Jusuf Vrioni: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
+ |
|||
Rreshti 6:
Më [[1939]] rikthehet në [[Shqipëri]] por shpërthimi i [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] e detyron të shpërngulet po atë vit në [[Romë]] pranë të vëllait. Rikthehet në [[Tiranë]] më [[1943]]. Më 13 shtator [[1947]] arrestohet nga regjimi diktatorial dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë. Prej shkurtit [[1949]] e deri më prill [[1950]] burgoset në njërën prej shtatëmbëdhjetë qelive famëkeqe të [[Koçi Xoxe]]s. Në korrik [[1950]] denohet me pesëmbëdhjetë vite heqje lirie dhe punë të detyruar, pjesë të dënimit e kaloi në [[Burgu i Burrelit|burgun e Burrelit]]. Lirohet në fund të vitit [[1958]] dhe internohet ne [[Fier]] për një periudhë disamujore.<ref name=":0" /> Më [[1960]], për nevojat propagandës ndërkombëtare të regjimit diktatorial, emërohet në [[Tiranë]] si përkthyes.
Në fillim të viteve '60, Vrioni u njoh dhe u miqësua me shkrimtarin Ismail Kadare. Duke çmuar pasurinë gjuhësore dhe vlerën e veprave të Kadaresë, Vrioni e vuri talentin e tij si përkthyes në shërbim të këtij shkrimtari. Kësodore gjatë orëve të lira i përktheu veprat e tij thjesht për kënaqësi.<ref name=":2">{{cite book|author=Peter Morgan|title=Ismail Kadare: shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990 |publisher=Shtëpia botuese 55|place=Tirana |date=2011 |ISBN=9789928106124|pages=39}}</ref> Ndër përkthimet e tij të para numërohet ''Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur'' i [[Ismail Kadare]]së, i cili më vonë u botua në [[Paris]]. Ndërkaq, emri i tij si përkthyes do të fillonte të figuronte nëpër botimet në [[Francë]] vetëm në vitet [[1980]].
Vrioni u ngarkua me përkthimin e veprave të Enver Hoxhës duke ngjallur xhelozinë e anëtarëve të nomeklaturës komuniste. Kadare qëllimisht i qëndronte pranë dhe e ftonte në takime zyrtare, pa marrë parasysh të kaluarën e tij politike dhe mosaprovimin e nomeklaturës.</ref name=":2">
Në vitet e para të [[Shqipëri]]së post-diktatoriale, Jusuf Vrioni, falë posturës së tij multidimensionale si intelektual, angazhohet në qarqet e shoqerisë civile dhe për një kohë shërben si Kryetari i Kominetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Kriza famëkeqe e vitit [[1997]] e detyruan të largohej sërish nga atdheu i tij dhe të rikthehej në Paris. Më 1998 emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në UNESCO dhe më 22 maj të këtij viti, për kontributin e tij të pasur në gjuhën frënge, dekorohet nga Republika Franceze me urdhërin Chevalier de la Légion d'Honneur, ashtu si dikur i ati, [[Ilias Bej Vrioni]], ish dekoruar në fund të viteve 1920 me urdhërin ''Grand Officier de la Légion d'Honneur'' nga Republika Franceze.
|