Psikologjia pedagogjike: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Psikologjia pedagogjike''' është një disiplinë e psikologjisë e cila merret me studimin e aspekteve psikologjike të edukatës dhe arsimit. <ref>Stevanoviq, B.(1958). Psikologjia pedagogjike (për Akademi Pedagogjike). Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, [[Prishtinë]], {{OCLC|216220393}}</ref> <ref>{{Citation |last= Osmani |first= Shefik |authorlink= Shefik Osmani |title= [[Fjalor i pedagogjisë]]|year= 1983 |publisher= Shtëpia Botuese "8 Nëntori" |location=Tiranë |language= |isbn= |oclc= 17442147 |ol=2978079M|bibcode= |id= |page=564 |pages= }}</ref> Në kuptim të ngushtë psikologjia pedagogjike merret me studimin e natyrës së të mësuarit të njeriut dhe me ndryshimin progresiv të tij, përkatësisht me ndryshimin e qëndrueshëm dhe progresiv të sjelljeve dhe të veprimtarisë së njeriut nën ndikimin sistematik të procesit të të mësuarit. <ref>[[Pajazit Nushi|Nushi, Pajazit]]:(1987). [[Fjalor i psikologjisë (1987)|Fjalor i psikologjisë]]. [[Instituti Albanologjik i Prishtinës]], [[Prishtinë]], fq. 205. {{OCLC|959830434}} </ref> <ref>Zimmerman, B.J. & Schunk, D.H. (Eds.) (2003). ''Educational psychology: A century of contributions''. Mahwah, NJ, US: Erlbaum.</ref>
 
== Historiku ==
Ndonëse psikologjia pedagogjike është një fushë mjaft e re e studimit shkencor fillet e saj vërehen qysh në antikitet. Edhe pse asokohe ajo nuk ishte identifikuar si një praktikë specifike, me disa nga problemet aktuale të saj janë marrë [[Platoni]] dhe [[Aristoteli]]. Mes tjerash ata i trajtuan dallimet individuale në fushën e të nxënit, stërvitjet fizike trupore dhe kultivimin e aftësive psiko-motorike, formimin e karakterit të mirë, mundësitë dhe kufijtë e edukimit moral. Disa tema të tjera arsimore për të cilat folën ata ishin efektet e muzikës, poezisë dhe arteve të tjera në zhvillimin e individual, rolin e mësuesit dhe marrëdhëniet mes mësuesit dhe nxënësit. [[Platoni]] e shihte diturinë si një aftësi të lindur, e cila evoluon nëpërmjet përvojës dhe të kuptuarit të botës. [[Aristoteli]] vërejti fenomenin e "asociacioneve". Katër ligjet e tij të asocimit përfshinin vazhdimësinë, kontinuitetin, ngjashmërinë dhe kontrastin.
 
Më vonë, zhvillimit të psikologjisë pedagogjike i kontriboi edhe [[John Locke]] i cili konsiderohet "Babai i psikologjisë angleze" (Father of English Psychology). Xhon Lloku konsiderohet themelues i doktrinës asociacioniste. Sipas tij shpirti i njeriut është ''"Tabulae rasae"'' (Tabelë e zbrazët). Sipas tij asgjë nuk është në intelekt pa qenë më parë në shqisa.
Pedagogët dhe filozofët e mëvonshëm të arsimit si [[Juan Luis Vives]], [[Johann Heinrich Pestalozzi]], [[Friedrich Fröbel]]i dhe [[Johann Friedrich Herbart]]i kishin shqyrtuar, klasifikuar dhe gjykuar metodat e edukimit shekuj para fillimit të psikologjisë në fund të shekullit XIX.
 
Psikologjia pedagogjike gjatë dekadave të fundit ka shënuar një zhvillim të hovshëm jo vetëm si një disiplinë e psikologjisë por edhe si një profesion i veçantë. Kështu p.sh. [[psikologjia shkollore]] e cila në fillim të shekullit XX kishte nisur me aplikimin e konceptit të testeve të inteligjencës rezultoi me dispozita të veçanta për nxënësit e arsimit special, të cilët nuk mund të ndiqnin kurrikulën mësimore në klasa të rregullta. Sot, kjo disiplinë e psikologjisë së aplikuar është zhvilluar si një fushë mjaft e re e studimit profesional duke u bazuar edhe në rezultatet e hulumtimeve më të reja shkencore psikologjike dhe [[Pedagogjia|pedagogjike]]. Psikologët e arsimit aktualisht punojnë krah për krah me specialistë të ndryshëm si p.sh. [[pedagogë]], psikiatër, punonjës socialë, mësues, terapistë të të folurit dhe të gjuhës dhe këshilltarë të tjerë, në përpjekje për të kuptuar çështjet që ngrihen kur kombinohen psikologjia e sjelljes, njohjes dhe ajo sociale në mjedisin mësimor të klasës. <ref name=Farrell>Farrell, P. (2010). School psychology: Learning lessons from history and moving forward. School Psychology International, 31(6), 581-598.</ref>
 
== Subdisiplinat ==
Subdisiplinat më të njohurazhvilluara të psikologjisë pedagogjike janë:
* ''[[Psikologjia shkollore]]'' ({{Lang-en|[[:en:School psychology|School psychology]]}}; {{Lang-de|[[:de:Schulpsychologie|Schulpsychologie]]}}) e cila merret me studimin e aspekteve psikologjike të procesit edukativ e arsimor në shkollë, specifikat e të mësuarit në varësi të përmbajtjes së lëndëve të ndryshme mësimore, zbatimin e rregullave dhe parimeve psikologjike në zotërimin e përmbajtjeve mësimore nga ana e nxënësve dhe studentëve duke u marrë edhe me disa çështje [[Dokimologjia|dokimologjike]].
* ''[[Psikologjia e të mësuarit]]'' ({{Lang-en|[[:en:Psychology of learning|Psychology of learning]]}}; {{Lang-de|[[:de:Lernpsychologie|Lernpsychologie]]}}) e cila merret me studimin e të mësuarit dhe veçorive të tij sipas moshave dhe individëve, unitetit dhe ndikimit reciprok në mes të procesit të të mësuarit dhe veçorive psikologjike të moshave.