Dallime mes rishikimeve të "Masakra e Vranishtit"

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Në agimin e 10 shkurtit, pas një seleksionimi të vogël, kur kolona e ngarkuar me municion prej 41 vetësh, sapo kishte filluar lëvizjen, fshati po kthehej në gërmadhë. Në ikje e sipër, forcat armike rifilluan djegien e shtëpive të mbetura, dogjën bagëtitë nëpër katoje e pulat në qymezë. Fshati nuk kish njohur një situatë të tillë lufte, ku heroizmi nuk ishte një akt individual, por një dukuri kolektive. Virtyti, trimëria, jeta e vdekja ishin kthyer në një forcë të madhe hakmarrëse. U masakruan Dervish Alikua në duart e nënës, dy vëllezërit Jonuz dhe Ahmet Basho, Daut Sinaj, Çelo Brahimi, Muço Bajrami e Nazo Adem Osmëni. Të njëjtin fat kishin pësuar edhe dy partizanë të sëmurë, që u gjendën befasisht ballë përballë me gjermanët te shtëpitë e Bejo Zenelit, i cili i shpëtoi vdekjes së sigurt falë ndërhyrjes së Kadri Gurit. Kurse Rexhep Çinon e Dalan Kaçin, dy ish-luftëtarë të Luftës së Vlorës, pasi i vranë në avllitë e tyre, i hodhën në zjarret përvëluese të shtëpive përkatëse. Këtë fat pësuan gjithë shtëpitë e boshatisura nga kontrolli agresiv.
Marshimi [[Vranisht]]-[[Tërbaç]]-[[Brataj]] i dhjetra banorëve të fshatit, zbathur e të pangrënë, ngarkuar në shpinë me material luftarak e të plagosurit gjermane, u krye në kushte të rënda psikologjike, atmosferike dhe fizike. Në [[Brataj]] oficerët gjermanë i ndanë fatzinjtë në tre grupe (shkolla e vjetër, shkolla e re dhe në qendër të fshatit) dhe filluan masakrimin barbar të tyre, ndërsa grupi i katërt mbërriti natën e u ndëshkua poshtë fshatit. Pa asnjë armatim personal e asnjë mbështetje, që ata kurrë nuk ua kishin kursyer të tjerëve, ranë heroikisht: Azbi Ramadani, Sali Xhama, Zeqir e Shaban Llanaj, Hamit Lamaj, Hajro Çino, Razi Shyti, Sinan Xhama, Dervish Caraj, Arap Janushi, Faik Janushi, Demir e Mersin Zoto, Arshi Xhebraj, Dino Bajrami, Rakip Duka, Ahmet Demo, Ymer Basho, Faik Shakaj, Merçan Shakaj, Ahmet Xhebraj, Yzeir Kongjoni, Nazer Premtaj, Halim Karroqaj, Sulejman Limaj, Osman Tartari, Avdi Ismaili, Mingo Bajrami dhe Ariz Varfi.
Ndërsa nga ata që i shpëtuan barbarizmit, por të gjymtuar, sakatuar e tjetërsuar ishin: Arshi Limaj, Abaz Limaj, Ahmet Llanaj, Azbi Aliu, Arshi Ymeri, Haxhi Jakupi, Xhemil Demo, Sadedin Duka,Ymer Xhaferri, Xhebro Aliu, Mersin Limaj dhe Mingo Lloj. Gjetja e tyre nëpër gurët dhe përrallet e Bratit, mbartja për në Vranisht si në legjendat antike, në kollona të shkëputura, me më shumë të vdekur se sa të gjallë, dhe varrimi pa asnjë rit, janë një tjetër dënim e kujtim i hidhur.
Kjo masakër, për sa i përket numrit te viktimave me atë që ndodhi në [[Borove]], ka humbje me te pakta njerëzore, pasi atje (në [[Borova]]) u masakruan 107 burra, gra e fëmije. Pavarësisht nga ky bilanc, ato kane veçorinë e përbashkët se përligjin teorinë makabre hitleriane se "Terrori është mjet për sundim dhe fitore" si dhe dëshmojnë me se miri se nazistet nuk erdhën si kalimtare në Shqipëri, por si barbare. Populli i Vranishtit, megjithëse u dëmtua rende nga ky operacion, e mbështeti edhe me fuqimisht rezistencën antifashiste deri në shporrjen përfundimtare te okupatoreve duke i qëndruar deri në fund te luftës besnik idealit te lirisë.
 
Anonymous user