[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Faqja u zëvendësua me '<br />{{fjala}} thumb| '''Mësuesi''' (''Arsimtari, Profesori'') është një person që jep mësim në shkoll...'
Etiketat: Zëvendësuar Përpunim pamor
Rreshti 4:
'''Mësuesi''' (''Arsimtari, Profesori'') është një person që jep mësim në [[shkolla|shkollë]]. Fjalën ''mësues'' mundet të përdoret edhe për një person që shquhet në një fushë të caktuar të dijes, ose të veprimtarisë shoqërore me ndikim te të tjerët dhe që merret si shembull për t'u ndjekur.
 
== Profesioni i mësuesit ==
Mësuesi në institucionin arsimor duhet të ketë fituar diplomën e mëposhtme në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të:
 
a) Mësuesi i [[Arsimi parashkollor|arsimit parashkollor]]: diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve universitare “[[Bachelor]]”;
 
b) Mësuesi i [[Arsimi fillor shqip në komunën e Preshevës : 1945 - 1995|arsimit fillor,]] mësuesi i arsimit të mesëm të ulët dhe mësuesi i [[Gjimnazi|gjimnazit]]: diplomë e ciklit të dytë të studimeve universitare.
 
Mësuesi i shkollave të [[Arsimi profesional|arsimit profesional]], që jep lëndë profesionale, ai i arsimit të orientuar dhe mësuesi, që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara, duhet të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit. Diplomat e një vlershme me diplomat e sipër përmendura përcaktohen me udhëzim të [[Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë|ministrit]]. Mësuesi i arsimit fillor dhe i arsimit të mesëm ka të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit pasi të ketë kryer me sukses praktikën profesionale dhe të ketë kaluar në provimin e shtetit, siç parashikohet në ligjin nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Institucionet arsimore, që shërbejnë për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve të mësuesisë dhe të praktikave profesionale të atyre që janë të diplomuar për mësues, përzgjidhen në bazë të kritereve dhe procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit. Institucioni arsimor planifikon zhvillimin profesional të mësuesve, sipas nevojave të tyre dhe në përputhje me politikat arsimore qendrore, vendore dhe të institucionit. Format e zhvillimit profesional janë: zhvillimi i brendshëm profesional, trajnimet, rrjetet profesionale, këshillimet, kurset afatshkurtra dhe ato afatgjata. Mësuesit dhe drejtorët trajnohen të paktën 3 ditë në vit. Trajnimet zhvillohen sipas sistemit “kërkesë - ofertë”, në bazë të kërkesave nga institucionet arsimore dhe të ofertave nga agjenci trajnuese që mund të jenë publike ose private. Programet trajnuese akreditohen nga ministria. Njësitë arsimore vendore organizojnë zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve, në bashkëpunim me agjenci trajnuese, me programe trajnimi të akredituara, të përzgjedhura me konkurrim të hapur, sipas procedurave të parashikuara në udhëzimin e ministrit. Burimet financiare për trajnimet janë nga kontributi vetjak i punonjësit arsimor, Buxheti i Shtetit, projekte të organizatave jofitimprurëse, të fondacioneve, të institucioneve, vendase ose të huaja, dhe burime të tjera të ligjshme.
 
== Kualifikimi i mësuesit ==
Kategoritë e kualifikimit të mësuesve janë tri:
 
a) “Mësues i kualifikuar”;
 
b) “Mësues specialist”;
 
c) “Mësues mjeshtër”.
 
Rritja në kategori e mësuesit bëhet nëpërmjet përvojës, trajnimit dhe pasi të ketë dhënë me sukses provimin përfundimtar të kategorisë përkatëse të kualifikimit. Kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve përcaktohen me udhëzim të [[Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë|ministrit]]. Çdo kategori kualifikimi shoqërohet me një shtesë në pagë, masa e së cilës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Çdo institucion arsimor ka bordin e tij të përbërë nga prindër, nxënës, mësues, përfaqësues të qeverisë vendore dhe të komunitetit. Bordi kontribuon për mbarëvajtjen e institucionit arsimor dhe i raporton për veprimtarinë e tij këshillit të prindërve të institucionit.
 
== Roli i mësuesit ==
Roli i mësuesit është të ndihmojë nxënësit të konkretizojnë konceptet që mësojnë në lëndët shkollore nëpërmjet prezantimeve dhe shpjegimeve në [[Klasa|klasë]]. Gjithashtu mësuesit duhet të përgatisin mësimet, testimet, të takohen me prindërit e nxënësve dhe të bashkëpunojnë me stafin e shkollës. Të jesh mësues nuk do të thotë vetëm të shpjegosh, mësuesit e sotëm kryejnë disa role njëkohësisht; ata mbajnë rolin e një [[prindi]] të dytë, mbajnë qetësi në klasë, janë modeli i nxënësve kur të rriten, janë udhëheqës të nxënësve dhe shumë të tjera. Sipas Fondacionit të Arsimit [[George Lucas]], roli i një mësuesi sot është shumë më i ndryshëm nga ajo që ishte dikur. Mësuesit tregonin se çfarë të mësonin dhe se si të mësonin. Pritet që të përdorin të njëjtat metoda për të gjithë nxënësit. Në botën e sotme të arsimit, roli i një mësuesi është i shumëanshëm. Mësuesi zhvillon mësimdhënien me synim zotërimin e kompetencave themelore, në bazë të standardeve të të nxënit dhe duke përzgjedhur ndërmjet metodave dhe praktikave bashkëkohore më të mira, vendase e të huaja. Detyra e tyre është të këshillojë nxënësit, t'i ndihmojë ata të mësojnë se si të përdorin njohuritë e tyre dhe ta integrojnë atë në jetën e tyre, në mënyrë që ata të jenë anëtarë të vlefshëm të shoqërisë. Mësimdhënësit inkurajohen të përshtaten me secilin nxënës dhe të përpiqen t'i sfidojnë dhe t'i frymëzojnë ata për të mësuar.<ref>{{Cite web|url=http://www.portalishkollor.al/news/cili-eshte-roli-i-mesuesit|title=Portali Shkollor}}</ref>
 
===''Standardet profesionale të mësuesit''===
Të gjithë mësuesve duhet t’u jepet mundësia të marrin pjesë në zhvillim profesional, gjë që i ndihmon ata “të ushqehen” dhe t’i përkushtohen nxënësve në progresin dhe suksesin e tyre. Zhvillimi intensiv i vazhdueshëm profesional i orientuar me standarde dhe tregues të matshëm ndihmon mësuesit të “rriten” dhe të vlerësojnë ecurinë e performancës së tyre. “Mësuesia” është [[profesioni]] më i rëndësishëm që ndikon në formimin e brezit të ardhshëm dhe duhet të formohet dhe të zhvillohet bazuar në standarde, të cilat përcaktojnë se çfarë duhet të dijë çdo mësues, çfarë aftësish duhet të demonstrojë dhe nga ç'vlera e qëndrime duhet të karakterizohet. Dokumenti i standardeve profesionale të mësuesit, hartuar nga [[Instituti i Zhvillimit të Arsimit]], ka si qëllim kryesor të përshkruajë një vizion të ri për mësimdhënien, të cilin ne frymëzojmë, me fokus plotësimin e nevojave dhe të interesave individuale të nxënësit për dijen.<ref name=":0">{{Cite web|url=http://izha.edu.al/Biblioteka/Zhvillimi%20Profesional%20i%20Mësuesit/Standartet%20Profesionale%20te%20Mesuesit%20AMU&AML.pdf|title=Instituti i Zhvillimit Të Arsimit}}</ref><br />
 
===''Vlera e standarteve''===
Standardet profesionale të mësuesit përshkruajnë atë që pritet të njohë, të kuptojë, të zotërojë dhe të demonstrojë mësuesi, si specialistë në fushën e vet.Këto standarde i vlejnë së pari, vetë mësuesit. Mësuesi mbështetet në to për të vlerësuar performancën e tij, duke dalluar anët e veta të forta dhe nevojat, si dhe për të kuptuar më mirë përparimin e tij profesional, pra mësuesit i duhen për t'u vetëvlerësuar. Nëpërmjet këtyre standardeve mësuesi kupton ''vizionin e ri për mësimdhënien'', një panoramë të asaj se ku duam të shkojmë. Për të përmirësuar cilësinë e tij, mësuesi duhet të ''identifikojë nevojat'' e shkollës, në përgjithësi, por edhe të tij, në veçanti. Standardet përfshijnë një sërë treguesish të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve, për të cilat mësuesi tregon ''angazhimin'' për kryerjen me sukses të rolit të tij në shkollë. Secili në punën e tij punon duke pasur parasysh disa standarde që tregojnë sesa kompetent është ai në punë. ''Nivelet e performancës'' tregojnë se sa një mësuesi i përmbush këto standarde. Mësuesi që e ka të qartë se çfarë duhet të arrijë, punon në mënyrë të vazhdueshme për rritjen dhe ''zhvillimin e tij profesional.'''''<ref name=":0" />'''
 
<br />
 
== Standartet prefesionale të formimit të përgjithshëm të mësuesit ==
Standardet profesionale të formimit të përgjithshëm të mësuesit janë hartuar duke u bazuar në dokumente rekomanduese hartuar nga [[Komisioni Evropian|Komisioni Evropian.]] Këto standarde janë zbërthyer në tregues, të cilët e ndihmojnë mësuesin dhe të tjerët që të përcaktojnë nëse është përmbushur dhenë ç’shkallë është përmbushur një standard i caktuar. Standardet nuk mund të jenë të ndara prerazi nga njëri-tjetri, përkundrazi janë të ndërlidhura dhe duhen menduar si një e tërë, ku secili standard, bashkë me treguesit e tij, vështron një aspekt të rëndësishëm të mësuesit cilësor.
<br />
 
=== ''Përgatitja shkencore'' ===
Standardi "''Përgatitja shkencore''" i kushtohet zotërimit nga mësuesi i anës shkencore të lëndës, parakusht pa të cilin nuk mund të pretendohet më tej.
 
=== ''Njohuri për kurrikulën dhe planifikimi i saj'' ===
Standardi “''Njohuri për kurrikulën dhe planifikimi i saj''” i referohet njohurive që ka mësuesi për dokumentet kurrikulare të shkruara në nivel qendror si: Korniza kurrikulare, kurrikula bërthamë, programet lëndore, zbërthimi i tyre në bazë shkolle, planifikimi i tyre sipas nevojave dhe interesave të nxënësve.
 
=== ''Zhvillimi i kompetencave kyçe të të nxënit'' ===
Standardi "''Zhvillimi i kompetencave kyçe të të nxënit''" bazohet në përshkrimin e tyre në ligjin për sistemin Arsimor Parauniversitar në Shqipëri. Kompetencat kyçe janë pikënisja dhe pikëmbërritja e kurrikulës. Mbi bazën e tyre hartohet dokumentacioni kurrikular dhe zbatohet e krijohet kurrikula në bazë shkolle, gjithashtu vlerësohet formimi i nxënësve. Mësuesi duhet të kuptojë thellë dobinë e tyre. Aspekte të kompetencave kyçe gjenden edhe te standardet e tjera, por te ky standard janë të përqendruara posaçërisht. Aspekte të veçanta të këtyre kompetencave theksohen në disa lëndë/fusha më shumë se në të tjerat, por të gjitha lëndët përshkohen prej tyre. Pjesë e tyre janë, gjithashtu, aftësi të tilla ndërkurrikulare si: aftësia e të menduarit kritik, aftësia e të menduarit krijues, aftësia e menaxhimit të informacionit, aftësia e të punuarit individual në mënyrë të pavarur dhe e punës në grupe, aftësia e qëndrimit etik ndaj ngjarjeve e dukurive. ''Mësuesi mund t'ua kultivojë nxënësve të tij të gjitha këto aftësi, vetëm pasi ai vetë t'i ketë zotëruar mirë ato.''
 
=== ''Njohja dhe zbatimi i dokumentacionit arsimor'' ===
Standardi ''"Njohja dhe zbatimi i dokumentacionit arsimor"'' merret me njohjen e dokumentacionit të nevojshëm për çdo mësues. Mësuesi e planifikon punën e tij mbi bazën e disa dokumenteve themelore, të cilat ndahen në dy grupime. Nga njëra anë, ai duhet të njohë mirë disa dokumente që, ndonëse nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me mësimdhënien, përbëjnë themelet e tij si: Kushtetuta e [[Republikës së Shqipërisë]], Karta Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa e të drejtave të Fëmijëve, Ligji mbi Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës etj.tjetër, mësuesi duhet të njohë disa dokumente themelore arsimore, pa të cilat nuk do të mund të zhvillonte proces mësimor sipas këtyre standardeve si ligji për Sistemin Arsimor Parauniversitar, Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, udhëzime të tjera të MAS-it që lidhen me procesin e mësimdhënie -nxënies.
 
===''Mësimdhënia dhe nxënia'' ===
Një standard tjetër përqendrohet posaçërisht te “''Mësimdhënia dhe nxënia''”. Mësuesi bashkëkohor nuk është vetëm transmetues i të vërtetave të pranuara dhe as thjesht vlerësues i zotërimit të tyre nga nxënësit. Ai ka tanimë role të shumëfishta, çka e bën këtë [[Profesioni|profesion,]] një sfidë përherë e më interesante. Mësuesi i sotëm është edhe person burimor, lehtësues i procesit të të nxënit dhe këshillues i nxënësit. Nuk ekziston një metodë universale e mësimdhënies që mund të përdoret kudo dhe përherë. Merita e mësuesit është të njohë e të përdorë larmi metodash dhe të përzgjedhë njërën ose një kombinim të atyre, sipas natyrës së njohurive që nxënësit do të përvetësojnë, aftësive e qëndrimeve që duhet të formojnë, sipas veçorive të nxënësve dhe interesave e dëshirave të tyre.
 
=== Vlerësimi i të nxënit ===
“Vlerësimi i të nxënit”, si një përmasë e veçantë e procesit të mësimdhënie - nxënies, zë një standard më vete. Mësuesi duhet të përqendrohet më shumë te vlerësimi i procesit të të nxënit se sa te produkti, duke përdorur larmi strategjish e praktikash. Qëllimi i vlerësimit për të nxënë i nxënësit nuk është thjesht nota dhe nuk përfundon shpesh me notë, por synon përmirësimin e të nxënit.
 
=== ''Gjithëpërfshirja dhe përkujdesja ndaj nxënësit'' ===
Si një plotësim, madje më shumë si një theksim i standardit për mësimdhënien dhe nxënien është standardi "''Gjithëpërfshirja dhe përkujdesja ndaj nxënësit''". Ky standard trajton në mënyrë të posaçme përkujdesjen që mësuesi duhet të ketë për suksesin e çdo nxënësi e veçanërisht për nxënësit me vështirësi në të nxënë.
 
=== ''Bashkëpunimi me kolegët dhe puna në grup'' ===
Standardi "''Bashkëpunimi me kolegët dhe puna në grup''" parashtron ato kërkesa ndaj mësuesit që e bëjnë atë një anëtar produktiv në bashkëpunimin me kolegët e tij. Te formimi i një nxënësi ndikojnë të gjithë mësuesit e tij brenda një shkolle dhe nëse përveç dallimeve të natyrshme midis tyre, këta mësues do të kenë diferenca të mëdha për sa i përket filozofisë së kurrikulës së zbatuar, atëherë ndikimet tek ai nxënës nuk do të jenë konvergjente dhe nxënësit do të përfitonin shumë më pak nga sa do të mundnin. Mësuesi nuk është vetëm dhe thjesht mësues lëndor, por edhe pjesëtar i një komuniteti profesionistësh që interesohet dhe punon për institucionin në të gjitha aspektet e saj.
 
=== ''Bashkëpunimi me komunitetin'' ===
Standardi "''Bashkëpunimi me komunitetin''" parashtron nëpërmjet treguesve të tij, pretendimet ndaj mësuesit për krijimin e një marrëdhënieje të frytshme e të vazhdueshme me komunitetin, kryesisht, me prindërit e nxënësve për të zhvilluar shkollën si qendër komunitare. Prindërit janë mësuesit e parë të fëmijës, i kuptojnë më mirë dhe kanë aspiratat më këmbëngulëse për ta. Për këtë arsye, prindërit janë bashkëpunëtorët e natyrshëm dhe më aktivë të mësuesit. Komunikimi prindër-mësues është thelbësor për të shtuar mundësitë në përmirësimin e arritjeve të nxënësve.
 
===''Vlerat dhe qëndrimet profesionale''===
Së fundmi, standardi “''Vlerat dhe qëndrimet profesionale''” përshkruan vlerat dhe qëndrimet që karakterizojnë mësuesin gjatë karrierës së tij si profesionist. Veç këtyre standardeve të përgjithshme, çdo mësues duhet të përmbushë edhe standardet profesionale sipas profileve lëndore për të cilat është diplomuar. Kështu p.sh., mësuesi i matematikës duhet të përmbushë si standardet profesionale të formimit të përgjithshëm, po ashtu edhe standardet profesionale të profilit të matematikës.<br />
== Shiko edhe këtë ==