[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 83.251.69.111) dhe riktheu rishikimin 1842452 nga 1l2l3k
vNo edit summary
Rreshti 31:
== Veprimtaria gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] ==
 
Në ishullin famëkeq do gjente intelektualë e patriotë si [[Llazar Fundo|Zai Fundo]]n, [[MuzaferMyzafer Pipa|MuzaferMyzafer Pipën]], [[Abas Ermenji]]n, [[Isuf Luzaj]]n dhe federalistët italianë [[Altiero Spinelli]]n dhe [[Sandro Pertini]]n. Kërkesës për lirimin e tij Mëkambësia nuk i përgjigjej. Vetëm me 7 shkurt 1942 Kryesia e Këshillit të Ministrave në Tiranë njoftonte Komandën e Lartë të Karabinierisë që Safet Butka së bashku me bashkëatdhetarë të tij ishin liruar dhe u jepej porosia organeve kompetente për t’i lënë të lire kur të mbërrijnë në Shqipëri. Ndërsa Komanda e Lartë e Karabinierëve duke i njoftuar Komandat e grupeve të Karabinierisë së Shkodrës, Korçës dhe Tiranës, u kujtonte edhe referencat për veprimtarinë e mëparshme te tij.<ref>AQSH. F. 249, V 1942, D.I/303, f. 77.</ref>
U lirua shtator 1942 në Shqipëri, u vendos në Butkë ku kishte lënë familjen. Pasi vajti në Tiranë të konsultohej me [[Mid'hat bej Frashëri|Mit'hat Frashërin]]<ref name="dk"/> doli në mal dhe u bë një udhëheqës i shquar i lëvizjes së Ballit Kombëtar në zonën e Korçës. Bërthama e çetës së tij ishte e përbërë nga 70 luftëtarë të kalitur dhe me shumë përvojë, dhe që në rast emergjence mund të zgjerohej në një mijë njerëz. Çeta e Safet Butkës i dha një ndihmë të vlefshme luftëtarëve të Vlorës dhe e mori nga depot ushtarake italiane në fshatrat Dardhë, Suli, [[Graçani|Graçan]], Progri, Pleshisht, dhe Verbinj gjithë prodhimin bujqësor (misri, duhani, leshi, etj) që kishin marrë italianët dhe ua ktheu pronarëve.