Muzeu i Hekurudhave të Kosovës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
layout
Rreshti 3:
 
== Historiku ==
Historiku i gjatë i Hekurudhave Kosovare zë fill në vitin e largët 1874 kur ndërtohet linja e parë hekurudhore [[Hekurudha Hani i Elezit - Fushë - Kosovë - Mitrovicë|Hani i Elezit - Fushë Kosovë - Mitrovicë]] si pjesë e linjës hekurudhore [[Hekurudha Selanik - Shkup - Mitrovicë|Selanik - Shkup - Mitrovicë]]. Padyshim që një veprimtari me një histori mbi 140 vjeçare e meritonte një muze të veçantë. Iniciativa për krijimin (themelimin) e këtij institucion lindi spontanisht në shtator të vitit 2006 dhe përfundoi me 24 Gusht 2007 kur edhe u bë inaugurimi solemn i tij në prani të punonjësve të Hekurudhave të Kosovës dhe shumë mysafirëve të ftuar të Qeverisë së Kosovës, UNMIK-ut dhe KFOR-it. <ref>http://infrakos.com/wp-content/uploads/2012/06/REVISTAHEKURUDHAII3.pdf</ref>
 
Muzeu i Hekurudhave të Kosovës me koleksionet e veta ekzistuese, të ilustruara me fotografi dhe përshkrime të shkurtëra, i ka dyert e hapura për hulumtuesit me shije të mprehtë, të cilët në këtë muze do të gjejnë burimin e kënaqësisë estetike. Shikuar nga aspekti historik, muzeu në një kuptim është depo e përshtatshme për grumbullimin, rregullimin dhe ruajtjen e këtij koleksioni për pasardhësit tanë dhe gjeneratat e mëvonshme. Muzeu është një lloj strehimi për koleksionet e vjetra që njerëzit dhe ngjarjet, me dhunë i kanë ndarë nga mesi i tyre natyror dhe i kanë lënë në mëshirën e kohës e të fatit. Për këtë, shërbimet profesionale të muzeut janë të angazhuara që të sigurojnë ruajtjen, ripertritjen dhe vendosjen sa më të mirë të këtyre veglave teknike dhe t’i mbrojnë ato nga ndikimet e kohës. Përveq koleksionit të mjeteve dhe veglave tjera në Muzeun e Hekurudhave të kosovës janë sistemuar edhe libra, dorëshkrime, vegla, vula dhe fotografi të vjetra dhe bashkëkohore të transportit hekurudhor kosovar dhe ndërkombëtar. Mes eksponateve të tjera ndodhet edhe [[Lokomotiva me avull e vitit 1922 (Fushë-Kosovë)|Lokomotiva me avull prodhim i vitit 1922]].
 
== Galeria ==