Gjuha frënge: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Në këtë faqe wikipedia kam vendosur ne lidhje me historin e gjuhës frënge
Në këtë faqe wikipedia kam shtuar referencat në lidhje me historikun e gjuhës frënge.
Rreshti 17:
 
== '''Historiku i gjuhes frënge''' ==
'''Gjuha frënge''' ose f''rëngjishtja'' (frëngjisht ''le français'' /lə fʁɑ̃.sɛ/) është një [[Gjuhët indo-evropiane|gjuhë indo-evropiane]] e familjes së gjuhëve romane. Ajo është një gjuhë e folur nga 274 milion folës. Ajo është gjuhë zyrtare në 29 vende si:[[Franca]],[[Madagaskari]],[[Kameruni]], etj. Kjo gjuhë shquhet për delikatesën dhe ëmbëlsinë me të cilën flitet. Ajo është një nga gjuhët më të folura në botë. Gjuha frënge shkruhet me shkronja latine. Ajo është një gjuhë [[Gjuhët indo-evropiane|''ndo-evropiane'']]. Frëngjishtja ka lidhje me gjuhë si [[Gjuha italiane|italishtja]], [[Gjuha spanjolle|spanjishtja]] etj. Akademia franceze e hapur që në kohën e kardinalit Rishelje, tregon një kujdes të madh ndaj futjes së fjalëve të reja në gjuhën frënge. Edhe pse ka dallim mes gjuhës së shkruar dhe asaj të folur, edhe pse që nga vitet e 80 të shekullit të kaluar kanë hyrë në zhargonin e të folurit të ashtuquajturat le verlan respektivisht të folurit mbrapsht, për shembull ke ne përdoret PO, e në Kosovë e kthejnë mbrapsht OP, në Francë për shembull kemi “chebran” për branche (degë, drejtim), “meuf” për femme (femër, grua), “laisse beton”, laisse tomber (mos ja vër veshin), “feca” për café (kafe), tromé për métro (metro), e kështu me radhë. Në Parlamentin francez më vitin 1994 është sjellë ligji Toubon (sipas Ministrit të Kulturës së kohës së atëhershme) që afirmon përdorimin e duhur të frëngjishtes, ndalon rreptësisht fjalët e huaja, e sidomos ato që janë shumicë me origjinë angleze, për të gjitha shpalljet, lajmërimet, njoftimet… në vende të mbyllura ose publike, nëpër reklama, nëpër oferta të punës, në kontrata pune, në tekste, e kështu me radhë. Nëpër shumë konferenca dhe kongrese në Francë është e patjetërsueshme dhe më se e nevojshme shprehja si duhet në gjuhë frënge. Edhe pse ka shprehje që ndoshta janë marrë nga anglishtja dhe që shpesh quhen si françanglicizma, si për shembull shprehjet week-end, marketing, management, walk-man, cool, e kështu me radhë, prapë se prapë ajo nuk është asgjë në krahasim me atë që anglishtja përdor fjalë nga frëngjishtja, rreth 37 % të fjalëve.Kur jemi te historia e Francës ajo është bërë e obligueshme për tu mësuar si duhet që nga epoka e Republikës së Tretë, ku obligohet mësimi i krijimit të Francës nën emrin e kapitenëve mbretërorë, Hugues Capet mbret që nga viti 987, mandej Clovis, Vercingetorix, i cili argumenton tezën e origjinës franceze prej galëve, (lexo: vet ky hero ka qenë mbrojtës i Galëve prej pushtuesve romakë si dhe hero i parë kombëtar i Francës), mandej triumfuesi i Arabëve në Betejën e Poatjesë, Charles Martel, Charlemagne (i cili ka krijuar i pari shkollën), mandej krijuesi i drejtësisë Louis IX (Luigji IX), Jeanne d`Arc, komandantja femër e cila u rezistoi sulmeve angleze, mandej mbreti Henry IV, epoka e ngritjes dhe shkëlqimit të Francës gjatë qeverisjes së kardinalit të mençur Rishelje, Revolucioni i famshëm, Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarëve, deviza e famshme e Lirisë, Barazisë dhe Vëllazërisë, që i shndërroi francezët në njerëz shumë të përpiktë ndaj respektimit të idesë së barazisë dhe në njerëz që janë shumë krenar dhe kanë bile ndoshta edhe krenari të tepruar për veten e tyre,<ref>{{Cite web|url=https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjuha_fr%C3%ABnge|title=Gjuha frënge}}</ref> Napoleoni për të cilin janë shkruar më shumë se 200 mijë vepra, e kështu me radhë për te ardhur tek De Goli dhe të tjerët. Kësisoj prej këtu një intelektual i famshëm gjerman Sieburg, më 1930 shkroi një libër polemik mbi Francën, duke parashtruar pyetjen: “Vallë a është Perëndia franceze? “ Me këtë ai deshi të ironizonte sado pak ndjenjën e krenarisë së tepërt dhe mburrjes që kanë francezët ndaj vendit të tyre të bukur, por ja që fati ishte dhe është edhe më tej në anën e këtij kombi të madh, që i ka dhënë më shumë se gjithkush Evropës, që ka punuar shumë për veten, duke lindur udhëheqës brilant që do të udhëhiqnin Francën dhe do të ishin të vijueshëm për secilin shtetarë që do të udhëhiqte me këtë shtet, që do të reflektonin në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, që do të ishin të vijueshëm edhe nga popuj tjerë, që do të glorifikonin rolin e kësaj gjuhe dhe këtij kombi.Aktualisht, frëngjishtja nuk mund të mburret më as si gjuhë e shkencës. Kjo, sepse zbuluesit dhe shkencëtarët e rinj kanë gjithmonë e më të qartë që reputacioni dhe njohja e gjerë e studimeve të tyre është e lidhur ngushtë me përhapjen e anglishtes. Matematikanët, dikur „elita“ e shkencëtarëve frankofonë vazhdojnë t'i mbeten besnikë gjuhës dikur më të përhapur në botë, por pothuajse të gjithë i botojnë studimet e tyre në dy gjuhë, edhe në atë angleze. Në shkencat njerëzore dhe sociale, depërtimi i anglishtes është më i vogël, por frëngjishtja është në rënie edhe në këtë sektor. Dikur, një „perandori“ ku dielli nuk perëndonte kurrë (analogji me epokën e Luigjit të XIV), sot frëngjishtja po lufton për të mbrojtur vendin e saj në botë.
 
== origjinë ==