Shqipëria Osmane: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Sonra Mint zhvendosi faqen Shqipëria nën sundimin osman te Shqipëria osmane nëpërmjet përcjellimit: emri origjinal i artikullit, shiko wikipedia anglisht
No edit summary
Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
[[Skeda:Sanjak of Albania Map 1431.svg|parapamje|352x352px|[[Sanxhaku i Shqipërisë]], viti 1431]]
'''Shqipëria nën sundimin osman''' përfshinë [[Shqipëria|Shqipërinë]] gjatë periudhës mes viteve 1384 dhe 1912, në të cilën ajo ishte pjesërisht ose plotësisht pjesë e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Sundimi osman në Shqipëri filloi pas [[Beteja e Savrës|Betejës së Savrës]] në vitin 1384, kur shumica e prijësve vendas ranë vasalitetin osman. Osmanët ngritën garnizonet e tyre nëpër Shqipërinë jugore deri në vitin 1415 dhe themeluan një jurisdiksion zyrtar mbi shumicën e Shqipërisë deri në vitin 1431. Disa rajone shqiptare u pavarësuan mes viteve 1443 dhe 1479, si pasojë e kryengritjeve të drejtuara nga [[Skënderbeu]]. Qytetet e fundit që ranë nën sundimin osman ishin [[Shkodra]] (viti 1479) dhe [[Durrësi]] (viti 1501). Territori i sotëm i [[Shqipëria|Republikës së Shqipërisë]] mbeti pjesë e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] deri në vitin 1912, kur Shqipëria shpalli [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë|pavarësinë]].
Rreshti 86:
Pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e tokave shqiptare i përkiste formës së tokave shtetërore. Këto përbënin fondin e tokave të përfshira në sistemin e timarit, në disa kategori: në radhë të parë, bënin pjesë tokat e punueshme, arat, livadhet në zotërim të fshatarëve. Tipar dallues i këtyre tokave (rajatike) ishte fakti se fshatarët që i zotëronin ato, ishin të detyruar t’i shlyenin një varg detyrimesh, si spahiut dhe shtetit. [[Legjislacioni]] nuk lejonte ndryshimin e statusit të tyre dhe ruante dallimin fetar midis [[bashtina|bashtinës]] dhe çifligut. Në rast se një mysliman merrte një bashtinë, i shlyente detyrimet si i krishterë.
 
Përveç tokave rajatike kishte edhe disa toka jorajatike: truallishtet ''([[turqisht]]: [[mezra]])'' ishin toka të lëna djerr të fshatrave, dikur të banuara, por që ishin braktisur nga popullsia. Ato mund të punoheshin e të mbilleshin nga fshatrat fqinje. Prej tyre merrej vetëm e dhjeta e prodhimeve bujqësore. Spahiu kishte të drejtë t’i jepte me tapi dhe taksën e tapisë e merrte shteti. Punimi i tyre mund të bëhej edhe nga fshatarë të ardhur. Sipas regjistrit të vitit 1520, fshati [[Levani|Levan]] i Vogël në regjistrimin e vjetër figuronte truallishte, por fshatarët që erdhën nga viset përreth, u vendosën aty me banim dhe e punonin tokën, duke i shlyer të dhjetën të zotit të tokës. Krahas truallishteve ishin tokat e përbashkëta (mysha)përbashkët, toka të papunuara, të ndodhura midis fshatrave me kufij të papërcaktuar dhe në përdorim të përbashkët të tyre. Punimi dhe mbjellja e tyre kushtëzohej me pagimin e së dhjetës. Një kategori tjetër tokash jorajatike ishin tokat e hapura rishtas ''([[turqisht]]: zemin e tarlla)'', prej vendeve djerr, pyjesh, vendesh malore, të cilat me kalimin e kohës nga një regjistrim në tjetrin, punoheshin e mbilleshin.
 
[[Sipahi|Spahiu]] kishte të drejtë t’i jepte me [[tapi]] që të punoheshin. Të njëjtin status kishte toka djerr brenda timareve të lëna si kullota dimërore dhe verore. Spahiu kishte të drejtë të vilte taksën për dimërimin dhe verimin e bagëtive nga fshatarët e jashtëm që sillnin bagëtitë për kullotje, por jo nga fshatarët e fshatit ku ndodhej kullota. Në periferi të qyteteve tokat nuk ishin private, por as toka rajatike. Përreth qyteteve kishte mjaft çifligje të ngarkuara vetëm me të dhjetën dhe taksën e kashtës. Një kategori më vete përbënin tokat e dhëna në zotërimin e personave të ngarkuar me shërbime ushtarake në luftë, në prapavijë ose me shërbime administrative. Këto u jepeshin si bashtina ose çifligje [[vojnukë]]ësh, [[stallieri|stallierëve]], rritësve të shpesëve të gjuetisë (doganxhinj), ruajtësve të grykave të rrugëve ([[derbendxhinj]]), pjesëtarëve të korpusit [[ushtria|ushtarak]] të [[kaloresia|kalorësve]] ''([[turqisht]]: [[myselem]])'' dhe të [[këmbësoria|këmbësorëve]]. Tokat ushtarake trashëgoheshin dhe ishin falur nga e dhjeta, [[xhizja]], taksat e jashtëzakonshme shtetërore dhe nga çdo detyrim tjetër kundrejt shërbimit ushtarak. Me kalimin e kohës kjo kategori sa vinte e zvogëlohej. Kështu më 1506 në sanxhakun e Vlorës kishte 229 shtëpi vojnukësh që ishin kthyer në [[raja]]. Më 1593 numri i vojnukëve në këtë sanxhak numërohej me gishta. Në kategorinë e tokave shtetërore bënin pjesë edhe tokat në zotërim personal të spahinjve ''([[turqisht]]: hasa-çiflig)''.