Gjuha frënge: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Në këtë faqe wikipedia kam shtuar gjuha frënge në elementet e mesimdhënies.
Ne kete faqe wikipedia une kam shtuar ne lidhje me te nxenet e gjuhes frenge
Rreshti 120:
Gjuha frënge studiohet edhe në Universitet . Në Shqipëri ekzistojnë dy departamente të gjuhës frënge , në UT , dhe në UE , si dhe një seksion i gjuhës frënge në departamentin e gjuhësisë në Universitetin e Shkodrës , të cilët sigurojnë një mësimdhënie të gjuhës , letërsisë , didaktikës dhe përkthim-interpretimit .
 
Një vend të rëndësishëm në mësimdhënien e gjuhës frënge zënë edhe Aleancat franceze . Katër Aleancat franceze dhe anekset e tyre ( Tiranë , Durrës , Korçë dhe Berat ) , përbëjnë vende të njohura dhe dinamike të mësimdhënies së gjuhës frënge në vend.

<br />
 
== '''Të nxënët e gjuhës frënge.''' ==
 
 
Në kuadrin e Reformës së Arsimi të mesëm parauniversitar, si dhe në kuadrin e kurrikulës së shkollës së mesme profesionale mësimi i gjuhëve të huaja si promotore në integrimin evropian merr një rëndësi të veçantë. Ky mësim do të realizohet dhe në arsimin profesional në përputhje me kërkesat e Kuadrit Evropian të Referencave të Gjuhëve si dhe në përputhje me dispozitat e nënshkruara nga MASH për Arsimin e mesëm profesional. Mësimi i gjuhës frënge do të ndihmojë në shkëmbimet në zhvendosjet e udhëtimet për motive të ndryshme dhe kryesisht do të aftësojë nxënës-in/-en për tregun europian të punës. Programi i klasës 11-të për shkollat e mesme profesionale sensibilizimin, thellimin në një gjuhë dhe kulturë të re, në mënyrë që nxënësi të mund të zbulojë, të krahasojë dhe të përvetësojë shkallë-shkallë njohuri gjuhësore e social -kulturore duke siguruar përveç mësimit të gjuhës edhe përftimin e qëndrimeve dhe sjelljeve të caktuara që inkurajojnë zhvillimin e individualitetit të nxënësit/-es, respektimin e diversitetit kulturor dhe të normave të ndryshme morale e zakonore duke lehtësuar komunikimin dhe shkëmbimet gjuhësore në të ardhmen. Sipas përshkruesve të aftësive të Kuadrit të Përgjithshëm të Referencave ky program synon të realizojë nivelin A1+, nivelin hyrës ose atë të zbulimit. Interesat dhe tematikat e programit u përgjigjen shkallës së ndërgjegjësimit të nxënësve për domosdoshmërinë e mësimit të gjuhës së huaj. Ata e dinë se nëpërmjet përdorimit të gjuhës së huaj mund të studiojnë apo më vonë të punësohen në një vend të Komunitetit Europian. Kështu gjuha e huaj kthehet në një instrument për të mësuar që pasuron aftësitë konjitive. Përvetësimi i gjuhës së huaj do të ndihmonte jo vetëm pasurimin dhe lulëzimin e individualitetit të nxënës/it,-es por edhe ndërtimin e qëndrimeve dhe sjelljeve etike që i shërbejnë komunitetit dhe krijojnë një qytetar të ri. Programi i klasës XI-të i gjuhës frënge ashtu sikundër edhe programet e tjera, ka karakter tematik dhe përmban funksione të komunikimit si dhe njohuri gramatikore. Ky program synon mësimin e gjuhës nëpërmjet integrimit të katër aftësive kyç (të dëgjuarit, të lexuarit, të folurit, të shkruarit). Duke iu referuar kurrikulës kombëtare dhe udhëzimeve të Kuadrit të Përgjithshëm Evropian të Referencave temat duhet të përkojnë me interesat e nxënësve. Mësimi i gjuhëve të huaja i ndihmon nxënësit që të bëhen individë të pavarur, të lirë, të kulturuar, mendimtarë kritikë dhe krijues. Me anë të leximit të tekstëve ne gjuhën frënge ose në një gjuhë tjetër nxënësit zhvillojnë botën e tyre emocionale, pasurojnë përfytyrimet dhe imagjinatën e tyre për botën, çmojnë dhe vlerësojnë gjuhët, kulturën kombëtare dhe botërore. Ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim / aktivitet / detyrë, që kërkohet . Pyet dhe përgjigjet lidhur me tematika nga jeta e përditshme, me një fjalor të thjeshtë. Zgjidh në mënyrë të pavarur, por edhe me ndihmën e mësuesit problemin, detyrën e dhënë duke e prezantuar para të tjerëve. Grumbullon dhe klasifikon materialet e performancës së vet, për përgatitjen apo pasurimin e portofolit personal. Shfrytëzon burime të ndryshme informacioni për përgatitjen e një teme të dhënë. Identifikon dhe krahason informacionet e njohura për një temë, çështje apo ngjarje të caktuar nga jeta e përditshme duke përdorur teknika të ndryshme (p.sh duke i shënuar me shenja të ndryshme). Krahason përparimin e tij, me përvojën paraprake gjatë kryerjes së një detyre apo një veprimtarie të caktuar. Përdor portofolin personal si mjet për identifikimin e përparësive dhe mangësive të veta në fusha të caktuara, duke hartuar një plan pune me hapa konkrete për përmirësim. Prezanton për 3 minuta veten, shkollën, familjen, dëshirat, etj., me fjali të thjeshta.
 
== Alfabeti (I shqiptuar) ==
:{| class="wikitable" style="font-size:larger"