KF Drita (Gjilan): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Skeda DritaSuperCup2018.jpg u largua pasi që është shlyer nga Commons prej Jcb
Rreshti 62:
 
Por, themeluesit dhe futbollistët e parë, apo pinjollët e tyre nuk e harruan asnjëherë Dritën. Kështu, në vitet '60 studentët gilanli në Beograd dhe gjetkë, në turne të futbollit të vogël paraqiteshin me emrin "DRITA", derisa më 1977 e riformuan edhe në futboll të madh ekipin dhe dashurinë e tyre të parë. Padyshim, më meritori për rithemelimin e Dritës ishte Demush Pajaziti-Klaiqi. Pasi që për 25 vite pushteti jugosllav ia ndaloi Dritës të garojë me këtë emër shqip, më 1977 axha Demush tregoi trimëri të rrallë për kohën, duke e rithemeluar klubin me të cilin ishte i lidhur familjarisht, dhe atë sërish me po atë emër shqip, me po atë emër të madh...DRITA. Në vitet 1978-87 Drita garon në Ligën e Dytë të Kosovës, gjerësa më 1987 plasohet në Ligën e Parë të Kosovës.
 
[[Skeda:DritaSuperCup2018.jpg|parapamje|Ngritja e SuperKupes se Kosoves]]
Pas viteve '90 Drita u morr në menaxhim nga Selami Osmani - BEZI, me të cilin për 15 vjet arriti majat e futbollit kosovar, duke u shndërruar në ankthin e të gjitha skuadrave kosovare, falë lojtarëve që sillte në Gjilan, legjenda e qytetit, BEZI, i cili për 15 vite kontribuoi me tërë qenien e vet për Dritën. Nën menaxhimin e tij Drita arriti të stolisej me titullin e kampionit të Kosovës më 2002-03, të fitojë kupën më 2000-01 dhe të ishte nënkampion më 1999-00 dhe 2001-02. Drita arriti edhe deri në gjysmëfinale më 1999-00, 2001-02 dhe 2002-03. duke thyer rekord kosovar që për katër vite rradhazi nuk zbritën më poshtë se pozita e tretë dhe për katër vite arritën së paku deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.