Dasma (roman): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
'''Dasma''' (njohur edhe si ''Lëkura e daulles'') është roman i dytë shkruar nga [[Ismail Kadare]] dhei botuar për herë të parë më [[1967]] në revistën "Nëntori", kurse si libër më vete në vitin [[1968]] nga shtëpia botuese "Naim Frashëri". U përkthye në anglisht dhe u dramatizua nga radio BBC e Londrës në vitin [[1969]] me titullin "Dasma dhe fantazma".<ref name="Faye"/>
 
== Sfondi dhe përmbajtja ==
Ne gjysmën e dytë të viteve '60 Shqipëria pati verzioninversionin e saj të [[Revolucioni Kulturor|revolucionit kulturor kinez]], ku shkrimtarët shqiptarë u detyruan të shkonin në "bazë" e të njiheshin nga afër me jetën e popullit. Të njëjtin fat e pati edhe Kadareja, i cili më 1966 u dërgua në qytetin e Beratit të jetonte "pranë popullit".<ref name="Faye">{{cito uebin|title=“Kadare e përçmoi ‘Dasmën’, se u pëlqye nga kritika e kohës”|url=http://www.panorama.com.al/kadare-e-percmoi-dasmen-se-u-pelqye-nga-kritika-e-kohes/|website=Panorama Online|accessdate=11 prill 2018}}</ref>
 
Prej tri romaneve të mëhershme të Kadaresë, i pari [[Qyteti pa reklama]] kishte mbetur pa u botuar, i dyti, [[Gjenerali i ushtrisë së vdekur]] ishte kritikuar ngaqë nuk e kishte prekur temën e ndërtimit të socializmit, kurse i treti, [[Përbindëshi]] ishte ndaluar. Në kushtet e ngricës së re politiko-ideologjike, shkrimtarët dhe intelektualët viheshin në rrezik të madh nëse shkelnin vijën e partisë.<ref>{{cite book|last1=Morgan|first1=Peter|title=Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990|date=2011|publisher=Shtëpia Botuese "55"|place=Tiranë|isbn=978-9928-106-12-4|page=106}}</ref> I përballur me klimën e pafavorshme për krijimtari të lirë dhe i gjetur nën trysni për të shkruar diçka për të "tashmen e gëzuar", gjatë qëndrimit në kombinatin e tekstilit në Berat Kadare mendon në duhet të braktisë letërsinë, apo të bëjë lëshime dhe të shkruajë nën trysninë e dogmës. Në këtë sfond merr formë romani "Lëkura e daulles" i cili si bërthamë kishte tregimin e pabotuar "Dasma e çuditshme" që Kadare e kishte shkruar disa vite më parë, por nga kjo bërthamë në fund nuk do të mbetej pothuajse asgjë.<ref name="Faye"/>
 
Romani botohet fillimisht në revistën Nëntori nën titullin "Lëkura e daulles" kurse një vit më vonë del si libër më vete nën titullin "Dasma". Në faqet e romanit shpaloset një pasqyrë e "Shqipërisë së re"; ndeshen punëtorë, kantiere ndërtimi, punë riedukuese; pastaj ndeshen tema të asaj kohe si emancipimi i gruas, lufta kundër martesave me mblesëri dhe lufta kundër fesë. Romani përshkohet nga atmosfera festive, një gjë e pazakontë kjo për veprat e Kadaresë.<ref name="Faye"/><ref name="Elsie" /><ref name="Apolloni2"/> Romani megjithatë është i mbushur me situata groteske dhe dialogë komikë, që i shtyrë disa studiues ta interpretojnë si tallje me aktualitetin komunist.<ref name="Apolloni2">{{cite book|last1=Apolloni|first1=Ag|title=Paradigma e Proteut|date=2012|publisher=OM|place=Prishtinë|pages=22-23}}</ref>
 
Trajtonte temën e emancipimit të gruas në Shqipëri në kulmin e dy fushatave të mëdha sociale të [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]]: heqja e fesë dhe emancipimi i gruas në një popullsi me prejardhje kryesisht myslimane.<ref name="Elsie" />
 
== Reagimet ==