[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1978724 i bërë nga 212.47.247.0 (diskutimet) groshe me pilaf
Etiketa: Undo
Rreshti 6:
Më [[1939]] rikthehet në [[Shqipëri]] por shpërthimi i [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] e detyron të shpërngulet po atë vit në [[Romë]] pranë të vëllait. Rikthehet në [[Tiranë]] më [[1943]]. Më 13 shtator [[1947]] arrestohet nga regjimi diktatorial dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë. Prej shkurtit [[1949]] e deri më prill [[1950]] burgoset në njërën prej shtatëmbëdhjetë qelive famëkeqe të [[Koçi Xoxe]]s. Në korrik [[1950]] denohet me pesëmbëdhjetë vite heqje lirie dhe punë të detyruar, pjesë të dënimit e kaloi në [[Burgu i Burrelit|burgun e Burrelit]]. Lirohet në fund të vitit [[1958]] dhe internohet ne [[Fier]] për një periudhë disamujore.<ref name=":0" /> Më [[1960]], për nevojat propagandës ndërkombëtare të regjimit diktatorial, emërohet në [[Tiranë]] si përkthyes.
 
Ndër përkthimet e tij të para numërohet ''Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur'' i [[Ismail Kadare]]së, i cili më vonë u botua në [[Paris]]. Ndërkaq, emri i tij si përkthyes do të fillonte të figuronte nëpër botimet në [[Francë]] vetëm në vitet [[1980]]. Edhe pse pjesën më të madhe të kohës e shpenzonte duke përthyer dhe redaktuar tekstet propagandistike të [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]], Vrioni gjente kohë për të përkthyer romanet e tjera të [[Ismail Kadare]]së. Falë elegacës së frengjishtes së tij, romanet e Ismail Kadaresë nisën të tërheqin vëmendje të jashtëzakonshme në publikun frankofon. Rreth fundit të viteve '80, Jusuf Vrioni nisi të gëzojë famë si përkthyes si pashoq në qarqet intelektuale dhe artistike të kryeqytetit.
Në fillim të viteve '60, Vrioni u njoh dhe u miqësua me shkrimtarin Ismail Kadare. Duke çmuar pasurinë gjuhësore dhe vlerën e veprave të Kadaresë, Vrioni e vuri talentin e tij si përkthyes në shërbim të këtij shkrimtari. Kësodore gjatë orëve të lira i përktheu veprat e tij thjesht për kënaqësi.<ref name=":2">{{cite book|author=Peter Morgan|title=Ismail Kadare: shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990 |publisher=Shtëpia botuese 55|place=Tirana |date=2011 |ISBN=9789928106124|pages=39}}</ref> Ndër përkthimet e tij të para numërohet ''Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur'' i [[Ismail Kadare]]së, i cili më vonë u botua në [[Paris]]. Ndërkaq, emri i tij si përkthyes do të fillonte të figuronte nëpër botimet në [[Francë]] vetëm në vitet [[1980]].
 
Vrioni u ngarkua me përkthimin e veprave të Enver Hoxhës duke ngjallur xhelozinë e anëtarëve të nomeklaturës komuniste. Kadare qëllimisht i qëndronte pranë dhe e ftonte në takime zyrtare, pa marrë parasysh të kaluarën e tij politike dhe mosaprovimin e nomeklaturës.</ref name=":2">
 
Në vitet e para të [[Shqipëri]]së post-diktatoriale, Jusuf Vrioni, falë posturës së tij multidimensionale si intelektual, angazhohet në qarqet e shoqerisë civile dhe për një kohë shërben si Kryetari i Kominetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Kriza famëkeqe e vitit [[1997]] e detyruan të largohej sërish nga atdheu i tij dhe të rikthehej në Paris. Më 1998 emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në UNESCO dhe më 22 maj të këtij viti, për kontributin e tij të pasur në gjuhën frënge, dekorohet nga Republika Franceze me urdhërin Chevalier de la Légion d'Honneur, ashtu si dikur i ati, [[Ilias Bej Vrioni]], ish dekoruar në fund të viteve 1920 me urdhërin ''Grand Officier de la Légion d'Honneur'' nga Republika Franceze.