[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Nxënësi''' është pjesëmarrës në aktivitete krijuese në proceset didaktiko-metodike që synojnë [[arsimi]]min, [[edukimi]]n dhe integrimin në komunitet si dhe në formimin e një personaliteti të pavarur, të lirë dhe kritik. Një nxënës është një vijues i rregullt ose i jashtëzakonshëm i një forme të caktuar të arsimimit në një institucion arsimor. Në didaktikën bashkëkohore, ai bëhet subjekt i procesit të mësimdhënies në të gjitha fazat e tij (që nga planifikimi, përmes realizimit e deri te vlerësimi). <ref> Charlton T. Lewis & Charles Short. ''A Latin dictionary.'' Oxford: Clarendon Press, 1879 </ref>
 
<br />
 
; '''NXËNËS''' ''m.''
: 1. Ai që ndjek një shkollë tetëvjeçare ose të mesme. Nxënës i shkëlqyer (i mirë, mesatar, i dobët, i prapambetur). Nxënës përsëritës. Nxënësi kujdestar. Nxënës i tetëvjeçares (i gjimnazit). Regjistrimi i nxënësve. Edukimi komunist (revolucionar) i nxënësve. Përparimi i nxënësve. Puna e pavarur e nxënësve. 2. Ai që mëson një mjeshtëri duke punuar pranë një punëtori të kualifikuar, pranë një mjeshtri ose në një kurs kualifikimi. Nxënës në ekonomi. Nxënës tornitor. Ka hyrë si nxënës. 3. Ai që ndjek mësimet, idetë e pikëpamjet e dikujt, pasues; ai që përfiton nga përvoja e dituritë e dikujt. Nxënës besnik. Nxënës i Marksit dhe i Engelsit. Nxënës të mësuesit të madh popull.
; '''NXËNËSE''' ''f.''
: Fem. e NXËNËS,~I. Nxënëse e shkëlqyer.
; '''NXËNËSI''' ''f.''
: Aftësia që ka diçka për të mbajtur brenda vetes një sasi lënde a energjie; kapacitet. Nxënësia e një ene. Nxënësia e furrës. Nxënësia e një kondensatori (e një akumulatori).