[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Në këtë faqe wikipedia, kam shtuar disa nënçshtje në lidhje me motivacionin në shkollë. Faleminderit!
Rreshti 68:
 
===Motivet e mësuara sociale===
<br />
 
== Motivacioni në shkollë ==
''Motivimi'' është faktori kryesor i mësimdhënies dhe nxitësi i cili e shton aktivitetin e nxënësve, interesimin dhe vullnetin e tyre. Andaj, jo rrallë herë thuhet se mësimdhënësi i mirë i tërheq nxënësit sikur magneti thërrmijat e atomit. Pra, motivimi është proces i cili inicohet nga mësimdhënësi, dhe vetëm ai mund ta bëjë këtë duke pasur në zbatim mjete dhe praktika efektive, të cilat do të ndikonin pozitivisht tek subjektet. “Tri janë gjërat që duhet të kujtoni rreth edukimit. E para është motivimi. E dyta është motivimi. E treta është motivimi“. (Terrell.H.Bell).
 
Duke pasur parasysh se motivimi është një konstrukt kompleks dhe shumë dimensional, ndikimi i të cilit është si i brendshëm dhe i jashtëm, studiuesit Williams dhe Burden i ndajnë komponentët motivues në dy kategori: ndikime të brendshme dhe të jashtme.<ref>{{Cite journal|last=Rubdy|first=Rani|last2=Williams|first2=Marion|last3=Burden|first3=Robert L.|date=1999|title=Psychology for Language Teachers|url=http://dx.doi.org/10.2307/3588203|journal=TESOL Quarterly|volume=33|issue=1|pages=156|doi=10.2307/3588203|issn=0039-8322}}</ref> Shoqata e Psikologëve Amerikane, në botimin e saj, “Parimet me në qendër nxënësin”, përmbledh faktorët e brendshëm (nënkontrollin e nxënësve) dhe faktorët e mjedisit (kontekstualë), të cilët bashkëveprojnë me njëri tjetrin.
 
Nga katërmbëdhjetë parimet, tri lidhen drejtpërdrejt me motivimin për të nxënë:
 
'''''Parimi i parë''''': Lidhet me ndikimet motivuese dhe emocionale të të nxënit, të cilat shkaktohen nga gjendja emocionale, bindjet, interesat, qëllimet dhe shprehitë e të menduarit.
 
'''''Parimi i dytë''''': I referohet krijimtarisë së nxënësve, të menduarit e nivelit të lartë dhe kureshtjen e natyrshme, të cilat ndikojnë në motivimin e brendshëm, për të nxënë. Motivimi i brendshëm, për të nxënë stimulohet nga detyrat e reja dhe të vështira, të rëndësishme për interesat personale, të cilat sigurojnë zgjedhje personale dhe të kontrollit.
 
'''''Parimi i tretë''''': Ka të bëjë me ndikimin e motivimit gjatë përpjekjeve të nxënësve. Nëse praktika e orientuar nuk ka motivim, gatishmëria për të vazhduar përpjekjet nuk është e detyruar.
 
Këto tri parime tregojnë gamën e faktorëve që ndikojnë në nxitjen e motivimit për të nxënë. Ata përfshijnë të qenit nxënës, të shprehur nëpërmjet vlerave dhe qëndrimeve, përfshirjen e nxënësve në mësim, kuptimin e tyre të kontrollit dhe vetefikasitetit, si dhe vullnetin e nxënësve për të ushtruar përpjekje, në arritjen e qëllimit të të nxënit.
 
== Teori të motivimit në shkollë ==
Gardner dhe Lambert (1959, 1972) janë studiuesit e parë, të cilët hodhën themelet e hulumtimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj.<ref>{{Cite journal|last=Masgoret|first=A.-M.|last2=Gardner|first2=R. C.|date=2003-05|title=Attitudes, Motivation, and Second Language Learning: A Meta-Analysis of Studies Conducted by Gardner and Associates|url=http://dx.doi.org/10.1111/1467-9922.00227|journal=Language Learning|volume=53|issue=S1|pages=167–210|doi=10.1111/1467-9922.00227|issn=0023-8333}}</ref> Ata kanë propozuar dy orientime të motivimit: orientim integrues dhe orientim instrumental. Orientimi integrues thekson faktin që nxënësit janë të motivuar të mësojnë gjuhën e huaj, për shkak se ata duan të mësojnë më shumë rreth kulturës ose komunitetit të cilit i përket gjuha. Nga ana tjetër orientimi instrumental thekson faktin se, nxënësit janë të motivuar të mësojnë gjuhën e huaj, pasi ata mund të përfitojnë duke e përdorur atë si një instrument në jetën e tyre.
 
Pas shumë hulumtimeve ndër vite, qasja e motivimit integrues dhe instrumental është konsideruar e pamjaftueshme për të shpjeguar motivimin në kontekstin e gjuhës së huaj, si rrjedhojë, janë krijuar teori më të sofistikuara për të shpjeguar proceset motivuese në mësimin e gjuhës, duke përfshirë edhe motivimin e brendshëm dhe të jashtëm.
 
=== ''Motivimi i brendshëm dhe i jashtëm'' ===
Motivimi i brendshëm dhe i jashtëm janë kushtet kyçe, për të kuptuar më shumë dimensionin psikologjik të motivimit.<ref>{{Cite web|url=http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2015/11/Doktoratura-Anita-Muho-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-i-Psikologji-Pedagogjise.pdf|title=“EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË
VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË
PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ”}}</ref>
 
Motivim '''''"i brendshëm"''''' do të thotë diçka ekzistuese brenda nesh, e cila nuk vjen nga jashtë. Ai ka të bëjë me shkallën në të cilën nxënësit merren me një veprimtari, me qëllim që të plotësojnë ose kënaqin kuriozitetin dhe interesin e tyre për një temë të caktuar në kuadër të një lënde. P.sh. ka disa nxënës të cilëve u pëlqen Historia apo Gjeografia, dhe ata punojnë shumë në atë lëndë. Nolen dhe Nicholls (1993) kanë përcaktuar motivimin si "një shtytje e brendshme për t‘u angazhuar apo për të kryer një veprim".<ref>{{Cite journal|last=Nolen|first=Susan Bobbitt|last2=Nicholls|first2=John G.|date=1993-11|title=Elementary school pupils' beliefs about practices for motivating pupils in mathematics|url=http://dx.doi.org/10.1111/j.2044-8279.1993.tb01068.x|journal=British Journal of Educational Psychology|volume=63|issue=3|pages=414–430|doi=10.1111/j.2044-8279.1993.tb01068.x|issn=0007-0998}}</ref> Artelt (2005) ka identifikuar dy forma të motivimit brendshëm, të cilat kanë në qendër individin dhe veprimin. Sipas tij, "nxënësit mund të studiojnë, kryesisht, për shkak se dëshirojnë të fitojnë njohuri të caktuara, ose ngaqë janë të interesuar në një temë të veçantë".<ref>{{Cite journal|last=Artelt|first=Cordula|date=2005-09|title=Cross-Cultural Approaches to Measuring Motivation|url=http://dx.doi.org/10.1207/s15326977ea1003_5|journal=Educational Assessment|volume=10|issue=3|pages=231–255|doi=10.1207/s15326977ea1003_5|issn=1062-7197}}</ref> Deci dhe Ryan, gjithashtu, kanë argumentuar se, "Motivimi i brendshëm nxitet kur veprimi përjetohet si autonom dhe njëkohësisht, konteksti mbështetës i të nxënit si dhe vetbesimi sigurojnë kushtet për zhvillimin e motivimit të brendshëm".<ref>{{Cite journal|last=Ryan|first=Richard M.|last2=Deci|first2=Edward L.|date=2000-01|title=Intrinsic and Extrinsic Motivations: Classic Definitions and New Directions|url=http://dx.doi.org/10.1006/ceps.1999.1020|journal=Contemporary Educational Psychology|volume=25|issue=1|pages=54–67|doi=10.1006/ceps.1999.1020|issn=0361-476X}}</ref> Për shembull, nëse një nxënës lexon libra gjatë verës që nuk kanë të bëjnë me shkollën dhe ai është i kënaqur me këtë gjë, do të thotë se ai është i nxitur së brendshmi, askush nuk e detyron ta bëjë këtë gjë. Këtu kemi të bëjmë me motivim të brendshëm. Pra, motivimi i brëndshëm është prirje e natyrshme njerëzore për të kërkuar e mposhtur sfidat, teksa rendim drejtë interesave tona.
 
Motivim '''''"i jashtëm"''''' do të thotë "diçka që vjen nga jashtë". Motivimi i jashtëm është një konstrukt që ndërlidhet me një aktivitet që bëhet për të arritur një rezultat të caktuar, p.sh. një nxënës që kryen detyrat e shtëpisë vetëm për shkak të frikës se do të ndëshkohet nga prindërit e tij për moskryerjen e detyrës është i motivuar nga jashtë, sepse ai në këtë rast bën detyrat vetëm për t'ju shmangur ndëshkimit. Ai ka të bëjë me tërheqjen në një veprimtari me qëllim që të arrihen disa synime, të cilat shpërblehen, p.sh. lëvdata nga prindërit dhe mësuesit mund të jenë si lloje të stimulimit të jashtëm. Sipas Artelt (2005), motivimi i jashtëm i referohet stimujve të jashtëm të të nxënit, nëse bazohemi në nocionin biheiviorist të përforcimit. Në qoftë se nxënësit kanë motivim të jashtëm, ata angazhohen në një sjellje të caktuar, pasi "përgjigjet e parashikuara kënaqin nevojat e tyre (nevojat kryesore), ose janë një formë e modifikuar shoqërore për të kënaqur nevojat kryesore (p.sh; prestigji = nevojë dytësore)". <ref>{{Cite journal|last=Artelt|first=Cordula|date=2005-09|title=Cross-Cultural Approaches to Measuring Motivation|url=http://dx.doi.org/10.1207/s15326977ea1003_5|journal=Educational Assessment|volume=10|issue=3|pages=231–255|doi=10.1207/s15326977ea1003_5|issn=1062-7197}}</ref>
 
Gjatë një studimi të bërë nga Maehr dhe Stallings, për nxënësit që kryejnë detyra të lehta dhe të vështira, nën ndikimin e motivimit të brendshëm dhe të jashtëm. Ata kanë zbuluar se, nxënësit të cilët kishin punuar në kushte të motivimit të brendshëm, vazhdonin të ishin të interesuar të punonin në detyra të vështira, ndërsa, nxënësit të cilët kishin punuar në kushte të motivimit të jashtëm, kishin humbur interesin e përpjekjeve drejt detyrave të vështira, duke preferuar të bënin vetëm ato më lehtat. Ato kanë arritur në përfundimin se nxënësit në grupin e motivimit të jashtëm ishin më shumë të orientuar për të dhënë përgjigje të dëshiruara, ndërsa nxënësit në grupin e motivimit të brendshëm ishin të prirur të përdornin qasje më kuptimplota për të kuptuar detyrat.<ref>{{Cite journal|last=Maehr|first=Martin L.|last2=Stallings|first2=William M.|date=1972-03|title=Freedom from External Evaluation|url=http://dx.doi.org/10.2307/1127881|journal=Child Development|volume=43|issue=1|pages=177|doi=10.2307/1127881|issn=0009-3920}}</ref>
 
Studiuesi Artelt, gjithashtu, ka theksuar rëndësinë e forcave të jashtme të tilla si shpërblimet dhe dënimet. Ky raport nënkupton ndikimin e të tjerëve në kontekstin shkollor, për shembull; mësuesit janë zakonisht ata të cilët japin shpërblime dhe ndëshkime, kur shokët e klasës studiojnë dhe krahasohen me ta. Harter dhe Jackson (1992) konfirmojnë rëndësinë e ndikimit nga të tjerët, veçanërisht nga mësuesit. Sipas tyre, motivimi i jashtëm është; Orientimi, kur nxënësit janë të motivuar nga dëshira për të marrë nota të larta, për të fituar besimin e mësuesve. Pra, për të përmbushur kërkesat e jashtme të sistemit shkollor.
 
Pintrich (2003) e ka klasifikuar motivimin e jashtëm në katër kategori<ref>{{Cite journal|last=Pintrich|first=Paul R.|date=2003-04-15|title=Motivation and Classroom Learning|url=http://dx.doi.org/10.1002/0471264385.wei0706|journal=Handbook of Psychology|location=Hoboken, NJ, USA|publisher=John Wiley & Sons, Inc.|isbn=0471264385}}</ref>:
 
1. ''I jashtëm'': i cili kontrollohet nga të tjerët ose nga kufizimet e jashtme të tilla si, shpërblimet.
 
2. ''Ndikimi i të tjerëve'': Në këtë rast kontrolli perceptohet si i jashtëm, pasi individi kërkon miratimin e të tjerëve.
 
3. ''Identifikues'': Ku ka më shumë kontroll të brendshëm dhe vetë mbështetje të vlerave dhe qëllimeve.
 
4. ''Integrues'': Pasqyron kontroll të lartë të brendshëm dhe harmoni midis vetes, vlerave dhe qëllimeve.
 
Ai ka prezantuar një nocion të rëndësishëm të idesë së ''"vazhdimësisë"'' në kuptimin e motivimit të brendshëm dhe të jashtëm, duke argumentuar se këto lloje motivimi formojnë një vazhdimësi nga kontrolli i jashtëm tek kontrolli i brendshëm, apo vetbesimi.
 
Bazuar në argumentet e studiuesit Pintrich, do të shqyrtojmë idenë e një vazhdimësie të motivimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe ndikimin e saj në motivimin e nxënësve. Sipas tij, "Stile të ndryshme të motivimit mund të çojnë në rezultate të ndryshme, me një marrëdhënie, përgjithësisht, pozitive midis stileve të brendshme, angazhimit në shkollë, rezultateve dhe performancës së mirë dhe një mirëqenie psikologjike" (f. 673). Ky përgjithësim na tregon se, motivimi i brendshëm ka më shumë gjasa të nxisë motivimin e nxënësve, sesa motivimi i jashtëm, pasi nxënësit, të cilët kanë tendencë të investojnë përpjekje gjatë të nxënit zhvillojnë interesin, vazhdojnë drejt objektivave të tyre dhe kanë vetbesim për të përmbushur detyrat me sukses.
 
Artelt, gjithashtu, ka pohuar se: marrëdhënia midis motivimit të brendshëm dhe të jashtëm është plotësuese. Ai argumenton se, "motivimi i jashtëm nuk është thjesht e kundërta e motivimit të brendshëm, por janë të dy të lidhur pozitivisht me njëri-tjetrin". Një shembull i tillë janë nxënësit të cilët mund të punojnë në një temë të caktuar. Nëse ata janë të interesuar për këtë temë, mësojnë me dëshirë në lidhje me të, kemi të bëjmë me motivimin e brendshëm. Ndërsa kur ata janë të motivuar së jashtmi për të arritur rezultate të larta kemi të bëjmë me motivimin e jashtëm.
 
<ref>{{Cite journal|last=Cameron|first=Judy|last2=Pierce|first2=W. David|date=1994|title=Reinforcement, Reward, and Intrinsic Motivation: A Meta-Analysis|url=http://dx.doi.org/10.2307/1170677|journal=Review of Educational Research|volume=64|issue=3|pages=363|doi=10.2307/1170677|issn=0034-6543}}</ref>Motivimi i jashtëm mund të ndikojë si pozitivisht, ashtu edhe negativisht në motivimin e brendshëm. Një shembull tipik i ndikimit negativ është, "Shpërblimi, i cili mund të ulë motivimin e perceptuar, duke ndryshuar përfitimet e njerëzve si pasojë e sjelljes së tyre" . Me fjalë të tjera, nxënësit mund kenë rënie të interesit dhe përpjekjeve, të cilat rezultojnë në trajtimin e sjelljes së tyre si të motivuar nga jashtë, duke ulur nivelin e brendshëm të motivimit. Përpos ndikimit negativ, Cameron ka zbuluar se: në qoftë se arritja e standardeve sfiduese është e lidhur me shpërblime, ajo, gjithashtu, mund të jetë një mënyrë efikase për të nxitur motivimin e brendshëm të nxënësve. Kjo tregon se si shpërblimi mund ndikojë pozitivisht dhe negativisht në nivelin e motivimit të brendshëm. Kur nxënësit janë të motivuar së brendshmi, përpjekjet drejt nxitjes së të nxënit përmes motivimit të jashtëm, zakonisht, çojnë në rënie të motivimit të brendshëm, veçanërisht, në detyra sfiduese. Përpos kësaj, kur nxënësve, fillimisht, u mungon motivimi i brendshëm, një program i planifikuar me kujdes i shoqëruar nga motivimi i jashtëm, mund të çojë në zhvillimin e interesit dhe, në këtë mënyrë, nxitjen e motivimit të brendshëm.
 
== Referencat ==