Heinrich Himmler: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{Infobox person
| emri = Heinrich Himmler
| foto =
[[Skeda:Himler.jpg|parapamje|qendër]]
| datëlindja = 7 tetor 1900
| vendlindja = [[Mynihu|Mynih]], [[Gjermania|Gjermani]]
| data e vdekjes = 23 maj 1945
| vendvdekja = [[Lynenburgu|Lynenburg]], [[Gjermania|Gjermani]]
| kombësia = gjerman
| profesioni = [[Reichsführer-SS]]<br>Shef i Policisë Gjermane<br>Drejtor i zyrës kryesore të sigurisë së Rajhut<br>Ministër i Brendshëm i Rajhut
| vitet aktiv = 1917–1918 (Ushtri)<br>1925–1945 (SS)
| partia = [[Partia Naziste]]
| bashkëshortja = [[Margarete Boden]]
| fëmijë = {{hlist|[[Gudrun Burwitz|Gudrun]]|Helge|Nanette}}
}}
'''Heinrich Luitpold Himmler''' (7 tetor 1900 - 23 maj 1945) ishte ''[[Reichsführer]]'' i ''[[SS|Schutzstaffel]]'' (skuadroni i mbrojtjes; SS), dhe një anëtar drejtues i [[Partia Naziste|Partisë Naziste]] (NSDAP) të [[Gjermania|Gjermanisë]]. Himmler ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në Gjermaninë naziste dhe midis atyre me përgjegjësi direkte për [[Holokausti|Holokaustin]].
 
Si anëtar i një batalioni rezervë gjatë Luftës së Parë Botërore, Himler nuk mori pjesë në shërbimin aktiv. Ai studioi [[Agronomia|agronomi]] në universitet dhe u bashkua me Partinë Naziste në vitin 1923 dhe SS-në në 1925. Në 1929, ai u caktua ''Reichsführer-SS'' nga Hitleri. Përgjatë 16 viteve në vijim, ai e ktheu SS-në nga një batalion 290 vetësh, në një grup paramilitar me 1 milion anëtarë dhe duke ndjekur urdhrat e Hitlerit për të themeluar [[kampe përqendrimi]]. Ai njihej për aftësitë e mira organizative dhe për përzgjedhjen e vartësve tejet të aftë siç ishte dhe [[Reinhard Heydrich]] në vitin 1931. Që nga 1943 dhe më pas, ai ishte shef i policisë gjermane dhe Ministër i Brendshëm, duke mbikqyrur të gjitha forcat e policisë dhe sigurisë të brendshme dhe të jashtme duke përfshirë dhe [[Gestapo|Gestapon]] (policia sekrete). Himler kishte një interes të madh gjatë gjithë jetës së tij për [[Okultizmi|okultizmin]], duke interpretuar besimet neopaganiste gjermanike dhe ''[[Völkisch]]'' për të promovuar politikën racore të Gjermanisë naziste dhe duke përfshirë rituale dhe simbolizmin [[Ezoterika|ezoterik]] në SS.
 
Në emër të Hitlerit, Himler krijoi ''[[Einsatzgruppen]]'' dhe ndërtoi [[kampe shfarosjeje]]. Si lehtësues dhe mbikqyrës i kampeve të përqendrimit, Himler drejtoi vrasjen e 6 milionë [[çifutëve]], 200,000-500,000 [[Romët|romëve]], dhe viktimave të tjera; numri total i civilëve të vrarë prej regjimit përafrohet në 11-14 milionë njerëz. Shumica e tyre ishin qytetarë polakë dhe sovjetikë.