[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
v (via JWB)
Rreshti 12:
Statuja më e njohur e Asklepiut është e ashtuquajtura Asklepiu i Napolit, kopja romake e origjinalit grek nga shek. V para e.s. Nga truporja e tij vigane e kultit në ujëdhesën Delos nga mbarimi i shek. IV para e.s. është ruajtur vetëm koka (sot gjendet në Muzeun Britanik në Londër). Statuja e tij shumë e bukur e shek. IV para e.s. gjendet në Muzeun Nacional të Palermos; një kopje romake e shek. II para e.s. është bërë sipas origjinalit grek dhe gjendet në Muzeun e Berlinit; relievi Asklepiu i ulur në gërmadhat e shenjtërores së tij gjendet në Muzeun e Epidaurit. Mirëpo, të gjitha këto vepra me popullaritet i tejkalon truporja e tij në Tempullin e Asklepiut jo aq të madh mbi liqenin e vogël në Villa Borghese të Romes. Statuja është kopje romake e origjinalit grek e shek. V, para e.s., kurse tempulli është i kohës së re. Asklepiun autorët antikë e paraqitnin si plak bujar me shkop rreth të cilit përdredhej gjarpëri, simbol i jetës që ripërtërihet pandërprerë. Ky simbol deri më sot ka mbetur si shenjë e punëtorëve shëndetësorë.
 
[[Kategoria:HyjnitëHyjni]]
[[Kategoria:Mitologjia greke]]