Gjuha frënge: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Në këtë faqe wikipedia kam shtuar gjuha frënge në elementet e mesimdhënies.
Shtova informacion mbi mesimdhenien e gjuhes frenge ne shqiperi
Rreshti 76:
Vlerësimi nga nxënësit (vlerësim i njëri-tjetrit).
 
Vetëvlerësimi i nxënësve:
 
 
'''Gjuha Frënge'''
 
Në një kohë kur njerëzit janë gjithnjë e më të lirshëm për të lëvizur nga njëri vend në tjetrin politikat gjuhësore po mbështeten fort në konceptin themelor të ''plurilinguizmit'' , i cili ka të bëjë me repertorin e varianteve gjuhësore të përdorura nga individët . ''Kuadri i Përbashkët Europian i'' ''Referencave për Gjuhët'' e përkufizon plurilinguizmin si vijon :
 
Aftësia për të përdorur gjuhët për qëllimet e komunikimit si edhe për të marrë pjesë në bashkëveprime ndërkulturore , ku individi ,i parë si aktor social zotëron në nivele të ndryshme disa gjuhë , si dhe ka përvoje në disa kultura .
 
Lidhur me këtë këndvështrim , individi kërkon të njohë sa më shumë gjuhë të huaja , si pashaporta e vetme drejt botës ,  në të cilën zë vend edhe gjuha frënge .  Gjuha frënge ose frëngjishtja është gjuhë indo-evropiane e familjes së gjuhëve romane. Ajo flitet nga 274 milion folës dhe është gjuhë zyrtare në 29 vende si Franca , Madagaskari , Kameruni , etj. Në të gjithë botën gjuha frënge është gjuha e dytë zyrtare e Bashkimit Evropian , është gjuha e vetme në botë ( bashkë me anglishten) që mësohet e flitet  në të 5 kontinentet .
 
Kështu në politikat arsimore të gjuhëve të huaja në MASR  gjuha frënge zë një vend të rëndësishëm . Ajo zë 30  % të mësimit si gjuhë e huaj e parë në shkollat 9 – vjeçare dhe të mesme ( sipas ligjit 69 / 2012 për sistemin arsimor prauniversitar) , po ashtu mësohet edhe si gjuhë e huaj e dytë , duke qenë kështu gjuha e dytë pas anglishtes . Në bashkëpunim me MASR dhe Shoqatën e mësuesve të frëngjishtes në Shqipëri , SCAC  jep mbështetjen e tij në trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve të gjuhës frënge , në licetë e gjuhëve të huaja , në gjimanazet e përgjithshme si dhe në shkollat 9-vjeçare ( arsimi i detyruar) , nëpërmjet stazheve brenda dhe jashtë vendit.
<br />
 
Gjuha frënge studiohet edhe në Universitet . Në Shqipëri ekzistojnë dy departamente të gjuhës frënge , në UT , dhe në UE , si dhe një seksion i gjuhës frënge në departamentin e gjuhësisë në Universitetin e Shkodrës , të cilët sigurojnë një mësimdhënie të gjuhës , letërsisë , didaktikës dhe përkthim-interpretimit .
 
Një vend të rëndësishëm në mësimdhënien e gjuhës frënge zënë edhe Aleancat franceze . Katër Aleancat franceze dhe anekset e tyre ( Tiranë , Durrës , Korçë dhe Berat ) , përbëjnë vende të njohura dhe dinamike të mësimdhënies së gjuhës frënge në vend.<br />
== Alfabeti (I shqiptuar) ==
:{| class="wikitable" style="font-size:larger"
Line 174 ⟶ 182:
== Vegla elektronike ==
* [http://dictionaric.com/dictionary/french/albanian/ Autor Dictionaric Fjalor Frengjisht Shqip Frengjisht.]
*
 
[[Kategoria:Gjuhët romane|Frëngjishtja]]