[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 112:
 
 
Qëndrimet ndaj nxënësit nuk kanë qenë dhe nuk janë plotesisht të njëjta. Duke kaluar sërish në një vështrim të shpejtë mbi këto qëndrime, dalin edhe pikëpamje e teori të ndryshme. Mes tyre vërejmë qëndrime të njëanshme, shtrënguese apo liberale të tejskajshme, si, pragmatizmi, neopragmatizmi, ekzistencializmi, etj,të cilat predikonin“ edukatën e lirë”,“edukatën e re”, ”shkollën aktive”, etj sipas të cilave vihet në qendër nxënësi,nisma dhe vetë veprimi i tij. Si pasojë e  ndikimeve të shkollave të huaja, vazhdoi trajtimi i njëanshëm i nxënësit vetëm, ose kryesisht si objekt edukimi, duke u fetishizuar roli i mësuesit, metodat konservatore që e ndrydhnin personalitetin e nxënësit. Në mjaft shkolla , sidomos në të mesmet, në të cilat fryma demokratike po ndihej më shumë pozicioni i nxënësit filloi të ndryshojë, duke u vënë re më dukshëm personaliteti i tij. Duke u thelluar fryma demokratike në vend, pra edhe në shkollë, po ndryshonte edhe pozicioni i nxënësit. Ai tashmë është edhe objekt, edhe subjekti mësimit dhe i edukimit. Tani kemi kombinim të mësimit me vetë mësimin, dhënien e mësimit me të nxënit, të edukimit me vetë edukimin , të veprimtarisë së mësuesit, pedagogut, me veprimtarinë e nxënësit , studentit. Procesi i të mësuarit në shkollë përbëhet nga veprimtaria e përbashkët e mësuesit dhe e nxënësit dhe ,pikërisht nëpërmjet kësaj veprimtarie të përbashkët, mësuesi u transmeton nxënësve njohuritë shkencore. Duke  pare veçoritë dhe kërkesat shkencore në organizimin e orës së mësimit, gjatë të cilit mësuesi luan rolin udhëheqës, vëmë re njëkohësisht  edhe rolin aktiv të nxënësit në mësim, në të gjitha etapat e rëndësishme të orës, në kontrollin e dijeve, në punë të pavarur, në punimet me karakter krijues, në përforcimin e njohurive nga ana e mësuesit, në punët e laboratorit ,etj. Nxënësi i perception njohuritë që  i jep mësuesi dhe, nën udhëheqjen e tij , punon në mënyrë të pavarur për të fituar njohuri, shkathtësi dhe shprehi . Ai është veprues kur mësuesi punon me tërë klasën,si në mënyrë ballore, ashtu edhe në trajtimin individual  të nxënësve të vecantë, për t’u dhënë njohuri në fusha dhe në tema ku e kanë më të domosdoshme, në sajë të një bashkëpunimi dy palësh .Pra, nxënësi nuk është një qënie jovepruese që i nënshtrohet të mësuarit, por një personalitet veprues, i cili mendon në mënyrë krijuese dhe e ndjen thellë komunikimin me të.
 
== Lidhja nxënës- kurrikul ==
Nxënësit janë një element i rëndësishëm në mjedisin e të nxënit dhe konsumatorët përfundimtarë të tij. Shumë autorë kanë theksuar rolin e nxënësve si aktorë kyç në reformën shkollore dhe ne vendimmarrje. Megjithatë, elementi "nxënës" duhet të fitojë legjitimitet ne mesin e aktorëve të tjerë të fuqishëm në shkollë, nëse duam që të ndodhë një gjë e tillë. Nxënësit ndikojnë te kurrikulat, duke qenë ndërmjetës të tyre - ata vijnë në klasë si përfaqësues të rrethanave të ndryshme vetjake, familjare, kulturore, etj., dhe, si rezultat, e shëndrrojnë kurrikulumin e mësimdhënies në mënyra të shumëllojshme (Schubert, 1986)<ref>{{Cite journal|date=1986-12-31|editor-last=Schubert|editor-first=Werner|title=Ausschuß für Aktienrecht|url=http://dx.doi.org/10.1515/9783110888799|doi=10.1515/9783110888799}}</ref>. Nxënësit mund të ofrojnë vizion dhe të jenë pjesëmarrës konstruktivë në planifikimin e kurrikulumit, nëse mësuesit dhe administratorët u krijojnë mjedise në të cilat ata kanë besim dhe ndjejnë se përkrahen (Connect, 2007). Ndonëse mund të mendohet se vendimmarrja nga nxënësit ka potencial të kryhet vetëm në shkollat e mesme, ka shumë faktorë në veprim që e pengojnë pjesëmarrjen e nxënësve. Wilson (2002<ref>{{Cite journal|last=Wilson|first=Sue|date=2002-07|title=Christine Helen Wilson|url=http://dx.doi.org/10.1192/pb.26.7.276-c|journal=Psychiatric Bulletin|volume=26|issue=7|pages=276–277|doi=10.1192/pb.26.7.276-c|issn=0955-6036}}</ref>) citon disa nga këta faktorë pengues, si mentaliteti i llogaridhënies, përparësitë e tjera të drejtuesëve për institucionin shkollor, si dhe mungesa e gatishmërisë për t'i trajnuar nxënësit ne kryerjen e roleve te vendimmarrjes. Smyth (2006<ref>{{Cite journal|last=Smyth|first=Cherry|date=2006|title=Ellen Gallagher: Salt Eaters, Cherry Smyth, Hauser and Wirth, London, June - July 2006|url=http://dx.doi.org/10.2307/25564479|journal=Circa|issue=117|pages=90|doi=10.2307/25564479|issn=0263-9475}}</ref>) është i mendimit se administratorët në sistemet arsimore nuk e vlerësojnë aq sa duhet rëndësinë shumë thelbësore që kanë marrëdhëniet dhe rolet që mund të luajnë nxënësit në vendimmarrje. Sipas Bryk dhe Schneider (2002<ref>{{Cite journal|last=Schneider|first=Roland|date=2002|title=Prozedurale Programmierung|url=http://dx.doi.org/10.1007/978-3-322-87247-0|doi=10.1007/978-3-322-87247-0}}</ref>), "kjo është më tepër një çështje e mungesës së vullnetit politik, e imagjinatës dhe dëshirës për t'i ndërtuar lidhjet dhe marrëdhëniet përqark interesave të nxënësve.