[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 28:
== Roli i mësuesit si punonjës social ==
Shoqëria sotme dhe nevojat e individit për të mësuar gjatë gjithë jetës kërkojnë një rol të ri të mësuesit, atë të trajtimit të problemeve psikosocialee që lidhen me të nxënit dhe ecurinë e nxënësve në shkollë. Ky rol i ri që merr mësuesi nuk zëvëndëson rolin e shërbimit psikosocial që ofrohet në shkolla, por ai ndihmon në parandalimin e problemeve të ndryshme, duke i trajtuar ato në mënyrë sistematike dhe në tërësinë e tyre.<ref name=":2" /> Ky rol i ri është i lidhur ngushtë me mënyrën e shpjegimit të mësimit, me kontrollin dhe vlerësimin, me mënyrën e organizimit të orës së mësimit, gjuhës që përdoret nga mësuesi në klasë si dhe me lidhjet që krijohen me prindërit dhe me nxënësit jashtë procesit mësimor.<ref name=":2" /> Është mësuesi ai që qëndron më shumë me nxënësit dhe më aftësitë e mjeshtërinë e tij mund të njohë më mirë nevojat e tyre dhe të këshillojë mënyra efikase përplotësimin e tyre. Mësuesi nuk duhet ta shikojë nxënësin si një mendje të re dhe bosh të cilën ka për detyrë ta mbush me njohuri , por ta shikojë e trajtojë si një individ unik, që pavarësisht nga mosha ka dëshirat, nevojat dhe përvojën e tij. <ref name=":2" /> Problemet e etikës në klasë që duhet të trajtohen nga mësuesit janë të shumta dhe zgjidhja e tyre varet nga mënyra se si ai i transmeton normat dhe vlerat e shoqërisë demokratike, sa dhe si i trajton shqetësimet që shfaqen në një kuadër më të gjerë si familja dhe shoqëria e nxënësve.<ref name=":2" />
 
<br />
 
== Etika e mësuesit ==
<ref>{{Cite web|url=https://web.facebook.com/ese.dhe.projekte/posts/1643396412604664/?_rdc=1&_rdr|title=}}</ref>Për një nxënës, figura e mësuesit është aq e rëndësishme sa që vjen një moment kur ajo kthehet në jetike. Një pjesë të madhe të kohës nxënësit e kalojnë në shkollë dhe, çdo gjë që ndodh aty, padyshim, është ngulitur thellë në jetën e tyre, në memorien e tyre. Pra, gjithçka fillon nga ai person që qëndron para tyre çdo ditë, nga mësuesi i tyre. Shembulli që ai ju jep nxënësve është ajo që ata mundohen ta huazojnë apo imitojnë, për ta ndjerë vehten të sigurt në momentin që do të dalin në jetë. Për këtë arsye, figura e mësuesit është gjithmonë, jo vetëm në qendër të vëmendjes, por edhe në imazhin që krijojmë për mësuesin ideal.
 
Pjesë e ideales është sjellja e tij. Në vend të të bërtiturave dhe shprehjeve të përditshme, për nxënësit do të ishte diçka më e bukur nëse mësuesit do të ishin mbështetësit e tyre.
 
''Mësuesi nuk mban qëndrim personal''. Në mësim, ai shfaqet sa kërkues, aq edhe liberal, në kuptimin e krijimit të një klime, ku çdo kush mund e duhet t’i shfaq mendimet e tij lirshëm dhe pa asnjë kompleks.
 
''Siguron mjedis të ngrohtë me nxënësit'': Mësuesi nuk duhet të fyej, me apo pa dashje nxënësin, pavarësisht prejardhjes social kulturore. Kjo kërkon që, mësuesi të njoh që në fillim nxënësit që i janë besuar, duke u treguar i kujdesshëm në fjalorin që përdor apo komentet që bën.
 
Kërkon mendimin e çdonjërit prej tyre për tema delikate, nxit nxënësit të respektojnë njeri – tjetrin, pavarësisht nga origjina, e kthen klasën në një mjedis të hapur e gjithëpërfshirës.
 
''Siguron zhvillimin intelektual të nxënësve:'' Me punën e tij të përditshme, mësuesi kontribuon në zhvillimin intelektual të nxënësit, të paktën për sa i takon lëndës, ku jep mësim, duke nxitur tek ata besimin se mund të arrijnë suksese. Ai, nuk frymëzon diskriminimin, krijon për nxënësit me aftësi të kufizuara kushte të barabarta pjesëmarrjeje, kultivon tek ata, përmes shembullit të tij, edukatën dhe kulturën e punës.
 
''Nuk lejon konflikte interesi me nxënësit e tij:'' Në punën e tij, mësuesi nxitet nga synimet psikopedagogjike dhe kërkesat akademike, nuk krijon marrëdhënie biznesi me prindërit e nxënësve, nuk i nxit nxënësit për pjesëmarrje në grupime të ndryshme politike, nuk abuzon me detyrën, duke tërhequr pas vetes për interesa përfitimi nxënës të tij për plotësime njohurish pas mësimit etj.
 
''Respekt për kolegët:'' Një mësues, duhet t’i respektoj kolegët e tij dhe të punojë ngushtësisht me ta në interes të nxënësve. Mosmarrëveshjet ndërmjet mësuesve, janë thjesht personale dhe nuk duhet të ndikojnë në punën e tyre. Mësuesi nuk duhet të bëjë komente para nxënësve për një koleg të tij. Kush nuk respekton kolegun, nuk respekton veten.
 
''Të njohë dhe të respektoj institucionin:'' Është në interes të zhvillimit të nxënësit, që mësuesi të njohë e respektojë objektivat që janë vënë për të përmbushur me sukses politikat e standardet e sotme të shkollës ku ai punon, të jetë indikator frymëzimi për aktorët e tjerë të interesuar për mbarëvajtjen e punës në shkollë. Mësuesi duhet të jetë i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë personale dhe kolektive për mosrealizimin e objektivave.
 
''Të vlerësoj objektivisht nxënësin:'' Një mësues duhet të përdorë sa më shumë metoda vlerësimi, sipas standardeve të vendosura nga shkolla. Ai është i ndërgjegjshëm për avantazhet apo disavatazhet e një metode apo të një tjetre dhe, punon, për një vlerësim sa më të gjithanshëm të tij. Vlerësimet duhet të jenë reale, të paparagjykuara dhe të alternuara.
 
Politikat e vlerësimit, u bëhen të qarta nxënësve që në fillim të vitit shkollor. Fletët e provimit, punët e pavarura, detyrat e shtëpisë, punët praktike, vlerësohen me seriozitet e, u bëhen të ditura nxënësve në kohën e duhur, duke qartësuar çfarë kanë gabuar. Përfundimet, u bëhen të ditura edhe prindërve.
 
Vënia në zbatim dhe praktikimi i këtyre parimeve të Kodit të Etikës së mësuesit, do të ndihmojë esencialisht punën në shkollën tonë dhe do të ngrejë më lart figurën e nderuar të mësuesit. Sigurisht që, ka edhe norma,rregulla dhe parime të tjera, të cilat, do ta bënin më të plotë këndvështrimin për kodin e etikës së mësuesit, por që vetë dikasteret arsimore duhet tua venë në dispozicion mësuesve për t’u njohur me to dhe për ti pasur si busull orientuese në punën e tyre mësimore dhe edukative.
 
== Cili është mësues i suksesshëm ? ==
Line 39 ⟶ 66:
 
Për të përcaktuar mësimdhënien e suksesshme, nuk ka ndonjë përcaktim të vecantë. Disa i quajnë `ekspertë`, disa `mjeshtër` dhe disa të tjerë i quajnë `mësues të shkelqyer dhe të shquar`. Pavarësisht nga këto emërtime  që vijnë nga këndvështrime, kultura dhe përvoja të ndryshme, e kemi të qartë  se kemi të bëjmë më një vlerësim të lartë për këtë kategori mësuesish. Në të njëjtën mënyrë përcaktohet edhe mësimdhënia e suksesshme.
 
<br />
 
== Shiko edhe këtë ==