[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
<br />{{fjala}}
[[Skeda:Codex Manesse Schulmeister von Esslingen.jpg|thumb| ]]
 
'''Mësuesi''' (''Arsimtari, Profesori'') është një person që jep mësim në [[shkolla|shkollë]]. Fjalën ''mësues'' mundet të përdoret edhe për një person që shquhet në një fushë të caktuar të dijes, ose të veprimtarisë shoqërore me ndikim te të tjerët dhe që merret si shembull për t'u ndjekur.
 
Mësuesi është njeriu që ka për detyrë të ndihmojë të tjerët të mësojnë dhe të sillen në një mënyrë të re dhe të ndryshme nga më parë.
 
<ref>{{Cite book|title=Koncepte themelore per ta kuptuar kurrikulumin|last=|first=|publisher=Routledge|year=2009|isbn=978-9928--133-04-5|location=SHBA, Kanada|pages=}}</ref>Mësuesit përgatitten dhe punësohen nga shoqëria për të ndihmuar në realizimin e qëllimeve, objektivave dhe rezultateve që presin në përfundim nga zbatimi I programit. Mësuesi, në procesin e ushtrimit të profesionit, është një punonjës i punësuar nga shoqëria, për ta bërë më të lehtë përgatitjen shoqërore, vetjake dhe intelektuale të atyre antarëve të shoqërisë të cilët ndjekin shkollën.
 
<br />
Line 8 ⟶ 12:
== Roli i mësuesit ==
Roli i mësuesit është të ndihmojë nxënësit të konkretizojnë konceptet që mësojnë në lëndët shkollore nëpërmjet prezantimeve dhe shpjegimeve në klasë.<ref name=":0">{{Cite web|url=http://www.portalishkollor.al/news/cili-eshte-roli-i-mesuesit|title=Cili është roli i mësuesit}}</ref> Gjithashtu mësuesit duhet të përgatisin mësimet, testimet, të takohen me prindërit e nxënësve dhe të bashkëpunojnë me stafin e shkollës.<ref name=":0" /> Të jesh mësues nuk do të thotë vetëm të shpjegosh, mësuesit e sotëm kryejnë disa role njëkohësisht; ata mbajnë rolin e një prindi të dytë, mbajnë qetësi në klasë, janë modeli i nxënësve kur të rriten, janë udhëheqës të nxënësve dhe shumë të tjera.<ref name=":0" /> Rolet e mësuesve sot janë shumë ndryshe nga ç'kanë qenë, sepse në botën e sotme, roli i një mësuesi është i shumëanshëm.<ref name=":1">{{Cite web|url=http://www.portalishkollor.al/argetim/roli-i-mesusit-funksionet-dhe-detyrat|title=Roli i mësuesit,funksionet dhe detyrat}}</ref> Detyra e tyre është të këshillojë nxënësit, t'i ndihmojë ata të mësojnë se si të përdorin njohuritë e tyre dhe ta integrojnë atë në jetën e tyre, në mënyrë që ata të bëhen anëtarë të vlefshëm të shoqërisë.<ref name=":1" /> Mësimdhënësit inkurajohen që t'i përshtasin metodat për secilin nxënës, sepse ata janë të ndryshëm dhe është e nevojshme t’i qasesh në mënyra të ndryshme, profesioni modern i mësimdhënies është gjithashtu rreth marrjes së roleve më të gjera për promovimin e arsimit.<ref name=":1" />
 
<ref>{{Cite book|title=Koncepte themelore per ta kuptuar kurrikulumin|last=|first=|publisher=Routledge|year=2009|isbn=978-9928-133-04-5|location=New York|pages=}}</ref>Mësuesit janë pjesë e te gjitha aspekteve komplekse që lidhen me mësimdhënien e përditshme, si dhe janë përgjegjës për një shumllojshmëri vendimesh në klasë dhe në orën e mësimit. Ata përpiqen të krijojnë rregull dhe stabilitet në mjedise potencialisht kaotike. Guglielmi dhe Tatroë (1998) vënë në dukje trysnitë dhe ngarkesën e madhe që kanë mësuesit në punën e tyre të përditshme.
 
Emocionet e mësimdhënies janë një tjetër ceshtje, që është trajtuar nga Hargreaves 1998 . Roli udhëheqës I mësuesit në kohë ndryshimesh të shpejta ndikohet shumë nga cështjet e emocioneve: "Mësimdhënia është një lloj pune emocionale, dhe mësimdhënia dhe të nxënët kanë të bëjnë me të kuptuarit emocional".
 
== Kualifikimi i mësuesit ==
Line 20 ⟶ 28:
== Roli i mësuesit si punonjës social ==
Shoqëria sotme dhe nevojat e individit për të mësuar gjatë gjithë jetës kërkojnë një rol të ri të mësuesit, atë të trajtimit të problemeve psikosocialee që lidhen me të nxënit dhe ecurinë e nxënësve në shkollë. Ky rol i ri që merr mësuesi nuk zëvëndëson rolin e shërbimit psikosocial që ofrohet në shkolla, por ai ndihmon në parandalimin e problemeve të ndryshme, duke i trajtuar ato në mënyrë sistematike dhe në tërësinë e tyre.<ref name=":2" /> Ky rol i ri është i lidhur ngushtë me mënyrën e shpjegimit të mësimit, me kontrollin dhe vlerësimin, me mënyrën e organizimit të orës së mësimit, gjuhës që përdoret nga mësuesi në klasë si dhe me lidhjet që krijohen me prindërit dhe me nxënësit jashtë procesit mësimor.<ref name=":2" /> Është mësuesi ai që qëndron më shumë me nxënësit dhe më aftësitë e mjeshtërinë e tij mund të njohë më mirë nevojat e tyre dhe të këshillojë mënyra efikase përplotësimin e tyre. Mësuesi nuk duhet ta shikojë nxënësin si një mendje të re dhe bosh të cilën ka për detyrë ta mbush me njohuri , por ta shikojë e trajtojë si një individ unik, që pavarësisht nga mosha ka dëshirat, nevojat dhe përvojën e tij. <ref name=":2" /> Problemet e etikës në klasë që duhet të trajtohen nga mësuesit janë të shumta dhe zgjidhja e tyre varet nga mënyra se si ai i transmeton normat dhe vlerat e shoqërisë demokratike, sa dhe si i trajton shqetësimet që shfaqen në një kuadër më të gjerë si familja dhe shoqëria e nxënësve.<ref name=":2" />
 
== Cili është mësues i suksesshëm ? ==
<ref>{{Cite book|title=Metodologji e mesimdhenies|last=|first=|publisher=Bardhyl Musai|year=2003|isbn=978-99927-822-2-6|location=Tirane|pages=}}</ref>Mësues i suksesshëm quhet ai që është në gjendje të realizojë qëllimet dhe objektivat e programit. Përmasat kryesore të mësimdhënies së suksesshme janë dy: synimi dhe rezultatet.
 
Mësuesit e suksesshëm janë ata, të cilët mund të vërtetojnë aftësinë e tyre për të realizuar rezultatet e planifikuara. Studimet tregojnë se mësuesit e suksesshëm janë të drejtë, demokratë, të përgjegjshëm, të kuptueshëm, të dashur, nxitës, origjinalë, të ekuilibruar, të matur dhe me besim në vetvete
 
Mësuesi duhet t`I njohë mirë fëmijët dhe të ndjekë zhvillimin e tyre në cdo etapë . Ai duhet të dijë dicka edhe për mjedisin jashtë shkollës dhe klasës. Ai duhet të njohë mirë përmbajtjen e lendës që jep dhe të dijë të dallojë thelbësoren, nga ajo që është anësore dhe e rastësishme. Ai duhet të mishërojë një tërësi vlerash morale, të cilat e udhëheqin atë në rolin e tij si mësues. Ai duhet të dijë si nxënë fëmijët, nxënësit dhe të rriturit dhe të krijojë mjedisin që e lehtëson të nxënët.
 
Mësuesit që shquhen në shkollë për suksesin e punës së tyre në arritjen e rezultateve të larta të të nxënit të nxënësve u mundësojnë nxënësve që të mësojnë më shumë, I frymëzojnë kolegët e tyre që t`I ndjekin pas dhe në përgjithësi bëjnë dicka ndryshe në klasat  e tyre. Këta mësues bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të pasuruar talentin e tyre natyror.
 
Për të përcaktuar mësimdhënien e suksesshme, nuk ka ndonjë përcaktim të vecantë. Disa i quajnë `ekspertë`, disa `mjeshtër` dhe disa të tjerë i quajnë `mësues të shkelqyer dhe të shquar`. Pavarësisht nga këto emërtime  që vijnë nga këndvështrime, kultura dhe përvoja të ndryshme, e kemi të qartë  se kemi të bëjmë më një vlerësim të lartë për këtë kategori mësuesish. Në të njëjtën mënyrë përcaktohet edhe mësimdhënia e suksesshme.
 
== Shiko edhe këtë ==