[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 181:
=== Ulqini në shekullin XX ===
[[Skeda:Ulcinj Bazaar and Namazgjah Mosque (1908).jpg|parapamje|[[Çarshia e Ulqinit]] dhe [[Xhamia e Namazgjahut]] në vitin 1908.]]
Gjatë shekullit XX Ulqini ka mbijetuar rënie të rënda dhe ngritje të çuditshme. Nga qyteti i dytë i [[Mali i Zi|Malit të Zi]] në vitin 1880, kur u bashkëngjit këtij vendi, mbas pak më shumë se tre dekada ka mbërritur në vendin e gjashtë me zhvillim ekonomik dhe numër të banorëve (mbas Podgoricës, Nikshiqit, Cetinës, Tivarit dhe Plavës). Detaria dhe tregtia e tij kanë pasë një ecuri gjithnjë e më dobët, kështu që qyteti është amulluar. Gjatë [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]] u pushtua nga [[Austro-Hungaria]] më 1916 dhe nga [[Italia]] në nëntor 1918, ndërsa nga viti 1920 ishte pjesë e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e cila do të njihet më vonë si [[Jugosllavia|Mbretëria e Jugosllavisë]].
 
Si qyteti më jugor i bregdetit të [[Jugosllavia|Mbretërisë së Jugosllavisë]], përjeton në vitet tridhjetë të shekullit XX një kthesë të fuqishme. Konkretisht, në atë periudhë u ndërtua [[Kriporja e Ulqinit|Kriporja]] dhe hotelet ''Republika'', ''Jadran'' dhe ''Koop'' (më vonë ''Galeb''), të cilët Ulqinin shumë shpejt e bënë qendër ekonomike dhe turistike të vendit. Mirëpo, [[Lufta e Dytë Botërore]] e ndali vrullin ekonomik në mënyrë të menjëhershme. Prej vitit 1941 deri më 1944 Ulqini ishte nën administratën [[Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore|shqiptare]]. Më 7 nëntor 1943 Ulqini do të [[Bombardimi i Ulqinit (1943)|bombardohet nga forcat aleate]], ku do të humbin jetën mbi 46 persona dhe shumë të tjerë do të plagosen. Forcat partizane marrin Ulqinin më 26 nëntor 1944 dhe kështu bëhet pjesë e [[RSFJ|Jugosllavisë Socialiste]].<ref>[[#LTKU-1989|LTKU (1989)]], fq. 46</ref><ref>[http://www.cdm.me/politika/cetkovic-dps-i-forca-hoce-da-brisu-istoriju-ulcinja Ćetković: DPS i Forca hoće da brišu istoriju Ulcinja]</ref><ref>[http://www.visit-ulcinj.com/blog/2014/03/19/ruzna-strana-lepote-ulcinja/ Ružna strana lepote Ulcinja]</ref>