Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 14:
| KRYEQYTETI_LOCACIONI =
| qyteti_më_i_populluar =
| GJUHAZYRTARE = [[Gjuha italiane|italishtja]], [[Gjuha latine|latinishtja]]
| QEVERIA = Monarki Absolute
| KRYEMINISTRI =
Rreshti 67:
Në vitin 1607, një piktor i ri në arrati nga shtetet Papnorë nën akuzën e vrasjes mbërriti në Maltë, gjeti mikpritje tek Urdhëri. Ai piktor i ri quhej Mikelanxhelo Merisi, me emrin e artit Karavaxho. Por Karavaxho do të arrestohej sërish në rrethana pak të qarta dhe do të arrinte të largohej nga ishulli. Gjatë kohës së shkurtër të qëndrimit në Maltë do të realizonte dy piktura të jashtëzakonshme: ekzekutimin e Shën Xhovanit dhe Shën Xhirolamon. Dy vjet më vonë do të vdiste në rrethana misterioze. Çështja e Karavaxhos është një ndër të paktat pika të errëta në historinë e Kalorësve të Maltës. Një tjetër është raporti mes Kalorësve të Maltës dhe templarëve. Eshtë e mundur në fakt që nga Kalorësit e Tempullit, urdhëri i Maltës të ketë trashëguar një bagazh të pasur thesarësh, njerëzish dhe dijesh? Sipas disa studiuesve, e famshmja Kullë e Djallit në Ishullin e Maltës mund të ketë qenë një shkollë për mësimin e sekreteve të alkimisë. Figura e referimit për këtë është ajo e Mjeshtrit të Madh Pinto de Fonseka, nga i cili Xhuzepe Balsamo, Konti i Kaliostros, kishte një prejardhje direkte.
 
Sekreti që i mundësoi Urdhërit të Maltës të mbijetonin nëpër shekuj të trazuar të historisë mund të jetë thjeshtë fakti që nuk tradhtuan parimet fillestarë të bamirësisë e krishterë dhe të shërbimit ndaj nevojtarëve. Po çfarë kuptimi ka sot kjo trashëgimi? Urdhëri është një shtet sovran që ka marrëdhënie diplomatike me më shumë se 90100 shtete. Ka qenë në vijën e parë në zonat e luftës: nga Vietnami në Kosovë. Ka më shumë se 4720 spitale të shpërndarë nëpër botë dhe shumë shkolla për të varfërit. E kaluara e Kalorësve ka tonet epikë të legjendës që megjithatë merr me vete, pashmangshmërisht, edhe dyshime në lidhje me sekretet që mund të ndodhen në faqet më të fshehta të historisë së Urdhërit. E tashmja, ndërkohë është në sytë e të gjithëve: një e tashme e njerëzve në shërbim të paqes dhe popujve më të varfër. Tamam ashtu si duhet të jetë shpirti i një Kalorësi të vërtetë. Sot, ashtu sikurse një mijë vjet më parë.
 
== Lidhje të jashtme ==
* [https://www.orderofmalta.int www.orderofmalta.int]
* [https://www.youtube.com/watch?v=6WQHtkN5mA4 Palazzo Malta]