Pashallëku i Janinës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 88.214.16.81) dhe riktheu rishikimin 1960944 nga 79.98.116.251
No edit summary
Rreshti 35:
Ne vitin 1784 Aliu mori gradën pashës dhe komandant ushtarak pranë valiut të Rumelisë. Po këtë vit siguroi qeverisjen e sanxhakut të Delvinës, kurse me vonë u bë komandant i grykave (Derven) e qeveritar i sanxhakut te Trikallës (Greqi). Me përkrahjen e borgjezisë zejtaro-tregtare të Janinës, vuri dore mbi sanxhakun me të njëjtin emër (1787) Porta e lartë (perandoria osmane) ishte e zënë në luftë me Austrinë prandaj e njohu Aliun si sundimtar të ligjshëm.
[[File:Firmani Ali Pasha 1810.JPG|thumb|left|A [[Firman (decree)|Firman]] issued by Ali Pasha in 1810 and written in vernacular Greek. Ali used Greek for all his courtly dealings.]]
=== Zgjerimi i Pashallëkut të Janinës ===
Ali pashë Tepelena synonte të zgjeronte pashallëkun e tij. Ai mori sipërmarrje skelën e Artës, si dhe taksat e qytetit e të fushë Korçës. Nën trysninë e kundërshtarëve, sulltani ia hoqi këto sipërmarrje dhe ia dha Ibrahim pashë Vlorës. Gjithashtu i hoqi qeverisjen e Trikallës dhe detyrën e ruajtjes se grykave, të cilat ia dha dhënderit te vet Beqir pashës. Por më vonë, Ali e detyroi atë të hiqte dore prej tyre. Ne shkurt te vitit 1791 hyri ne bisedime me rusët, Cari nuk i ktheu përgjigje, e migjithëate, gjatÏ kesaj periudhe, ai e shtriu pushtetin mbi qytetin e Artës dhe te Këlcyres. Aliu shfrytëzoi edhe vendosjen e trupave franceze në kufirin me pashallëkun. Bonaparti kishte urdhëruar komandantin e Korfuzit të ndihmonte Ali pashën për ta bërë për vete. Kështu, Aliu mori bregdetin detin deri në Porto Palermo (1797-1798). Përparimin e mëtejshëm drejt veriperëndimit e pengoi aleanca ruso-osmane kundëer Bonapartit. Aliu i ktheu sytë nga ish-qytetet veneciane. Me të shpejtë ai pushtoi Prevezën, Vonicën e Butrintin, kurse Parga ra ne duart e rusëve.