Ndryshimi mes inspektimeve të "Lidhja e Prizrenit"

v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
v
[[Skeda:LidhjaPrizrenit.jpg|thumb|Lidhja e Prizrenit|300x300px]]'''Lidhja e Prizrenit''' ([[Gjuha osmane|osmanisht]]: '''''Prizren Ittifaki''''' ose '''''Ittihadi''''') qe një organizim politik i parisë së katër vilajeteve shqiptare në [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]], themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të [[Prizreni|Prizrenit]], ku deri një vit përpara ishte qendra e [[Vilajeti i Kosovës|Vilajetit të Kosovës]].
 
[[Traktati i Shën Stefanit|Traktatet e Shën Stefanit]] dhe [[Traktati i Berlinit|Berlinit]] u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas [[Lufta Ruso-Turke (1877-1878)|Luftës Ruso-Turke]], shqiptarët u përgatitën për rezistencë [[Kombi|kombëtare]]. Në pamundësi që Perandoria Osmane t'i shmangej traktateve, [[Sulltani|Sulltan]] [[Abdyl Hamiti II|Abdyl-Hamidi II]] thirri në Stamboll [[Sheh Mustafa Tetova|Sheh Mustafa Tetovën]] dhe [[Abdyl bej Dume-Frashëri|Abdyl bej Dume-Frashërin]] në shenjë përkrahjeje; dhe u shkroi letra kadiut të [[Gjakovë|Gjakovës]] Ahmet efendi Koronicës, [[MyderrisMyderizi|myderrizit]] të Prizrenit Ymer Efendiut dhe myftiut të Dibrës Jonuz Efendiut, ndërsa iu dha urdhër komandantëve ushtarakë në vilajetet shqiptare që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes.<ref name=":0">{{Cite book|title=Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë, 1878 – 1881|last=Belegu|first=Xhaferr|authorlink=Xhaferr Belegu|publisher=Kristo Luarasi|year=1939|isbn=|location=Tiranë|pages=17-18|ref=harvnb}}</ref><ref>{{Cite book|title=Lidhja e Prizrenit edhe efektet dipllomatike të saj|last=Frashëri|first=Mehdi|authorlink=Mehdi bej Frashëri|publisher=Kristo Luarasi|year=1938|isbn=|location=Tiranë|pages=34}}</ref>
 
Qëndrimet fillestare të Lidhjes, në krye të komitetit qendror të së cilës ishte [[Iljaz Pashë Dibra|Iljaz pashë Dibra]], u parashtruan në ''[[Kararnameja|Kararname]]''. Në këtë dokument prijësit shqiptarë theksonin synimin e tyre që të ruanin dhe mbanin integritetin e territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të [[Porta e Lartë|Portës]]. Megjithatë qëndrimet dhe projekti i Lidhjes përvijoi ndryshe duke përshfaqur rrymat e brendshme.
165

edits