[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 56:
Vënia në zbatim dhe praktikimi i këtyre parimeve të Kodit të Etikës së mësuesit, do të ndihmojë esencialisht punën në shkollën tonë dhe do të ngrejë më lart figurën e nderuar të mësuesit. Sigurisht që, ka edhe norma,rregulla dhe parime të tjera, të cilat, do ta bënin më të plotë këndvështrimin për kodin e etikës së mësuesit, por që vetë dikasteret arsimore duhet tua venë në dispozicion mësuesve për t’u njohur me to dhe për ti pasur si busull orientuese në punën e tyre mësimore dhe edukative.
 
== Cili është mësues i suksesshëm ? ==
<ref>{{Cite book|title=Metodologji e mesimdhenies|last=|first=|publisher=Bardhyl Musai|year=2003|isbn=978-99927-822-2-6|location=Tirane|pages=}}</ref>Mësues i suksesshëm quhet ai që është në gjendje të realizojë qëllimet dhe objektivat e programit. Përmasat kryesore të mësimdhënies së suksesshme janë dy: synimi dhe rezultatet.
 
Mësuesit e suksesshëm janë ata, të cilët mund të vërtetojnë aftësinë e tyre për të realizuar rezultatet e planifikuara. Studimet tregojnë se mësuesit e suksesshëm janë të drejtë, demokratë, të përgjegjshëm, të kuptueshëm, të dashur, nxitës, origjinalë, të ekuilibruar, të matur dhe me besim në vetvete
 
Mësuesi duhet t`I njohë mirë fëmijët dhe të ndjekë zhvillimin e tyre në cdo etapë . Ai duhet të dijë dicka edhe për mjedisin jashtë shkollës dhe klasës. Ai duhet të njohë mirë përmbajtjen e lendës që jep dhe të dijë të dallojë thelbësoren, nga ajo që është anësore dhe e rastësishme. Ai duhet të mishërojë një tërësi vlerash morale, të cilat e udhëheqin atë në rolin e tij si mësues. Ai duhet të dijë si nxënë fëmijët, nxënësit dhe të rriturit dhe të krijojë mjedisin që e lehtëson të nxënët.
 
Mësuesit që shquhen në shkollë për suksesin e punës së tyre në arritjen e rezultateve të larta të të nxënit të nxënësve u mundësojnë nxënësve që të mësojnë më shumë, I frymëzojnë kolegët e tyre që t`I ndjekin pas dhe në përgjithësi bëjnë dicka ndryshe në klasat  e tyre. Këta mësues bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të pasuruar talentin e tyre natyror.
 
Për të përcaktuar mësimdhënien e suksesshme, nuk ka ndonjë përcaktim të vecantë. Disa i quajnë `ekspertë`, disa `mjeshtër` dhe disa të tjerë i quajnë `mësues të shkelqyer dhe të shquar`. Pavarësisht nga këto emërtime  që vijnë nga këndvështrime, kultura dhe përvoja të ndryshme, e kemi të qartë  se kemi të bëjmë më një vlerësim të lartë për këtë kategori mësuesish. Në të njëjtën mënyrë përcaktohet edhe mësimdhënia e suksesshme.
 
<br />