[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 26:
Webber debutoi në Formula Një në [[Kampionati Botëror i Formula Një 2002|vitin 2002]], duke shënuar pikët e para të Minardit në tre vite në garën e shtëpisë së tij dhe të Stoddart. Pas sezonit të parë, ai kaloi te [[Jaguar Racing|Jaguar]] si pilot kryesor. Gjatë dy viteve me një makinë realisht jo konkuruese, Webber arriti të merrte rezultate të mira në kualifikuese duke u nisur në disa raste nga vendet e para si dhe mposhti rregullisht shokët e tij të skuadrës. Fitorja e tij e parë në Formula Një erdhi me Red Bullin në [[Çmimi i madh i Gjermanisë 2009|Çmimin e madh të Gjermanisë 2009]],<ref>{{cite web|url=http://www.ausmotive.com/2009/07/12/webber-wins-in-germany.html|title=AUSmotive.com&nbsp;– Webber wins in Germany!|trans-title=Weber fiton në Gjermani!|publisher=Ausmotive.com|language=en|date=12 korrik 2009|accessdate=23 prill 2019}}</ref> e cila u pasua nga tre vende të dyta në Çmimet e mëdha të [[Çmimi i madh i Kinës 2009|Kinë]], [[Çmimi i madh i Turqisë 2009|Turqi]] dhe [[Çmimi i madh i Britanisë 2009|Britani]]. Në fund të sezonit, Webber kishte koleksionuar tetë podiume, përfshirë edhe fitoren në [[Çmimi i madh i Brazilit 2009|Çmimin e madh të Brazilit]]. Nëntë podiumet e arritura në sezonin 2009 krahasohen me dy të arritura në shtatë vitet e para në Formula Një. Ai regjistroi edhe dhjetë podiume në [[Kampionati Botëror i Formula Një 2010|sezonin 2010]], përfshirë edhe fitoret në [[Çmimi i madh i Spanjës 2010|Spanjë]], [[Çmimi i madh i Monakos 2010|Monako]], [[Çmimi i madh i Britanisë 2010|Britani]] dhe [[Çmimi i madh i Hungarisë 2010|Hungari]]. Webber përfundoi i treti në renditjen e pilotëve, edhe pse kishte kryesuar gjatë shumicës së sezonit, duke humbur titullin vetëm në garën e fundit ndaj shokut të skuadrës [[Sebastian Vettel]]. Webber gjithashtu fitoi [[Çmimi i madh i Brazilit 2009|Çmimin e madh të Brazilit 2011]] dhe në kampionat përfundoi sërisht i treti, mbrapa ndjekësit [[Jenson Button]] dhe fituesit Vettel. Webber sërisht ishte shok skuadre me gjermanin në [[Kampionati Botëror i Formula Një 2012|vitin 2012]], duke e mposhur në garat e para të sezonit. Ai u duk konkurent për titullin kampion por nuk fitoi gara në pjesën e dytë të sezonit. Fitoret e tij të vetme në atë sezon ishin në Çmimet e mëdha të [[Çmimi i madh i Monakos 2012|Monakos]] dhe [[Çmimi i madh i Britanisë 2012|Britanisë]]; kjo e fundit ishte gara e tij e fundit e fituar në Formula Një. Ai e përfundoi sezonin 2012 në vendin e gjashtë me 179 pikë, kurse në [[Kampionati Botëror i Formula Një 2013|sezonin 2013]], i fundit për të, në vendin e tretë me 199 pikë.<ref name="Formula Një">{{cite web|url=https://www.botasot.info/sporti/229430/webber-njofton-largimin-nga-formula-1/|title=Webber njofton largimin nga Formula 1|publisher=Botasot.info|date=27 qershor 2013|accessdate=23 prill 2019}}</ref>
 
Më 27 qershor 2013, Webber deklaroi se do të tërhiqej nga Formula Një.<ref name="Formula Një"/> Ai garoi për Porsche në vitin 2014, në një marrëveshje afatgjatë, duke konkuruar në FIA World Endurance Championship. Ai është një nga jashtë pilotët e [[Porsche 919 Hybrid]],<ref name="LMP">{{cite web|url=http://www.abc.net.au/news/2013-06-27/formula-one3a-mark-webber-to-retire-at-end-of-season/4786120|title=Formula One: Mark Webber to retire at end of season|trans-title=Formula Një: Mark Webber do të pensionohet në fund të sezonit|date=27 qershor 2013|website=ABC News 24|publisher=[[Australian Broadcasting Corporation]]|language=en|accessdate=27 qershor 2013}}</ref> dhe në nëntor 2015, ai u bë kampion i World Endurance me makinën me nr. 17, sëbashku me [[Timo Bernhard]] dhe [[Brendon Hartley]]. Treshja fitoi garën e parë të sezonit 2016. Pas pensionimit nga Formula Një, Webber u bashkua ekipit të BBC F1 si gazetar dhe analist në raste në vitet 2014–15 dhe më pas kaloi te ekipi Channel 4 F1 si analist me kohë të plotë për sezonin 2016.
 
==Referencat==