Kategoria:Festa lokale në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
[[Kategoria:Kultura e Shqipërisë]]
"[https://www.youtube.com/watch?v=3ELFkF53bNU Veriu është Festë]<ref>{{Cite web|url=https://www.youtube.com/watch?v=3ELFkF53bNU|title=}}</ref>" është një nismë vullnetare e organizatës [http://www.go2albania.org/ GO2] për evidentimin, mbledhjen, përpunimin, botimin dhe promovimin e informacionit për festat lokale të [[Qarku Shkodër|Qarkut Shkodër]] me qëllim kontributin në sektorin e turizmit në këtë hapësirë. Kalendari "[https://issuu.com/go2albania/docs/go2_albania_veriu_eshte_feste Veriu është Festë]" përfaqëson të parën përmbledhje të festave lokale të një Qarku në të gjithë [[Shqipëria|Shqipërinë]].
 
Kalendari prej 382 faqesh përfshin informacion të zgjeruar për 166 festa lokale dhe ngjarje të tjera të rëndësishme për komunitetin, përfshi edhe ditët e shënuara të kujtesës kombëtare dhe ndërkombëtare me karakter kulturor, social, fetar e sportiv që kremtohen në 5 bashkitë e këtij Qarku: [[Bashkia Fushë-Arrëz|Fushë-Arrëz]], [[Bashkia Malësi e Madhe|Malësi e Madhe]], [[Bashkia Pukë|Pukë]], [[Bashkia Shkodër|Shkodër]] dhe [[Bashkia Vau i Dejës|Vau Dejës]]. Secila festë shoqërohet me një foto të përzgjedhur të vendit ose momentit të organizimit të saj ndër vite.
 
Kalendari shoqërohet me Hartën e Qarkut Shkodër, ku çdo fshat apo njësi tjetër administrative përkon me numrin përkatës të festës të shënuar në libër<ref>{{Cite web|url=https://www.youtube.com/watch?v=WoOYAmMU5KE|title=RTSH}}</ref>.
 
Të depozituara sipas dispozitave ligjore edhe në sektorin e katalogizimit të [http://www.bksh.al/ Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë] (<nowiki>ISBN 978-9928-4461-5-2</nowiki>), Kalendari dhe Harta janë të aksesueshëm si botim në formatet respektive 14x9cm dhe 45x56cm. Po ashtu ato mund të shfletohen në internet, në adresën e botimeve të [https://issuu.com/go2albania/docs/go2_albania_veriu_eshte_feste GO2] në [https://issuu.com/ issuu.com].