[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 196:
 
=== Interaksioni historiko-politik me komunitetet e tjera fetare ===
[[SijarSijeri|E drejta ndërkombëtare klassike islame]] e hartuar në shekujt që pasuan pas vdekjes së themeluesit të fesë, bënte dallim në trajtimin e heterodoksëve (''besimitarëve të feve të tjera'') ndërmjet [[Fetë e librave|besimtarëve të feve të shkrimeve]] (''monoteistëve'') dhe besimtarëve të feve politeiste, të cilët ''[[de iure]]'' duheshin luftuar deri në pranimin e fesë islame. Të parët kishin një status të veçantë nën komunitetin islam si ''[[dhimmi]]'' (të mbrojtur). Ky status kishte si kusht pagimin e një takse të veçantë, [[xhizja]]-n; për këtë u garantohej atyre në të kundërt mbrojtja e jetës dhe e pronës si dhe leja për të praktikuar fenë e tyre (me kufizime të caktuara)<ref>Francis E. Peters: ''Islam, a Guide for Jews and Christians''. Princeton University Press, 2003. f. 195</ref> lirisht.<ref>Albrecht Noth: ''Der Dschihad: sich mühen für Gott (Xhihad-i: të munduarit për zotin''). Në: Gernot Rotter (botues): ''Die Welten des Islam: neunundzwanzig Vorschläge, das Unvertraute zu verstehen (Botët e islamit: njëzetenëntë propozime për të kuptuar të panjohurën''). Fischer Taschenbuch Verlag, 1993. f. 30</ref> Kjo marrëveshje vlente fillimisht vetëm për çifutët dhe të krishterët por u zgjerua ndaj të gjithë thjesht jo-myslimanëve kur pushtuesit myslimanë hasën në komunitete besimesh të tjera, si psh. [[Hinduizmi|hindut]].<ref>Robert Hoyland (botues): ''Muslims and Others in Early Islamic Society''. Ashgate, 2004. f. xiv</ref> Heterodoksët (''besimtarët e feve të tjera'') në zonat jo-islame, në të ashtuquajturën ''[[Dar-yl-Harb|shtëpinë e luftës]]'' (''dar al-harb''), u lejohej të qëndronin përkohësisht ''[[Mustamin-i|musta'min]]'' në [[Dar-yl islam-i|zonat islame]] (''dar al-islam''). Si banorë të ''dar al-harb''-it ata vlenin përndryshe si armiq (''[[harbi]]'') që pas pushtimit të vendeve të tyre gjatë [[Ekspansioni islam|ekspansionit islam]], në fillim u duhej bërë thirrje të konvertonin (''ndërronin fenë'') në fenë islame. Në rast refuzimi u duhej bërë oferta e statusit të dhimmi-t (me kushtin që t'i përkisnin më parë një feje libri) dhe në rast refuzimi të kësaj oferte duheshin luftuar.<ref>A. J. Wensinck und J. H. Kramers (botues): ''Handwörterbuch des Islam (Manuali i fesë islame''). Brill, 1941. f. 112, "Djihād"</ref>
 
=== Situata aktuale e bahai-tëve ===