Mitrush Kuteli: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 63:
Më 1938 botoi librin ''Netë shqiptare'' me rrëfimet e veta të botuara një dhjetëvjeçar më parë te ''Shqipëri' e Re,''<ref name=":3" /> cilësuar si tregime lirike nga [[Arshi Pipa]].<ref name=":7">{{Cito web|url=https://books.google.al/books/about/Let%C3%ABrsia_Shqipe.html?id=kdfaoQEACAAJ&hl=en&output=html_text&redir_esc=y|title=Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore|publisher=Princi|last=Pipa|first=Arshi|authorlink=Arshi Pipa|year=2014|origyear=1978|pages=113, 188|isbn=978-9928-4090-9-6|trans-title=Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives}}</ref> Pati lënë një vëllim me afro 200 këngë popullore moldavishte (që kish mbledhur rrugës për në Stalingrad) për botim në Bukuresht shtatorin e 1942, mbante titullin ''Cantece Din Moldova Mica'' që përfshinte mjaft elemente inedite të folkloristikës rumune.<ref name=":4">{{Cite book|title=Këngë e Britma nga Qyteti i Djegur|last=Kuteli|first=Mitrush|publisher=sh. b. "Mitrush Kuteli"|year=2016|isbn=9789928180131|location=Tiranë|pages=11-20|chapter=Këngët i sjell era|edition=2}}</ref> Pasi u kthye në Shqipëri, më 1943 boton ''Ago Jakupi e të tjera rrëfime'' (novela impresioniste<ref name=":7" />) dhe librin me poema ''[[Sulm e lotë]]''. Një vit më vonë, më 1944 boton vëllimin me tregime ''Kapllan Aga i Shaban Shpatës,'' pamfletet satirike-politike ''Havadan në havadan'' dhe përmbledhjen me këngët e Pogradecit ''Këngë e Brithma nga Qyteti i Djegur.''<ref name=":4" />
 
Më 1946 jep për shtyp librin ''Dashuria e barbarit Artan'', që nuk del i plotë. Madje humben disa dorëshkrime të rëndësishme;<ref name=":3" /> pas arrestimit më 1947, i pati humbur romani shkruar për [[Kampi i përqëndrimit Prishtinë|kampin nazist të Prishtinës]] ''Njerëz dhe ujq<ref>{{Cite book|title=Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri|last=Ndoja|first=Leka|publisher=ISKK|year=2013|isbn=978-9928-168-12-2|location=Tiranë|pages=87|ref=harvnb}}</ref>'' dhe 30 dorëshkrime të rilindasve që i ishin besuar nga [[Ilo Mitkë Qafëzëzi]], iu konfiskuan nga [[Sigurimi i Shtetit|Sigurimi]].<ref>{{Harvnb|Ndoja|2013|pages=127-128}}.</ref> Tre muaj para se të arrestohej e burgosej, përfundoi veprën që më pas do të titullohej ''E madhe është gjëma e mëkatit''.<ref name=":0" /> Vitet e para të regjimit komunist i humbën novelat ''Dashuria e barbarit Artan për të bukurën Galatea,'' gjysma e dytë e novelës ''Zbulesa e dytë e Pjetër Kulirës nga Liqerasi'', drama ''Ura'' me motive të legjendës së murimit dhe librat ''Rrëfimet me të gjallë e me të vdekur'' dhe ''Shënimet ekonomike''.<ref>{{Cite journal|last=Mile|first=Alma|date=|title=Humbjet letrare të Kutelit në diktaturë: Behar Gjoka, një libër studimor për shkrimtarin|url=|journal=Panorama|volume=2698|pages=21|via=}}</ref>
 
Për t'iu kthyer e drejta e botimit iu përkushtua letërsisë për fëmijë, dhe iu botuan ''Pylli i Gështenjave'' (1958), ''Xinxifillua'' (1962) dhe ritregimin e [[Cikli i kreshnikëve|Ciklit të kreshnikëve]] tek ''Tregime të moçme shqiptare'' (1965).<ref>{{Cite web|url=https://www.voal.ch/kuteli-mjeshter-i-fjales-shqipe-kujtime-dhe-kritike-letrare-nga-naum-prifti/|title=Kuteli, mjeshtër i fjalës shqipe (kujtime dhe kritikë letrare)|website=voal.ch|last=Prifti|first=Naum|authorlink=Naum Prifti|date=13 nëntor 2015|accessdate=18 tetor 2018}}</ref> Pas vdekjes iu botua ''Baltë nga kjo tokë'' (1973), ''Në një cep të Ilirisë së Poshtme'' (1983),<ref name=":3" /> poema ''Rrjedhin lumenjtë'',<ref name=":6" /> ''E madhe është gjëma e mëkatit'' (1993), ''Ditari i ekonomistit'' (2013), ''Netë moldave'' (2015), etj.