Ushtria Çlirimtare e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
nuk eshte e vertet qe kan qen 45000 luftetar se dej n beograd ishum shku me i pas 45000
Rreshti 69:
1998)''' ishte faza e organizimit konkret të njësiteve të vogla guerile dhe fillimi i aksioneve të armatosura kundër policisë serbe. Në vitin 1991 një grup atdhetarësh të ardhur nga Kosova, Zvicra e vende të tjera, me Adem Jasharin në krye, u stërvitën ushtarakisht për rezistendcë të armatosur guerile. Adem Jashari i pari krijoi grupin e Drenicës dhe në vitin 1992 filloi aksionet e para luftarake. Më 5 prill 1993, në kullën e tij u organizua një mbledhje me luftëtarët e njësiteve guerile dhe veprimtarët politikë. Adem Jashari propozoi që të gjitha aksionet të kryheshin në emër të Ushtrisë së Kosovës. Në këtë mbledhje u mor vendimi për emërimin e Adem Jasharit Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kosovës, e cila në vjeshtën e vitit 1994 mori emrin '''Ushtria Çlirimtare e Kosovës''' ( '''UÇK''' ).
 
Adem Jashari i bashkërendoi veprimet me zonat e tjera, si me grupin e Llapit – që udhëhiqej nga Zahir Pajaziti etj. me grupin e Dukagjinit që drejtohej nga Luan Haradinaj, Ardian Krasniqi etj. Në nëntor të vitit 1994, pas aksionit në Drenas (ish-Gllogofc),, UÇK-ja doli me komunikatën e parë, duke marrë mbi vete të gjitha aksionet e kryera që deri atëherë kishin mbetur anonime. Hapur në publik, ajo u shfaq më 28 nëntor 1997, gjatë ceremonisë së varrimit të arsimtarit Halit Geci nga Llausha e Skenderajt, të vrarë nga policia serbe. Në atë ceremoni, në tribunë u ngjitën të veshur me uniformën e UÇK-së luftëtarët e UÇK-së dhe komandantët e ardhshëm: Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj. Në shkurt – mars 1998, Adem Jashari me njësitin e tij ushtarak, vuri nën kontrollin e UÇK-së territorin e Drenicës. Forca të shumta ushtarako-policore të armatosura me autoblinda e artileri të rendë sulmuan Drenicën. Adem Jashari luftoi tri ditë e net nga kulla e tij, së bashku me gjithë  lagjen Jashari e familjen prindër, vëllezër, gra[[Granit dhe fëmijë. Asnjë nga anëtarët e familjes dhe shumë nga farefisi nuk pranuan të largohen, por luftuan derisa ranë heroikisht 56 veta: burra, gra dhe fëmijë nga mosha 5 deri 74 vjeç, të gjithë sa u gjendën në kullat e Jasharajve luftuan deri ne vdekje.Xhaka|gr]]
 
=== Faza e tretë ===
Rreshti 76:
=== Faza e katërt ===
[[Skeda:Ushtria Çlirimtare e Kosovës.jpg|parapamje|'''Ushtria Çlirimtare e Kosovës''']]
'''FazaMUT e katërt (tetor 1998 – qershor 1999)''' filloi pas mësymjes serbe, kur [[UÇK (kthjellim)|UÇK]]-ja, megjithëse mori goditje të rëndë nuk u asgjësuan, siç ishte qëllimi e siç deklaronteA Serbia; [[UÇK (kthjellim)|UÇK]]-ja u bë dhe më e fortë se më parë; u riorganizua shpejt me formacione më të mëdha, në brigada. Kjo fazë u karakterizua nga zhvillimi i luftimeve në të gjithë hapësirën e Kosovës, pa vija fronti të përcaktuara, duke dhënë goditje më të fuqishme armikut shekullor. Bazat strategjike, Shtabi i Përgjithshëm, spitalet, radioja “Kosova e lirë” dhe agjencia “Kosovapress” etj., u mbrojtën me çdo kusht në Malet e Berishës. Në këtë fazë, krahas mobilizimit vullnetar, me vendim të Shtabit të Përgjithshëm u zbatua edhe mobilizimi i detyrueshëm për luftë.
Thirrjes për luftë iu përgjigje vullnetarisht populli, por edhe një pjesë e konsiderueshme të emigruarish, djem e vajza që jetonin e punonin në vendet e Evropës Perëndimore, në SHBA e gjetiu. Në SHBA u krijua “Batalioni Atlantik”, i cili, pasi u stërvit dhe u armatos jashtë Kosovës, u fut në luftë në frontin e Koshares dhe në atë të Pashtrikut. Strategjia e luftës së Kosovës përbëhet nga dy pjesë: strategjia politike dhe strategjia ushtarake<ref>http://www.shiluck.org/ushtria-clirimtare-e-kosoves-3/| Ushtria Çlirimtare e Kosovës</ref>.
Strategjia politike përmbante konceptin e ndërgjegjësimit e të mobilizimit të popullit shqiptar të Kosovës për luftën e armatosur kundër pushtimit serb, si e vetmja rrugë për fitoren e lirisë, duke siguruar mbështetjen mbarëkombëtare dhe duke bindur faktorin ndërkombëtar për drejtësinë e luftës. Kjo strategji u përpunua nga Drejtoria Politike e UÇK-së. SHP i UÇK-së, jo pa vështirësi, ia arriti qëllimit të bindte shqiptarët për mundësitë e mposhtjes së Serbisë me luftë dhe faktorin ndërkombëtar për ta njohur dhe mbështetur luftën e drejt të shqiptarëve. U hodh poshtë çdo akuzë ndaj UÇK-së, si forcë “terroriste”, si lëvizje revolucionare “marksiste-leniniste” apo si lëvizje “fondamentaliste islamike”. Përpunimi i strategjisë politike, bazuar në parimet universale të dokumenteve ndërkombëtare dhe të zbatuara me korrektësi në fushën e luftës nga UÇK-ja, e cila nuk vriste gra e fëmijë, civilë të paarmatosur,, robërit e luftës i trajtonte me humanizëm, në përputhje me normat ndërkombëtare të luftës etj., e bindi botën demokratike për drejtësinë e luftës që zhvillonte dhe siguroi mbështetjen e [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|SHBA]]-së e të [[NATO]]-s (shih), si faktorë të fuqishëm të jashtëm për çlirimin e Kosovës. Strategjia ushtarake përmblidhte konceptin e vazhdimësisë në rritje të luftës së armatosur, duke kaluar nga njësitet e vogla në njësi të mëdha, derisa e gjithë Kosova të ngrihej në këmbë dhe të shndërrohej në forcë asgjesuese për armikun, për ta detyruar atë të largohej nga toka e okupuar e Kosovës. Megjithë përpjekjet që u bënë, nuk u arrit që i gjithë populli të përfshihej në luftë për shkakun kryesor se i mungonin armët.