Valter Shtylla: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Burimin e informacionit, ai eshte marre tek faqja Tirona.Website
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 185.132.92.46) dhe riktheu rishikimin 1817835 nga 79.94.201.126
 
Rreshti 1:
<ref>{{Cite web|url=https://tirona.website/valter-shtylla/|title=Burimi faqja Tirona}}</ref>'''Valter Shtylla''' specialist shqiptar i monumenteve të kulturës. Ka lindur në Tironë më 21 maj të vitit 1942. Ai është pjesë e Institutit të Monumenteve dhe punon në këtë institucion që në kohën kur ky i fundit u krijua, më 1965-ën. Në vitin 1970, Shtylla ka kryer Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet, duke vazhduar edhe punën si punonjës shkencor në sektorët e monumenteve të arkitekturës antike dhe mesjetare. Gjatë viteve të para të punës së tij në sektorin e lartpërmendur, ai ka kryer aktivitete në terren në të gjithë Republikën, për gjurmimin, seleksionimin dhe vënien në mbrojtje nga shteti të vlerave të ndryshme të trashëgimisë kulturore, siç ishin objektet e kultit dhe ato të hershme inxhinierike, si dhe për konservimin e monumenteve të kultit. Në fushën e studimeve, objekt i prof. Valter Shtyllës kanë qenë ndërtimet e hershme inxhinierike si: rrugët, urat, ujësjellësit, banjat etj., duke realizuar kështu një dokumentacion të pasur grafik dhe fotografik për arkivin e institutit. Në këtë fushë, Shtylla ka botuar rreth 40 artikuj studimorë në organe të ndryshme të shtypit dhe kryesisht në revista e buletine shkencore, brenda dhe jashtë shtetit. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare të ndryshme me kumtesa dhe diskutime mbi pasurinë kombëtare kulturore shqiptare. Gjatë viteve ‘94-‘97 ai ka qenë në detyrën e drejtorit të Institutit të Monumenteve. Që prej 20 vjetësh Shtylla gëzon të drejtën e mbajtjes së titullit "Doktor i Shkencave" dhe "Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor", ndërsa prej vitit 1995 ai mban titullin "Profesor Doktor".
 
 
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
 
<references />