[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 13:
Bananja ndihmon në absorbimin e kalciumit, elementit më të rëndësishëm në ndërtimin e kockave tona. Bananet përmbajnë një prebiotik, i cili ushqen bakteret miqësore të kolonit. Këto baktere prodhojnë vitamina dhe enzima, të cilat ndihmojnë shumë aftësitë tona për të absorbuar nutrientë shumë të rëndësishëm, siç është dhe kalciumi.
'''Bananet jeshile''' përmbajnë acide, të cilët janë më të preferuarit për qelizat që përbëjnë shtresën e parë të zorrës. Kur këto qeliza ushqehen mirë, ato janë shumë më të afta për të absorbuar kalciumin dhe nutrientë të tjerë të vlefshëm. Disa banane janë burim i pasur edhe i karotenoideve të ndryshëm. Ato me ngjyrë sa më të artë kanë dhe përmbajtjen më të lartë. Bananet ndihmojnë shëndetin e veshkave tona kur konsumohen rregullisht, por me masë. Një banane të vogël mund ta konsumojmë edhe përditë, duke e kombinuar atë me 2-3 fruta të tjerë, të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme.
Banania mund të përfshihet në ëmbëlsira, në kos me fruta dhe pak mjaltë, si dhe në lëng të freskët frutash.
 
== Burimi i të dhënave ==