[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 46.19.228.2 (diskutimet) në versionin e fundit nga 1l2l3k.
Etiketa: Rollback
Rreshti 23:
Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në [[Napoli]] me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Jeta e tij do të rëndohej shumë nga vitet e fundit, veçanërisht me vrasjen tragjike të djalit të tij, Minos, si viktimë e një intrige politike më [[1920]]. Më [[1925]] mbajti një konferencë për të nderuar kujtimin e mikut të vet [[Luigj Gurakuqi]], që u vra atë vit në [[Bari (Itali)|Bari]].
 
Vdiq në Napoli më [[1927]], i nderuar dhe i respektuar si personalitet i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Në historinë e letërsisë shqiptare Zef Skiroi është shquar si poet, prozator, dramaturg, folklorist e studiues. Veprat kryesore të tij mbetenmbetën ''Mili e Hajdhia'', ''Te dheu i huaj'' dhe ''Mino''. Poema ''Mili e Hajdhia'' është këngë subjektive e Skiroit ; aty autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën esenciale edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij.
 
Kjo vepër bashkë me ''Këngët e Milosaos'' të [[Jeronim de Rada|Jeronim de Radës]] e ''Kanga e sprasme e Balës'' të [[Gavril Dara i Riu|Darës]], përbëjnë treshen e poemave romantike arbëreshe të papërsëritshme në letërsinë romantike shqiptare.