[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 8:
 
== Kurrikula e zbatuar ==
<ref>Udhezuesi-zyrtar-i-vetevleresimit-i-miratuar.pdf</ref>Kurrikula e zbatuar është tërësia e veprimtarive të organizuara nga ofruesi i AFP-së, të cilat kanë për qëllim realizimin e kualifikimeve profesionale në përmbushje të synimeve të sistemit arsimor dhe në formimin e kompetencave kyçe për nxënësit , siç përshkruhen dhe në legjislacion.6 Ofruesi i AFP-së zbaton dhe zhvillon kurrikulën e saj lirisht dhe është autonome në proceset e hartimit dhe të zbatimit të kurrikulës në nivel ofruesi. Nga ana tjetër, çdo ofrues i AFP-së siguron përkujdesjen për suksesin e çdo nxënësi apo kursanti. Kurrikula e zbatuar në ofruesit e AFP-së zhvillohet nëpërmjet formave të saj, që kanë lidhje me formimin profesional dhe formimin e përgjithshëm. Së pari është kualifikimi profesional,  që mbështetet në përshkrimet e kualifikimeve profesionale dhe dokumentet kurrikulare që nxjerr ministria përgjegjëse për çështjet të AFP-së dhe institucionet e saj të varësisë. Kurrikulat profesionale në nivel qendror janë  dhe bazohet skeletekurrikulat e kualifikimeve profesionale dhe programet e unifikuara të kurseve të formimit profesional. Së dyti është formimi i përgjithshëm, i cili i përket vetëm shkollave të mesme profesionale, që krahas fitimit të një kualifikimi profesional, mundëson dhe vijimin e studimeve në institucionet e arsimit të lartë për nxënësit. Përmbajtja e kurrikulës së formimit të përgjithshëm në shkollat e mesme profesionale zë 60-70% të përmbajtjes së kurrikulës së gjimnazit dhe orientohet nga modeli i kurrikulës bazuar në kompetencat e të nxënit. Formimi i përgjithshëm i nxënësve në shkollat e arsimit profesional mbështetet dhe zbaton kërkesat e dokumenteve kurrikulare, që prodhon ministria përgjegjëse për arsimin dhe institucionet e saj të varësisë, si: Korniza kurrikulare, standardet/kompetencat/rezultatet e të nxënit sipas niveleve arsimore, plani mësimor, programet lëndore dhe materiale të tjera mbështetëse për kurrikulën e formimit të përgjithshëm. Ofruesi i AFP-së ndihmohen për realizimin e kurrikulës së zbatuar nga ministria përgjegjëse për çështje të AFP-së, ministria përgjegjëse për arsimin dhe nga institucionet e tyre vartëse, të cilat lidhen drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë me shërbimin arsimor që ofrojnë institucionet ofruese të AFP-së.                                                                                                    
 
=== Nënfushat:                                                                                                                                                                                                  ===
Rreshti 31:
# '''Nënfusha “Përsëritja”''' është konceptuar si nënfushë, pasi një sasi orësh përcaktohen në dokumentet e zbatimit të kurrikulës që harton mësuesi/instruktori si për formimin e përgjithshëm dhe për përgatitjen profesionale. Instrumentet e parashikuara për këtë nënfushë mundësojnë dhe e ndihmojnë nxënësin/kursantin ta përdorë me frytshmëri përsëritjen, si një element të rëndësishëm kurrikular.
# 11. '''Nënfusha “Mjedis i sigurt për të nxënit” ''' është një element tjetër i natyrës afektive dhe që na jep mundësi të identifikojmë klimën në klasë ose në mjedisin e praktikës dhe situatën emocionale që ekziston aty. Kjo nënfushë mundëson vlerësimin e elementeve të mëposhtëm:        -A ndjehen mirë nxënësit/kursantët?       -A i shprehin lirshëm idetë, pikëpamjet, problemet e tyre?        -A ka raste të dhunës, të konflikteve? -Nëse po si menaxhohen ato?  Çështjet e diversitetit, të paragjykimeve etj. kanë të bëjnë me kontekstin kulturor të grupit të nxënësve apo kursantëve. Një mjedis i qetë, pozitiv të nxëni është një tregues i domosdoshëm dhe i nevojshëm për arritje në të nxënë. 
# '''Nënfusha “Nxënësi dhe kursanti me nevoja të veçanta”''' është e domosdoshme në procesin mësimor të ofruesit të AFP-së. Në këtë nënfushë kemi mundësi të shqyrtojmë elemente që lidhen me nxënës/kursantë me aftësi specifike, të cilët duhen stimuluar, nxitur apo lehtësuar. Kjo nënfushë synon të lehtësojë nxënësit ose kursantët me aftësi të kufizuara të të gjitha llojeve, me vështirësi në të nxënë, por edhe të trajtojë nxënësit e talentuar që ndodhen në klasë.<ref>Udhezuesi-zyrtar-i-vetevleresimit-i-miratuar.pdf</ref>
 
== Koncepte paralele ==