenbourg Verlag GmbH München. |year=2001. fq. 490. ISBN |isbn=3-486-56569-9|location=München|pages=490|authorlink=Oliver Jens Schmitt}}</ref>.
 
Me rënien e mbretërive të krishtera të Serbisë, [[Bosnja dhe Hercegovina|Bosnies]] dhe Arbërisë, turqit iu afruan kësaj krahine edhe njëherë. Më 1474 Bejlerbeu i Rumelisë, Sulejmani, rrethoi Shkodrën, por qyteti u mbrojt trimërisht nga Antonio Loredano dhe 2500 ushtarë, me ndihmën e anijeve venedikase në Bunë dhe në det, e me ndihmën e CrnojeviqitCërnojeviqit të Malit të Zizetas dhe malësorëve arbërorë. Rrethimi i dytë më 1478 , i radhitur prej priftit ''[[Marin Barleti|Marinus Barletius]]'' në latinishte, u drejtua personalisht nga [[Mehmet Fatihu|Mehmet Ngadhënjyesi]]. Venedikasit mbrojtën heroikisht, por u detyruan të evakuoheshin pas marrëveshjes së paqes në [[Stambolli|Stamboll]] më 1479. Prej 1600 ushtarëve, vetëm 450 ndejtën. Popullata që u largua, nën prijësin e tyre [[Jonimajt|Florio Jonimën]], u vendosën në Venecie, Ravena dhe Treviso.<ref name=":6" />.
 
=== Periudha Osmane ===
Rreshti 75:
<blockquote>''Shiko edhe: [[Rrethimi i Shkodrës (1912-13)]]''</blockquote>
[[Skeda:Tubiminekalà.jpg|djathtas|parapamje|300x300px|Tubimi i 6-mujorshit të pavarësisë, i festuar nga shkodranët në Kalà, ku Át Vinçenc Prennushi mbajti fjalimin e tij.]]
Deri në muajin prill 1913 Shkodra ishte i vetmi bastion që i kishte mbetur territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor. Pas armëpushimit të nënshkruar më 16 prill 1913 mes Perandorisë Osmane dhe Aleatëve Ballkanikë, Mali i Zi bie në ujdi që t'ia dorëzojë qytetin [[Fuqitë e mëdha|Fuqive të mëdha]], më 7 maj 1913 guvernatori malazez u takua në [[Shëngjini|Shëngjin]] me nënadmiralin britanik Cecil Burney. Në dukje ekzistonte vullneti i mirë për të rënë në një marrëveshje, por atë datë në mbrëmje pazari i qytetit kapet flakë<ref name=":5" /> dhe dugaja të shumta u vodhën.<ref name=":2">[[Hamdi Bushati|Bushati H]]., ''Shkodra dhe motet'' v. I, Shkodër: Idromeno, 1999.</ref>. Më 14 maj trupat malazeze që ishin në qytet u evakuuan. Komisioni i admiralëve të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha e mori në dorëzim Shkodrën më 14 maj 1913 në ora 2.30 pasdreke.<ref name=":5">Gurakuqi R., ''Vendosja e kontrollit ndërkombëtar në Shkodër, maj 1913-dhjetor 1913. (sipas dokumenteve të Public Record Office)'', Shkodër: Phoenix, nr. 16, artikulli 3.</ref>. Më vonë Shkodra iu dorëzua fuqive tokësore ndërkombëtare, me përjashtim të Rusisë, të cilat u vunë nën komandën e kolonelit të Britanisë së Madhe, Filips. Këta ngrehën një administratë me nëpunës shqiptarë. Në qytet e krahinë hapur dhe në mënyrë të nënrrogoztë bëhej propaganda nga njëra anë për ndikimin e Esat pashës, nga tjetra xhonturqit.<ref name=":0">Vllamasi S., ''Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942): kujtime dhe vlerësime historike'', Tiranë: Neraida, 2000. ISBN 9992771313</ref>.
 
Më 1914 elementet fetare të qytetit e krahinës shkojnë në Durrës për të njohur [[Princ Vidi|Princ Vidin]].
Rreshti 84:
 
=== Shtetit shqiptar dhe konfliktet ===
Më 11 mars 1920, sipas një marrëveshjeje mes qeverisë së [[Tirana|Tiranës]] dhe komandës së trupave franceze, xhandarmëria shqiptare mori në dorëzim qytetin ku ministri i Brendshëm, [[Mbreti Zogu I|Ahmet Zogu]] dhe ministri i Drejtësisë, [[Hoxha Kadri Prishtina|Hoxha Kadriu]] u pritën me ngazëllim nga popullsia.<ref>Vlora E., [[Kujtime 1885-1925 (Eqrem bej Vlora)|''Kujtime 1885-1925'']], Tiranë: IDK, 2003. fq. 456. ISBN 99927-780-6-7</ref>.
 
Në verën e 1920 qyteti qe i përfshirë në mënyrë të dyanshme në [[Lufta e Koplikut|Luftën e Koplikut]], me ndihmat e organizuara nga [[Musa Juka]] dhe pjesëmarrja e [[Sylço beg Bushati|Sylço beg Bushatit]] nga krahu i shtetit shqiptar. Nga ana tjetër të radhitur me çetat malazeze dhe disa vullnetarë shqiptarë me në krye Luk Lukajn merrte pjesë [[Alush agë Lohja]], patriark i një familjeje ''hanedane'' shkodrane.<ref name=":2" />, me njerëz pas vetes.
 
Më 1921 ngjau kryengritja e Republikës së [[Rrethi i Mirditës|Mirditës]] u kryesua nga Marka Gjoni kundër qeverisë së [[Tiranë|Tiranës]]. Shkodra mori pjesë vullnetarisht për shuarjen e saj. Më 1926 shpërtheu Kryengritja e Dukagjinit, për të cilën Dom Gjon Gàzulli u var në qytet me 4 mars 1927.
Rreshti 94:
 
=== Regjimi komunist ===
Tërheqja e trupave gjermane nga Shkodra përbën një debat të gjithmonshëm për arsye instrumentalizimi politik të historisë. Për historiani ushtarak Marenglen Kasmi<ref>Kasmi M''., Historiani Marenglen Kasmi: Çfarë zbulova në arkivat e “Bundesarchiv” në Berlin'', intervistuar nga Roland Qafoku, Gazeta Shqiptare, 12 maj 2015.</ref>, historianin [[Kastriot Dervishi]], sipas dëshmive të Át [[Zef Pllumi|Zef Pllumit]] dhe mjaft burimeve tjera, gjermanët ikën nga Shkodra në datat 28-29 dhe partizanët hynë në Shkodër më 29 nëntor pa luftë<ref>Dervishi K., ''1944, partizanët hynë në Shkodër për të plaçkitur,'' politiko.al, 30 nëntor 2017.</ref> të prirë nga [[Gjovalin Luka]].<ref>Luka A., ''Babai im, Gjovalini, komandanti që hyri i pari në Shkodrën e çliruar me 29 nëntor'', intervistuar nga Musa Kurtulaj, tesheshi.com, 29 nëntor 2015.</ref>. Në fundin e vitit 1944 në Shkodër u formua Divizioni VI Sulmues i drejtuar nga [[Gjin Marku]] që do t'i bashkohej divizioni i [[Rrahman Perllaku|Rrahman Perllakut]] për të shkuar në Kosovë.<ref>Rama H. & Cami S., ''Rrahman Perllaku,'' Tiranë: Botime M&B, 2014. fq. 257. ISBN 978-9928-172-24-2</ref>. Me zënien e qytetit nga partizanët, hynë edhe partizanë jugosllavë, të cilët nisën rrëmbimin e mallrave dhe zbrazjen e dyqaneve.<ref>Marko P., ''Intervistë me vetveten'', Tiranë: OMSCA, 2000, fq. 442-443. ISBN 99927-40-33-7</ref>.
 
Duke filluar nga nëntori 1944, në qytet u aplikua një represion i egër, i cili gradualisht e privoi atë nga primati moral, kulturor, ekonomik dhe demografik i tij në shtetin shqiptar, duke grabitur nga ky qytet, arkivat, bibliotekat, veprat e artit, transformuar apo asgjësuar institucionet e krijuara për shekuj. Qasja e regjimit të ri mëtoi t´ìa çrrënjoste qytetit prirjet politike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia tradicionale. U përndoqën personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i shndërruar sipas ideologjisë së re. U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij.
 
[[Balli Kombëtar]] me qarkomandant major [[Gjergj Vata|Gjergj Vatën]],<ref>[http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=10107 Vatajt nga Temali]</ref>, e kolonelin [[Luigj Mikeli|Luigj Mikelin]] (të vendosur më 1944) u thye keqas mbas 2 vjetëve luftë civile mes Ballit e Komunistëve.
 
Lëvizja antikomuniste në Liceun e Shkodrës e cila e ka zanafillën që nga periudha e Luftës, vazhdoi edhe më pas nga viti 1945 e deri në 1953 kur u arrestuan dhe pjesëtarët e grupit "Përpjekja shqiptare".<ref>[http://www.shkoder.net/al/perpjekja.htm Kujton Ahmet Bushati]</ref>.
 
Tërmeti i vitit 1979 rrënoi një pjesë të madhe të Shkodrës. Enver Hoxha dhe qeveria komuniste organizuar aksion për rindërtimin e qytetit dhe kur kjo u arrit pas disa muajsh, qyteti u shpall Hero i Punës Socialiste.
Rreshti 115:
Prania ortodokse ishte një ndikim historik prej sundimit bizantin dhe më pas feudalëve serbë të Zetës, të cilët i përkitnin pas [[Skizma Lindje-Perëndim|Skizmës]]. Me vdekjen e Stefan Nemanjiqit, ndikimi venedikas bëhet më i dukshëm dhe [[Argjipeshkvia e Tivarit]] u bë mbështetje [[Katolicizmi në Shqipëri|për hapjen e]] [[Kisha Katolike|katolicizmit]].
 
Pas pushtimit osman elementi i krishterë lejohej të banonin në vendbanime larg kështjellës,<ref name=":4">[[Injac Zamputti|Zamputti I]]., ''Dokumente të shekujve XVI-XVII per historinë e Shqipërisë. Vëllimi III (1603=1621)'', Tirana 1989, ff. 376-389.</ref>, kësodore qyteti nuk do të ishte më seli ipeshkvnore dhe arqipeshkvnore metropolitane deri më 15 mars 1867 kur u emërua argjipeshkv [[Karl Pooten]]. Deri në kohën e emërimit të tij, selia e [[Arqipeshkvia|arqipeshkvisë]] ishte në [[Tivari|Tivar]]. Në vitin 1478 kur Mehmeti II rrethoi qytetin, në kështjellë qenë dy fretën françeskanë, njëri prej tyre arbër, P. Pali nga [[Rrethi i Matit|Matja]].<ref name=":2" />. Me pushtimin në qytet u përhap Islami, së pari prej pranisë ushtarake dhe më pas nga popullata e konvertuar.
 
Qyteti ka përshfaqur që me pragun e periudhës së Bushatllinjve një hapje kundrejt larmisë fetare.<ref name=":4" />. Por në rastin e prishjes së [[Oxhaku i Jeniçerëve|Oxhakut të Jeniçerëve]], çoi në dëbimin e [[Bektashizmi|bektashinjve]] nga qyteti, gjë që sipas [[Roberto Morozzo della Rocca|Dela Rokës]] ka shtyrë drejt [[Islami|Islamit]] [[Synitët|sunit]].<ref>Della Rocca R. M., ''Kombësia dhe feja në Shqipëri,'' përkthyer nga [[Luan Omari]], Tiranë: Elena Gjika, 1994. fq. 36. </ref>. Sidoqoftë ky tarikat ishte ndër të parat mënyra të avitjes së Islamit në qytet, duke qenë se jeniçerët ishin trupë e bekuar nga [[Haxhi Veli Bektashi|Haxhi Bektashi]]. Sipas studjuesit të zellshëm të historisë së qytetit, [[Hamdi Bushati|Hamdi Bushatit]], mendohet se në fillim të sundimit të [[Mustafa pashë Bushatlliu|Mustafa pashë Shkodrës]] ka pasur afro 70 teqe dervishësh të tarikateve të ndryshme, që ndiqeshin edhe prej parisë feudale. Tarikatet që kanë qenë dhe janë ende të përhapura në qytet janë bektashitë, [[Nakshibandi|nakshibenditë]], [[Rifai|rifaitë]] dhe [[Tixhani|tixhanitë]]. Rinisja e hapjes së tyre pas dëbimit të madh, qe vepër e [[Sheh]] [[Ahmet Shkodra|Ahmet Shkodrës]].
 
Më 1846 u vendos në qytet [[Jezuitët|Urdhri Jezuit]], për të themeluar një qendër të vazhdueshme, duke kontribuar në ngritjen kulturore të qytetit me institucionet arsimore, kongregacionet bamirëse. Urdhri Françeskan kishte një prani të kryehershme në viset përreth Shkodrës, duke pasuar benediktinët në shek. XIII, por në qytetin e Shkodrës u ngulitën për herë të parë më 1861 me nisjen e ndërtimit të [[Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit|Kuvendit të Gjuhadolit]].
 
Ortodoksët e qytetit, sipas thënies lokale ''s'bajnë ma se 100 shpi'', nuk kanë lidhje me ortodoksët mesjetarë dhe relativisht janë të përbërë prej origjinave kuço-vllehë ose ''gogë'', shqiptarë, serbo-malazezë, grekë e armenë. Sipas njërit burim të H. Bushatit, paraardhësit e ortodoksëve shqiptarë kanë ardhur nga Vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit, veçanërisht nga Struga (familja Banushi, Pistoli). Ortodoksët me prejardhje joshqiptare janë shqiptarizuar me shekujt.<ref name=":2" />.
 
Shkodra përmendej si qendra e fetarizmit islam, ashtu dhe atij kristian, në Shqipëri.
Rreshti 137:
 
=== Tradita e bibliotekave ===
Studjuesi shqiptaro-kroat [[Aleksandër Stipçeviç]] në “Historinë e librit” shënon se në Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kanë qenë edhe në Shkodër. Nga ana tjetër, në veprën e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës” thuhet se ka pasur anale të shkruara në gjuhën e popullit.<ref>Barleti, Marin. (2012). ''[https://books.google.fr/books?id=zeZ963q3ok0C&pg=PA278&dq=marin+barleti+rrethimi+i+shkodres&hl=fr&sa=X&ei=ecZAVcjrNcHqUrvhgdAG&ved=0CCoQ6AEwAQ#v=onepage&q=annals&f=false The siege of Shkodra: Albania's courageous stand against Ottoman conquest], 1478'', p. 58.</ref> Sipas të dhënave të [[Daniele Farlati]]t në “[[Illyricum Sacrum]]”, “''qendra të rëndësishme të administratës e kulturës me arkiva e biblioteka të famshme kanë qenë arqipeshkëvitë e [[Durrës]]it, [[Tivari]]t, Shkodrës e [[Shkup]]it''”. Madje Shkodra njihet edhe si bërthama e parë e bibliotekave publike në Shqipëri. Në vitin 1917, u hap e para bibliotekë shtetërore e quajtur Biblioteka e [[Komisia Letrare Shqipe|Komisis Letrare]], që u drejtua nga [[Hilë Mosi]]. Bibliotekë e cila iu bashkua fondit të [[Biblioteka Kombëtare|Bibliotekës Kombëtare]] në Tiranë.
 
Sipas rendit kronologjik bibliotekat e Shkodrës i përkasin viteve: 1683, Biblioteka Bogdani, 1750 Biblioteka e Myftiut të Tabakëve apo Këllyçit, e cila fatkeqësisht nuk ekziston më, sepse u dogj, 1834 biblioteka e Vakëfit shumë të rëndësishme për fondin e dorëshkrimeve në gjuhët orientale, në 1858 biblioteka e Etërve Jezuitë, 1875 biblioteka e Françeskanëve, 1899 e Shoqërisë “Bashkimi”, 1901 e Shoqërisë “Agimi”, 1911 e Klubit “Gjuha jonë”, në vitin 1917 e “Komisisë letrare”, 1919 e Shoqërisë Vllaznia.