[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 42:
Me botimin e vëllimit ''[[Identiteti evropian i shqiptarëve]]'' nga Ismail Kadare më 2006 si replikë ndaj vëllimit të Qosjes ''[[Ideologjia e shpërbërjes]]''u bë shkas për rrahjen e kësaj teme, Qosja iu përgjigj brenda vitit me esetë ''Idetë raciste të Kadaresë'' dhe ''[[Realiteti i shpërfillur]]''.<ref name=":Xhaferi">{{Cite journal|last=Xhaferi|first=Përparim|date=21 janar 2017|title=The Political Contribution of Albanian Writers in Defining Albanian Identity: the Debate between Ismail Kadare and Rexhep Qosja|url=http://journals.euser.org/files/articles/ejls_jan_apr_17/Perparim.pdf|journal=European Journal of Language and Literature|volume=3|pages=121-128|issn=2411-4103|via=}}</ref> Kundëpërgjigjja e Qosjes çoi Kadarenë drejt reagimit dhe kështu u zhvillua një debat mbi identitetin kombëtar. Qendra e mendimit të Qosjes është se identiteti mbarëshqiptar në gjerësinë e tij ngërthen elemente të të dy qytetërimeve, si atij perëndimor, si atij lindor.<ref>{{Cite book|url=https://books.google.al/books?id=1TPUAAAAQBAJ&pg=PA184&dq=Rexhep+Qosja&hl=sq&sa=X&ved=0ahUKEwix6LiP4YTfAhXCDewKHWcOCXI4MhDoAQg0MAI#v=onepage&q=Rexhep%20Qosja&f=false|title=Bittersweet Europe: Albanian and Georgian Discourses on Europe, 1878-2008|last=Brisku|first=Adrian|publisher=Berghahn Books|year=2013|isbn=9780857459855|location=|pages=184}}</ref> Në veprën Identiteti Evropian i Shqiptarëve, Kadare i ka kritikuar ashpër qëndrimet e Qosjes:<ref>{{cite book|last1=Kadare|first1=Ismail|title=Identiteti Evropian i Shqiptarëve|date=2006|publisher=Onufri|p=16-17}}</ref> <blockquote>«''Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa. Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë. Këto shpërngulje nuk ranë si rrufe në qiell të pastër. Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh, nga ushtarakë sadistë, nga akademikë të zinj si Vasa Çubrulloviçi, nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur prej etheve shoviniste.''»</blockquote>
 
=== Drama ===
Qosja ka shkruar dramat Beselam pse po më flijojnë, Sfinga e gjallë dhe Vdekja e një mbretëreshe, botuar në vitin 1978 nën titullin e përbashkët "Mite të zhveshura". Dramën e parë, Sfinga e gjallë, e nisi po atë vit që përfundoi romanin e parë, Vdekja më vjen prej syve të tillë (1974), dhe e inskenoi në vitin 1976.<ref name="Agu">{{cite web|author=Ag Apolloni|title=Demitizimi në dramën postmoderne|url=https://zeri.info/kultura/142865/demitizimi-ne-dramen-postmoderne/|date=12 maj 2017|accessdate=27 June 2019}}</ref>