[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 220:
 
 
 
'''Hyrje'''
 
Arsimi fillor dhe nëntëvjeçar në Japoni është i detyrueshëm. Shumica e nxënësve frekuentojnë shkolla publike deri në nëntëvjecare, por preferojnë arsimin privat në gjimnaz dhe universitet. Para fillores fëmijët shkojnë në çerdhe ose kopësht. Çerdhet publike dhe private pranojne fëmijë nga disa muajsh deri në gjashtë vjeç. Programet për fëmijët nga tre deri në pesë vjeç ju ngjajnë atyrë të kopshtit. Qasjet në kopshte variojnë që nga ambientet me në qendër lojrat deri tek ambientet e organizuara ku fëmijëve ju kërkohet të kalojnë një provim për tu pranuar.
 
Line 234 ⟶ 236:
 
 
 
'''Nivelet e arsimit në Japoni'''
 
 
 
'''Arsimi i detyrueshëm'''
Arsimi i detyrueshëm përbëhet nga arsimi fillor (periudha 6-vjeçare) dhe arsimi nëntë vjeçar (periudhë 3-vjeçare, e cila përfshin klasën e shtatë deri në nëntë ), që zgjat gjithsej 9 vjet. Megjithëse mësimi zhvillohet në japonisht, një numër në rritje i programeve të arsimit të lartë janë në dispozicion në gjuhën angleze.
 
Në përgjithësi, viti akademik në institucionet e arsimit të lartë zgjat nga prilli deri në mars. Shumica e institucioneve miratojnë 2 semestra prej 20 javësh secili (që nga viti 2008, 84% e universiteteve në Japoni kanë miratuar sistemin e 2 semestrave, sipas statistikave të MEXT.)
 
'''Arsimi fillor dhe nëntë vjeçar'''
 
Arsimi fillor dhe i mesëm bazohet në Ligjin e Arsimit Shkollor. Udhëzuesi i kurrikulës kombëtare rishikohet përafërsisht cdo dekadë. Kurrikula kombëtare përbëhet nga 3 fusha të studimit: lëndë të ndryshme, edukim moral dhe aktivitete jashtëshkollore.
''Arsimi fillor''
 
Arsimi fillor zgjat 6 vite dhe përfshin fëmijët e moshave 6 deri në 12 vjeç (Klasa 1-6). Nxënësit mund të hyjnë në shkollë nëse ata kanë arritur moshën 6 vjeçare duke filluar nga 1 prilli.
Kurrikula përbëhet nga: gjuha japoneze, shkencat sociale, matematika , shkenca, muzika, artet dhe punëdore dhe edukimi fizik. Përveç kësaj,një vëmendje e madhe i kushtohet edukimit shoqëror.
 
''Arsimi nëntë vjeçar''
 
Arsimi fillor pasohet nga 3 klasat e arsimit nëntë vjeçar, klasat 7-9 ( i njohur ndryshe si chugakko). Kurrikula përbëhet nga lëndët e mëposhtme: gjuhë japoneze, shkenca sociale, matematikë, shkencë, muzikë, art, edukim fizik, art industrial , gjuhë të huaj, lëndë me zgjedhje dhe edukim moral.
 
Kjo është një periudhë tepër e rëndësishme për nxënësit japonezë, pasi rezultatet e tyre shkollore përcaktojnë nëse ata do të pranohen në një shkollë të mesme të mirë ( kotogakko). Pas përfundimit të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar nxënësit pajisen me një Dëftesë Lirimi. Më vonë shumica e nxënësve japin provim për pranim në gjimnaz. Përsa i përket ekzaminimeve të shkollave private, secila shkollë vendos metodat e ekzaminimit ose detyra të tjera për të përcaktuar përzgjedhjen e studentëve sipas protokollit të tyre.
 
Arsimi fillor pasohet nga 3 klasat e arsimit nëntë vjeçar, klasat 7-9 ( i njohur ndryshe si chugakko). Kurrikula përbëhet nga lëndët e mëposhtme: gjuhë japoneze, shkenca sociale, matematikë, shkencë, muzikë, art, edukim fizik, art industrial , gjuhë të huaj, lëndë me zgjedhje dhe edukim moral.
Kjo është një periudhë tepër e rëndësishme për nxënësit japonezë, pasi rezultatet e tyre shkollore përcaktojnë nëse ata do të pranohen në një shkollë të mesme të mirë ( kotogakko). Pas përfundimit të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar nxënësit pajisen me një Dëftesë Lirimi. Më vonë shumica e nxënësve japin provim për pranim në gjimnaz. Përsa i përket ekzaminimeve të shkollave private, secila shkollë vendos metodat e ekzaminimit ose detyra të tjera për të përcaktuar përzgjedhjen e studentëve sipas protokollit të tyre.
Nxënësit japin provimet përfundimtare në 5 lëndë: gjuhë japoneze, matematikë, shkenca socile, shkencë dhe anglisht. Sa më i lartë rezultati i tyre përfundimtar, aq më e madhe është mundësia që ata të pranohen në një shkollë të mesme të mirë dhe më pas në një universitet të mirë.
 
'''Arsimi i mesëm'''
 
Tre vitet e arsimit të mesëm (kotogakko) në përgjithësi konsiderohen si periudha më e zellshme e shkollimit (kategoria e moshës 15-18). Kurrikula përbëhet nga lëndët e mëposhtme: gjuhë japoneze, gjeografi dhe histori, qytetari, matematikë, shkenca (duke përfshirë fizikën, kiminë, biologjinë dhe shkencën e tokës), arte, gjuhë e huaj (anglisht), teknologji informative dhe studime të përgjithshme.
 
Për të përfunduar studimet e arsimit të mesëm, një nxënës duhet të marrë të paktën 74 kredi, duke u pajisur më vonë me nje Diplomë Pjekurie (卒業 証明書 Sotsugyoshomeisho).
Gjatë kësaj periudhe, shumica e nxënësve ndjekin një shkollë (të quajtur juku) ku ata marrin mësime shtesë për lëndët e trajtuara. Juku gjithashtu shërben si përgatitje për provimet e hyrjes në universitet. Këto ekzaminime zhvillohen në përgjithësi nga janari deri në mars. Përfundimi i suksesshëm ofron mundësinë e pranimi në institucionet arsimore më prestigjioze të Japonisë. Provimi hyrës është hartuar kryesisht për të vlerësuar nivelin e përgjithshëm akademik të nxënësve.
 
Në sistemin arsimor japonez ofrohen kurse të mesme profesionale (高等 専 修 学校 koto senshu gakko) si dhe kolegjet e teknologjisë. Ndodhen rreth 460 shkolla të specializuara për trajnim që ofrojnë kurse që lidhen me profesione të tilla si inxhinieri, biznes dhe bujqësi. Ata që përfundojnë këto kurse me një kohëzgjatje prej së paku 2 vjet dhe më së shumti 3 vjet (2,589 orë studimi) gjithashtu kanë të drejtë të shkojnë në universitet.
 
'''Arsimi i lartë'''
 
Arsimi i lartë ka disa lloje të ndryshme të institucioneve arsimore: universitete, kolegje të teknologjisë dhe kolegje të trajnimit profesional. Këto institucione mund të kenë 3 statuse të ndryshme, përkatësisht : kombëtare, publike dhe private.
Në lidhje me numrin e universiteteve japoneze, në vitin 2012, Japonia kishte gjithsej 86 institucione kombëtare, 92 institucione publike dhe 605 institucione private.
 
Universitetet (大学 daigaku) ofrojnë programe bachelor, master dhe doktoraturë. Kolegjet e teknologjisë ofrojnë programet e tyre 5-vjeçare me një fokus profesional. Ndërsa kolegjet e trajnimit profesionale ofrojnë kurse praktike nga 1 deri në 4 vjet.
 
Universitetet publike kanë gëzuar tradicionalisht reputacionin më të mirë, veçanërisht Universiteti Kombëtar i Tokios dhe Universiteti Kombëtar i Kiotos. Megjithatë, dhe universitete të ndryshme në sektorin privat të arsimit të lartë të Japonisë ofrojnë një arsimimi të një standardi jashtëzakonisht të lartë.