Ndryshimi mes inspektimeve të "Ali pashë Tepelena"

Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
 
==Prejardhja==
Lindi nëg [[Beçishti|Beçisht]], në një familje feudale të mesme, pasardhës të një dervishi tregtar me prejardhje nga [[Horasani]] sipas traditës familjare. Dervishi quhej Nazif dhe u vendos në një [[Teqeja|teqe]] [[Halveti|halvetish]] në [[Tepelena|Tepelenë]], ku pas gjasave arriti të gëzojë ndikim ndër banorët e viseve. I biri, Mustafa beu (Muço) arriti të futej në radhën e dyerve të fisme shqiptare duke u martuar me një vajzë çalamane të bejlerëve të [[Këlcyra|Këlcyrës]].
 
Pas Muço beut, ishte Myftar beu ([[Sami Frashëri|Samiu]] e quan Ali Pashë me gradë ''miri miran'')<ref name=":0" /> që fitoi pozitën më të lartë duke u caktuar ''dizdar'' (kështjellar) i Tepelenës; dhe më pas ra rob dhe u var në litar gjatë rrethimit të dytë të Korfuzit.<ref name="Vlora56" /> Një nga tre djemtë e Myftar beut,<ref name=":0" /> Veli beu muar për grua Esmiha hanëmin nga dera e bejlerëve të [[Konica|Konicës]] që më pas do të njiheshin si Zenelbejllinjtë,<ref name="Vlora56" /> çifti pati një djalë dhe një vajzë, Aliun dhe Shahnisanë.<ref name=":0" />
Anonymous user