[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v (via JWB)
Rreshti 30:
Prej truporeve të Apolonit para së gjithash veçohet e ashtuquajtura Apoloni i Belvederës ("shembull i bukurisë mashkullore"), kopja romake e skulpturës greke nga mesi i shek. IV para e.s, të cilën ia kanë mveshur Leoharit, pastaj Apoloni Musagetës (Apoloni udhëheqës i Muzave) kopja romake e origjinalit të Skopasit përafërsisht nga fillimi i shek. IV para e.s., pastaj Apoloni Sauroktonos (Apoloni i cili e mbyt hardhucën), kopje e veprës së Praksitelit nga gjysma e dytë e shek. IV para e.s. dhe Apoloni Citharoedus (Apoloni me kitarë), kopja romake e origjinalit grek nga shek. IV para e.s. Të gjitha këto skulptura sot gjenden në Muzeun e Vatikanit në Romë. Kopjet e shumta antike të truporeve të Apolonit gjenden në koleksione të ndryshme, veçmas në Muzeun Kombëtar të Romës, në Napoli dhe në Luvër të Parisit. Njëri prej origjinaleve greke, më i ruajtur, është Apoloni nga frontoni perëndimor i tempullit të Zeusit në Olimp, përafërsisht i viteve, 460-450 para e.s. dhe sot gjendet në Muzeun Olimpik dhe Apoloni prej bronze i kohës rreth vitit 520 para e.s. i gjetur më 1958 në Pire (dhe sot gjendet në Muzeun Kombëtar Arkeologjik në Athinë). Për nga lashtësia përafërsisht janë të të njëjtës kohë edhe skulpturat e Apolonit, veçmas Apoloni i Veut nga mbarimi i shek. VI para e.s., sot gjendet në Villa Julia në Romë. Apoloni nga Salona (Solini i sotëm afër Splitit), i gjetur në vitin 1820 vepër romake, me siguri është e kohës së hershme perandorake, dhe sot gjendet në Muzeun Arkeologjik në Zagreb. Prej veprave skulpturale të kohës së re po e përmendim Apoloni dhe Dafna e Berninit, në Villa Borghese në Romë (i vitit 1622), të Girardonit (Gjirardonit) Apoloni dhe nimfet pas vitit 1666, në parkun e pallatit në Versailles (Versaj) dhe Apoloni i Ogyst Rodenit rreth vitit 1900 që sot gjendet në Muzeun e Rodinit në Paris. Sa i përket paraqitjeve pikturale të Apolonit janë ruajtur që nga antika disa qindra (në të shumtën vaza). Prej pikturave të kohës së re po e përmendim vetëm Apolonin dhe Dafnen të Paulo Veroneseit (Paul Veronezit) nga mesi i shek. XVI, që sot gjendet në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut, dhe pikturën me të njëjtin emër të Nicolas Poussinit (Nikolas Pusenit), e vitit 1665 që gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris. Në pallatin Clam-Gallas (Klam-Gallas) të Pragës gjendet freska e Carl Carlonit (Karl Karlonit) e viteve 1727-1730 e cila e paraqet Triumfin e Apolonit. As në numrimin më të shkurtë të veprave artistike lidhur me Apolonin, nuk mund të mos e përmendëm një vepër muzikore, baletin e Igor Straviniskit Apoloni udhëheqës i Muzave. - Në shenjë të Apolonit është pushtuar edhe fqiu më i afërm i Tokës. Programi amerikan i gjithësisë në kuadër të të cilit dy astronautë, Amstrongu dhe Aldrini, janë lëshuar në Hënë me 20. VII 1969, me të drejtë quhet me emrin e harkargjendit të birit të Zeusit, Apollo.
 
[[Kategoria:HyjnitëHyjni romake]]
[[Kategoria:Mitologjia greke]]