Historia e Shkodrës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 43:
 
=== Pushtimi italian dhe gjerman ===
Sipas urdhërit të luftës të Mbretit Zog I, me [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimin italian të Shqipërisë]], sektori mbrojtës Milot-Shkodër komandohej nga komandanti nënkolonel Mehmet Kyçyk Ullagaj. Në përpjekjet me pushtuesit në këtë sektor, ra dëshmor Tonç Toma.<ref name=":03">{{Cite book|title=Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit|last=Juka|first=Gëzim H.|publisher=Reklama|year=2018|isbn=9789928440358|location=Tiranë|pages=20, 22}}</ref> Më 12 prill 1939 u hapën punimet e Asamblesë së mbledhur pak ditë pas pushtimit, ku Shkodrën e përfaqësuan [[Gjon Marka Gjoni]], P. [[Anton Harapi]], Dom [[Mikel Koliqi]], Ndoc Pistulli, Ndrek Kaçulini, Nush Topalli, [[Kolë Bibë Mirakaj]], Zef Boriçi, [[Mark Kakarriqi]], Kolec Deda, Ymer Kopliku, Abdyl beg Gramshi, Shaqir Omari, Omer Rushdi, Daut Gjylbegu, Zenel Broja, Halit Rroji, [[Kolë Thaçi]], [[Terenc Toçi]], Sandër Saraçi, Taip Drishti dhe një shkodran si përfaqësues i Tiranës ishte [[Zef Kadarja]]. Ndër 42 delegatët që më 14 prill shkuan në Romë t'i jepnin Kurorën Mbretërore të Shqipërisë Mbretit të Italisë, Viktor Emanueli III ishin: N. Pistulli, Y. Kopliku, Z. Boriçi, M. Kakarriqi, K. Mirakaj dhe Z. Kadarja.<ref>{{Harvnb|Juka|2018|page=29, 32.}}</ref> Në aksionet e min. të Brendshëm [[Xhaferr Deva|Deva]], sipas burimeve gjermane, kreu 35 arrestime, duke asgjësuar një pjesë të mirë të [[Lëvizja Nacional-Çlirimtare|Lëvizjes Nacionalçlirimtare]] në qytet.<ref>{{Cite journal|last=Kasmi|first=Marenglen|date=4 shkurt 2016|title=Masakra e 4 shkurtit ’44 në dokumentet gjermane|url=|journal=Dita|volume=|pages=|via=}}</ref>
 
=== Regjimi komunist ===