[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 48:
Me një popullsi prej 1.122.044 banorë të rregjistruar në 30 shtator të vitit 1945 numri i analfabetëve arrinte në 911.410 banorë ose 81% e popullsis së vendit. Gjatë vitit 1945 ishin hapur 566 kurse ku mësohej shkrim dhe lexim për 10.234 vetë. Sipas një ligji të miratuar në vitin 1949 mosha deri ne 40 vjeç detyroheshin të nerrnin bazat në shkrim dhe lexim. Nga një praktikë e tillë rezultoi se mbas 5 vitesh kishin mësuar shkrim dhe lexim rreth 130.000 vetë dhe kishin mbetur 420.000 analfabet. Në vitin 1955 u shpall publikisht se ishte likuiduar analfabetizmi deri në moshën 40 vjeç. Edhe pse u punua vullnetarisht për uljen e analfabetizmit në arkiva faktohet se një pjes e popullsis nuk arriti të mësonte shkrim dhe lexim sidomos moshat e mëdha. Ky problem vazhdoi edhe në vitet më vonë.
 
 
===Krijimi i shkollave===
'''<big>Parandalimi i Braktisjes se shkolles</big>'''
 
Nga vlerësimet e gjendjes, bërë nga MAS, dhe studimet nga [http://www.unicef.org/ UNICEF] theksohet se vijon braktisja e shkollës dhe është e pranishme  dukuria e fëmijëve jashtë sistemit arsimor  Në nje situatë të tillë roli i shkollës dhe i komunitetit është thelbësor për evidentimin e fëmijëve në moshë shkollore, por edhe për parandalimin e braktisjes së shkollës.  Shumë nga praktikat e programeve shkollore kanë treguar se shkollat mund të luajnë rol aktiv në parandalimin e dukurisë së braktisjes së shkollës, duke krijuar programe të ndryshme bazuar në nevojat e fëmijëve. Një mjedis shkollor miqësor, i sigurt dhe i ngrohtë ndaj nxënësve i ndihmon fëmijët në rrezik braktisjeje të shkollës të ndihen të mbrojtur dhe të motivuar për të ndjekur rregullisht mësimet. Por cilat janë llojet e braktisjes? Ekzistojnë dy lloje braktisjesh :
 
·        -braktisje fizike- ku nxënësi nuk frekuenton shkollën fizikisht, shkëputet fizikisht prej saj
 
·        -braktisje e fshehtë- nxënësi frekuenton shkollën fizikisht dhe rregullisht por nuk është aktiv, nuk ka interes, qëndron i shkëputur mendërisht nga shkolla.
 
Cilat mund të jenë arsyet që një fëmijë të mos regjistrohet në shkollë ose një nxënës të braktisë shkollën pa e përfunduar arsimin e detyruar ose atë parauniversitar? Largësia e shkollës nga shtëpia, sidomos në arsimin e mesëm të ulët, presioni për të kontribuar në të ardhurat e familjes, martesa e hershme për të pasur një familje ,presioni nga rrethi shoqëror i atyre që tashmë e kanë braktisur shkollën, detyrimi nga familja për të ndihmuar në punët e shtëpisë, për t’u përkujdesur për motrat e vëllezërit apo për të moshuarit në familje etj. Në disa raste ekstreme, braktisja mund të jetë dhe tregues i fëmijëve që janë abuzuar, trafikuar apo shfrytëzuar. Ka dhe arsye të tjera që shpjegojnë pse disa fëmijë nuk regjistrohen kurrë në shkollë, të tilla si: aftësia e kufizuar, etnia, migrimi dhe varfëria.
 
 
'''''Administrimi i mungesave'''''
 
•      Monitorimi i mungesave në shkollë është detyrim ligjor. Kur fëmijët frekuentojnë shkollën, ata janë nën përgjegjësinë e drejtuesve dhe mësuesve të shkollës.
 
•      Mësuesit duhet të shënojnë në regjistër të gjitha mungesat për çdo orë mësimi.
 
•      Mësuesit kujdestarë duhet të mbledhin mungesat në regjistër çdo javë.
 
•      Shkolla duhet të njoftojë prindërit që ditën e parë që fëmija mungon.
 
•      Shkolla duhet të organizojë takim me prindërit, kur fëmijët mungojnë pa një arsye të vlefshme për më shumë se 5 ditë, me qëllim që të diskutojnë e të ndërmarrin zgjidhje që fëmija të kthehet në shkollë.
 
'''''Hapat p''ër parandalimin e braktisjes së shkollës''':
 
'''Hapi 1:'''
 
-Mësuesit kujdestarë identifikojnë nxënësit në rrezik mospërfundimi të arsimit
 
'''Hapi 2:'''
 
-Takimi i parë SPH për të diskutuar rastet e fëmijëve në rrezik dhe për të caktuar kujdestarët      përkaës
 
'''Hapi 3:'''
 
-Identifikimi i nevojave të nxënësve individualë dhe i ndërhyrjeve reaguese për t'i trajtuar këto nevoja
 
'''Hapi 4:'''
 
-Zbatimi i ndërhyrjeve për të rritur frekuentimin e nxënësve dhe mundësitë e tyre për të përfunduar studimet
 
'''Hapi 5:'''
 
-SPH/takimet për kujdesin ndaj rasteve për të monitoruar ndërhyrjet dhe për t'i analizuar/ ndryshuar ato sipas nevojës
 
'''     Hapi 6:'''
 
-Vlerësimi i ndërhyrjeve dhe mësimet e nxjerra për raste të ardhshme
 
'''''Qasja ndaj fëmijëve në rrezik braktisjeje të shkollës:'''''
 
* Flisni me fëmijët.
* Flisni me prindërit që të rrisni ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë e frekuentimit të rregullt.
* Tregojini fëmijes se ai është i rëndësishëm për shkollën, duke e përshëndetur me emër çdo ditë.
* Tregoni vëmendje ndaj fëmijës në klasë: bëjini pyetje.
* Lavdërojeni fëmijën për sjellje të mirë, punë të mirë, punë në grup etj.
* Shpërblejeni fëmijën kur ai frekuenton rregullisht shkollën.
* Organizoni takime të përjavshme me fëmijën dhe me mësuesin e caktuar, për të parë mungesat javore dhe diskutoni çdo problem që fëmija mund të ketë me shkollën.
* Organizoni takime të anëtarëve të Këshillit të prindërve dhe të atij të mësuesve me prindërit e fëmijës,s hkolla u komunikon qartë prindërve dhe fëmijëve rregullat për mungesat.
 
==='''Krijimi i shkollave'''===
 
Arsimi fillor dhe 7 vjeçar
Line 160 ⟶ 221:
* [http://stats.uis.unesco.org/ReportFolders/ReportFolders.aspx?CS_referer=&CS_ChosenLang=en UNESCO Institute for Statistics]{{en icon}}
* [http://gpseducation.oecd.org/ OECD Education GPS]{{en icon}}
*[http://www.unicef.org/]
 
== ReferencaReference ==
{{reflist}}