[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
KLAJDI ZAGRADI
{{Pa referenca}}
ishte nje njeri vk qe kishte shetitur te qith staravecin
{{Pp}}
 
'''Robert Huk''' (Robert Hooke, 1635-1703) ishte shkencëtar i famshëm anglez.
 
Lindi në 18 korrik të vitit 1635. I ati ishte famulltar në famullinë e Freshuoterit në ishullin Uigt. Familja e tij ishte e varfër. Roberti i vogël ishte aq shëndetlig sa nuk e çuan në shkollë por mori mësime në shtëpi, ndoshta nga i ati. Harxhonte pjesën më të madhe të kohës duke bërë lodra mekanike, orë, modele anijesh, mulli me ujë e kështu me radhë. Roberti ishte trembëdhjetë vjeç kur u fut në shkollën e Uestminsterit. Kur hyri në shkollë dinte të lexonte mirë latinisht dhe greqisht. Nga Uesminsteri shkon në Oksford, ku bëhet ndihmës shkencor i Robert Bojlit. Bojli e mori në punë për të ndërtuar një pompë ajri që i duhej në eksperimentet me vakum dhe me ajër të ngjeshur. Pesë vjet më vonë Huku zbulon ligjin e tij të elasticitetit i cili pohon se “shformimi i një trupi është i përpjesshëm me forcën që ushtrohet mbi të”. Ligji vuri bazat e studimit të sforcimit dhe shformimit. Huku i zbatoi këto studime për projektimin e sustës baraspeshuese të orëve.
Line 9 ⟶ 8:
 
Në vitin 1665 boton “Monografinë”, në të cilën u përfshinë vrojtimet e tij mbi bimët dhe trupat e kafshëve, të kryera me një mikroskop të ndërtuar nga ai vetë. Studimet për fosilet mikroskopike e renditën ndër shkencëtarët e parë që ndikuan në shtyrjen përpara të teorisë së evolucionit. Huku u bë shumë i njohur kur, në vitin 1666 mbas zjarrit të Londrës, caktohet si një nga Mbikëqyrësit e Qytetit. Merr pjesë aktive në projektimin e ndërtesave të reja si dhe në riparimin e të vjetrave. Periudha e viteve 1670–1680 ishte koha kur aktivizimi i tij në jetën shoqërore dhe në shkencë arriti kulmin. Arrin të shpjegojë dukurinë e difraksionit dhe të propozojë një teori valore për dritën. Huku ishte kundër teorisë “korpuskulare” të dritës që në atë kohë përkrahej nga Njutoni. Këtu nisin mosmarrëveshjet e tyre të famshme. Kontradiktat vazhduan dhe për çështje të tjera aq sa ata u bënë armiq. Huku ankohej se asnjëherë nuk u vlerësua sa duhej për zbulimet e tij të shumta. Huku e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij shumë të ngarkuar në Kolegjin Gresham në Londër. Ai kurrë nuk deshi të largohet nga kolegji dhe të vendosej në një shtëpi më vete. Çdo gjë që ai donte ndodhej atje: biblioteka, kullat e vrojtimeve astronomike, laboratoret me aparatura shkencore. Meqë i pëlqente të ecte në këmbë nuk mbante karrocë. Ishte i apasionuar pas muzikës dhe verës së mirë, por nuk duket të jetë dehur ndonjëherë. Rrobat që mbante ishin nga material shumë i kushtueshëm. Ndonjëherë i priste dhe i qepte rrobat vetë.
Nuk u martua, por, siç del nga ditari i tij, lidhja me një nga
Nuk u martua, por, siç del nga ditari i tij, lidhja me një nga shërbyeset ishte serioze dhe zgjati shumë. Mbas martesës së saj, vazhduan të jenë miq. Por “më e madhja: ishte historia me të mbesën, Grasa. Që e vogël ajo jetoi shtëpinë e tij. Kur Grasa u rrit ata u dashuruan. Huku e vuajti shumë vdekjen e saj të parakohshme. Huku nuk kishte shëndet të mirë. Sëmundja dhe mjekimi i saj i gjatë u shfrytëzuan nga Huku si një nga temat e kërkimit të tij shkencor. Vdes në vitin 1703 dhe, ashtu si armiku i tij Njutoni, vdes pa lënë testament. Gjatë dyzet vjetëve të punës për Shoqatën Mbretërore dhe për shumë vjet të tjera mbas vdekjes, Huku u konsiderua si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të Anglisë.
 
{{DEFAULTSORT:Huk, Robert}}
[[Kategoria:Shkencëtarë]]
[[Kategoria:Filozofë anglezë]]
[[Kategoria:Lindje 1635]]
[[Kategoria:Vdekje 1703]]